Një fabrikë në komunën e Skenderajt, në të cilën falsifikoheshin këpucët sportive, është zbuluar ditën e djeshme në Kosovë. Në këtë fabrikë prodhoheshin këpucë të markave “Nike”, “Adidas” etj., të falsifikuara dhe më pas hidheshin në treg me çmime të ndryshme.
Pasi e kanë zbuluar, policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme të mallrave me etiketa me mbishkrim “Made in Vietnam”. Dogana ka konfiskuar makinat për qepje, makinat për shtypjen e etiketave, këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve Nike, Adidas, Puma, Reebok ,Moster etj.
Të gjitha produktet dhe pajisjet janë konfiskuar dhe ka nisur hetimi. Me shumë mundësi, një fabrikë e tillë ndodhet edhe në Shqipëri.