Fajin e kanë derrat! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fajin e kanë derrat!

17:51 | 19/06/2019
në Kryesore
0

Nga Osman Stafa

Ligji i derrave tek “Ferma e Kafshëve” të George Orwell, thoshte pak a shumë: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por derrat janë më të barabartë.”

Orwell shpjegon më pas edhe sagën e ngritjes së tyre “derrçe”, në pushtet. Si mbarështohen, si forcohen, si marrin pushtet, si nxjerrin luks nga balta ku jetojnë. Në fillim derrat zhvillojnë një luftë për pushtet e për të qenë mbretër të xhunglës.

Read more

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Ka vrasje, ka mashtrime, ka korrupsion, ka gënjeshtra, ka manipulime e tirani. Derrat erdhën në pushtet nga kafshët e tjera, më qëllim që të qeveriseshin në mënyrë të drejtë dhe të ishin të lira. Derrat nga ana e tyre kërcënuan, poshtëruan, mbytën të gjitha kafshët që dolën kundër tyre, vetëm e vetëm për të qenë të pushtetshëm dhe të plotfuqishëm. Madje, ushqimin më të mirë e hanin ata, vendet më të mira për të fjetur, për të pushuar i kishin derrat. Nryshuan ligjet dhe ata nën pushtet u bënë të pandalshëm, duke mospërfillur asgjë dhe askënd. Një patë apo një pulë hanë një fije bari në fushë dhe derrat e dënojnë me vdekje! Ndërsa ata vetë hanë fshehurazi mollë e qumësht, e për këtë sërish bëjnë fajtorë të tjerë.

Nuk e di, por më duket se Orwell e ka shkruar fiks për “Fermën” tonë, veprën e tij. Po fiks, fiksssss… Fermë shqiptare.

Edhe “derrat” tanë janë të privilegjuar, jetojnë në një vend të varfër, por që varfërinë nuk e ndjejnë kurrë. Jetojnë mes papunësisë, por që të papunë nuk kanë qenë ndonjëherë. Jetojnë në një vend ku familjarë të shumtë janë pa shtëpi, pa të ardhura, pa të ardhme, ndërsa ata numërojnë shtëpinë e dytë e të tretë, e luftojnë “derrçe” për të siguruar deri në 4 breza të ardhmen.

Herë si ministër, herë si deputetë, herë në maxhorancë e herë në opozitë, herë në media e herë në prokurori, herë në gjykatë e herë në institucione, derrat tanë po e shijojnë “derrllëkun” që vjen nga pushteti.

Ata mbjellin frikë për fjalën, frikë për veprimin, ata nxisin mpirjen, pafuqinë, bllokimin. Ata vendosin mure me ne, pastaj i lartësojnë këto mure, që gradualisht t’i shohim ata si Zotër. Imagjino Derrin… të bëhet Zot! Nëse derrat preken, ata shndërrohen në qenie kuçedriale, kthehen në komunizëm, e presin çdo fije liberalizmi e të drejte themelore. Nëse ti kërkon punë, arsim, të drejta, shpërblim për djersën… ose linçohesh, ose mbetesh vetëm. Miqtë ikin prej teje, se kanë frikë nga ndëshkimi i derrave. Ndaj ti, ose bën kompromis për hir të familjes, e bën siç thotë derri, ose mbetesh vetëm, ashtu si një qenie normale nuk dëshiron të qëndrojë.

Më e bukura është se derrat vetë protestojnë për varfërnë, duke mbajtur në dorë ora të shtrenjta, pallto 2000 euroshe dhe “ML” të fundit. Protestojnë për shkeljen e të drejtave, duke vënë “thundrën” e tyre mbi çdo hap modest të të tjerëve. Protestojnë për pamundësinë e arsimimit në Harward për fëmijët e tyre, kur në shkolla ende tekstet janë me gabime logjike e drejtshkrimore.

Përballë frikës për të mbyllur pa borxhe muajin, për të blerë të gjitha ilaçet e nevojshme, për të paguar qiranë apo për të shlyer energjinë dhe ujin, derrat tanë vendosin shurdhërinë e tyre dhe e kthejnë “noçkën” nga ana tjetër. Këto gjëra për ta, janë vogëlsira njerëzish që vetëm ankohen.

Lufta e tyre zhvillohet ndaj derrave të tjerë. Kafshët e tjera i kanë eliminuar. Luftojnë për territore të reja, për jahte, konçensione, për komplekse pallatesh, për të shtuar zerot në fund të llogarive bankare. Pasi bëjnë të gjitha këto, na ftojnë të votojmë për derrin më të bukur, duke na hedhur ndonjë dozë normaliteti të shtirur, e duke zbukuruar “noçkën” për të na marrë mendjen. Pastaj na kërkojnë që çdo katër vjet, t’i themi derrit, Dajë.

Po prit mor Dajë, se nuk shkohet pa fund kështu! Prit, mor zoti Derr dhe ti Derr prej Derri, se e bëtë “llucë” komplet këtë vend. Po nuk mund të zhgërryhemi gjithë jetën në pisllëkun tuaj! Me ne nuk i ke bërë mirë llogaritë. Nuk duam të bëhemi ne të rinjtë si ju. Nuk jeni shembull, se qelbni erë. Nuk ua ka njeri frikën. Po prit mor Dajë se edhe ne “kafshët” e tjera, e duam këtë jetë sipas modelit tonë, e jo sipas modelit që ofroni ju. Të jeni të sigurt se do të mblidhemi e do jua heqim ngrefjen e do jua ndryshojmë hungërimën. Do të guxojmë t’jua “shpëlajmë” baltën që hidhni ngado kur ecni.

Nuk jua ka njeri frikën, përsëris! Pisllëqet tuaja do t’jua japim për ushqim, e ndotjet tuaja, do t’jua hedhim si shtrojë për të fjetur!

Hajdeni të gjithë Ju njerëzit e ndershëm që e doni këtë vend dhe doni t’i shërbeni, t’ua tregojmë çfarë mund të bëjmë ne. Hajdeni t’u tregojmë sa të ndryrë janë në ekzistencën e tyre, e t’i bëjmë të urrejnë edhe veten. Hajdeni të japim një model, një vlerë, një ndryshim… Të shohin edhe ata se ka forca që dinë të japin alternativë. Hajdeni t’i largojmë nga vetja këto kafshë të pista! Nuk janë gjë more, se vetëm dhjamë kanë! Prandaj, është mëkat të ushqehesh nëpërmjet tyre, se kanë ndotjen në trup. Hajdeni t’ua tregojmë vendin!

 

Etiketa: “Ferma e Kafshëve” të George Orwellderratfrikëpushtet

Të Lidhura

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

nga 27
11:50 | 02/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanive të lidhura me projektin e...

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

nga 27
11:46 | 02/06/2026
0

Ilir Meta ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit, aty ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit të babait...

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

nga 27
11:38 | 02/06/2026
0

Një i burgosur shqiptar është arratisur nga burgu i Korydallos në Greqi, duke vënë në alarm autoritetet greke. Mungesa e...

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

nga 27
11:18 | 02/06/2026
0

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë i ka marrë jetën një 43-vjeçari. Viktima,...

Para
Trafik ndërkombëtar droge/ Dënohet me 15 vite burg kushëriri i ish-ministrit Tahiri, Moisi Habilaj

Trafik ndërkombëtar droge/ Dënohet me 15 vite burg kushëriri i ish-ministrit Tahiri, Moisi Habilaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –

11:50 | 02/06/2026
Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

11:46 | 02/06/2026
I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –

11:38 | 02/06/2026
Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

11:18 | 02/06/2026
Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –

11:03 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –
  • Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –
  • I dënuar për drogë, 48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalos (Emri) –
  • Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –
  • Aksidenti në Lushnje/ Viktima është vëllai i zv.ministres së Mjedisit, tentoi t’i largohej policisë dhe u përplas –
  • “Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Altin Dumani firmos sekuestron ndaj llogarive të kompanive të lidhura me projektin e Zvërnecit –
  • Meta mbërrin në Skrapar për ceremoninë e përcjelljes së të atit drejt banesës së fundit (Video) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com