Europa nuk na do se jemi “shqiptarë e myslimanë”. Jo! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europa nuk na do se jemi “shqiptarë e myslimanë”. Jo!

11:37 | 30/11/2018
në Uncategorized
0

Nga Enver Robelli

Një retorikë e tmerrshme po përhapet nga politikanët shqiptarë në pushtet në Tiranë e Prishtinë. Për perspektivën e zymtë të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian fajtor është – Europa. Për refuzimin e BE-së të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës fajtore është – Europa. Dhe për problemet e tjera po se po. Sepse bajraktarët e Tiranës e Prishtinës vetëm gabimet e tyre nuk i shohin. Të pranosh gabimet e të zotohesh se do të përmirësohesh – kjo shihet si dobësi nga ana e politikanëve.

Zhgënjimi me BE-në është në rregull. BE viteve të fundit nuk ka pasur politikë koherente ndaj Ballkanit. E goditur nga kriza e madhe e refugjatëve, BE ka qenë më shumë zënë me problemet e brendshme se sa me zgjidhjen e problemeve në oborrin e saj të trazuar siç është Ballkani.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Por, mes BE-së pothuaj të paralizuar dhe Perëndimit që ka ndihmuar Kosovën në 30 vitet e fundit është një dallim i madh, pambarimisht i madh. Andaj retorika antiperëndimore dhe paushalle e politikanëve shqiptarë është mendjelehtësi helmuese. Dhe ka shumë shembuj që tregojnë se Perëndimi nuk ka qenë dhe nuk është antishqiptar.

Sepse e ka nxjerrë nga kthetrat e regjimit serb Kosovën duke e bombarduar Serbinë 78 ditë.

Sepse përkundër anarkisë në Kosovën e pasluftës, prapë e ka përkrahur në mënyrë gati unike pavarësimin e Kosovës.

Sepse në vitin 2009 Shqipërisë faktikisht ia fali anëtarësimin në NATO.

Sepse përkundër frikës se mijëra shtetas të Shqipërisë do të kërkojnë azil në vendet e BE-së, prapëseprapë ia hoqi vizat Shqipërisë. (Shikojeni statistikën e azilkërkuesve nga Shqipëria në Gjermani në korrik të vitit 2015 – janë menjëherë pas sirianëve).

Sepse gjatë tri dekadave të fundit strehoi mijëra shqiptarë, refugjatë lufte e refugjatë ekonomikë, duke ua mundësuar një jetë të mirë, shpesh komode në Gjermani, Zvicër, Austri, Francë, Itali, Greqi, vendet skandinave, Holandë e gjetiu.

Sepse kur i pranoi këta njerëz, nuk vuri kushte të ndërrojnë fe (nëse janë myslimanë).

Sepse kur në vitin 2014/2015 mijëra shqiptarë të Kosovës ikën nga vendi i tyre për shkak të mungesës së perspektivës, një gazetë konservatore gjermane botoi një shkrim me këtë titull: «Mirë se vini në Gjermani».

Sepse aq sa ka myslimanë në viset shqiptare, ka vetëm në qytetet e mëdha të Gjermanisë. Ose Francës.

Sepse në Europë nuk ka dështuar koncepti i shoqërisë multietnike, siç hamendësojnë shitësit e mjegullës në opinionin publik shqiptar.

Sepse po të ishte Perëndimi antishqiptar, nuk do të nderonte dy personalitete të një shoqërie numerikisht të vogël me çmimin Saharov (Ibrahim Rugova, Adem Demaçi).

Sepse po të ishte Perëndimi antishqiptar nuk do t’i mbyllnin sytë autoritetet e sigurisë kur liderët e UÇK-së pozonin para mediave perëndimore me pushkë automatike të ushtrisë së Zvicrës.

Sepse po të ishte Perëndimi antishqiptar nuk do t’u jepte shqiptarëve pozita të rëndësishme zyrtare, madje edhe në sektorin e sigurisë, atyre që i plotësojnë kushtet.

Sepse edhe regjimi i vizave ndaj Kosovës do të hiqej më shpejt nëse politikanët nuk do të tentonin ta mashtronin BE-në me luftën kundër korrupsionit. Përse tek para pak ditësh dhe pas shumë presioneve u miratua pakoja ligjore për konfiskimin e pasurisë së paligjshme të politikanëve?

Në këtë shkrim do të mund të renditeshim edhe shumë «sepse». Qindra «sepse». Por, nuk ia vlen. Ia vlen, ndërkaq, që shoqëritë shqiptare të mendojnë për arsyet e thella të refuzimit që po ia bën botës shqiptare Perëndimit. Është paaftësia për të qeverisur. Kuptohet, korrupsion e krim ka edhe në vende të tjera, sidomos në rajon, por Shqipëria e Kosova kanë problem me korrupsionin e krimin që është shndërruar në sistem shtetëror. Bëhet fjalë për shtete ku formalisht ka zgjedhje, parlament e demokraci sa për fasadë. Por, në thelb shtetet funksionojnë si firma private të një aleance politikanësh dhe oligarkësh që nuk kanë asnjë ambicie për vendet përkatëse. Pastaj kur kësaj ia shton dembelinë shqiptare që përfshinë politikanë e qytetarë të zakonshëm, atëherë problemi bëhet edhe më i madh. Për këtë s’ka faj Perëndimi.

Nuk ka faj që në Kosovë vidhet dhoma e dëshmive e policisë dhe nga Shqipëria ikin dhe marrin azil në Zvicër udhëheqës të policisë vetëm për shkak se kanë denoncuar tregtarët e mëdhenj të drogës të lidhur me politikanët. Nuk ka faj Perëndimi që në institucione e ndërmarrje shtetërore instalohen njerëz të padenjë për poste publike. Nuk ka faj Perëndimi që në Kosovë e në Shqipëri vidhet edhe në tenderë për pulla postare. Për të gjitha këto s’ka faj as zonja Merkel, as zoti Macron, as Shtëpia Mbretërore e Belgjikës, as Princi i Liechtensteinit. Faji kryesor është lokal. I shqiptarëve. I atyre që sundojnë dhe i atyre që ua falin besimin këtyre sundimtarëve.

*Titulli origjinal: Zhgënjimi me BE-në – në rregull, retorika antiperëndimore – mendjelehtësi helmuese!

http://dialogplus.ch/zhgenjimi-me-be-ne-ne-rregull-retorika-antiperendimore-mendjelehtesi-helmuese-131758?fbclid=IwAR0wapyEwWux2TIhsL5OokZ-amM0pasmTZWeAhGtPAAax7ydrToxn-qi1eQ

Etiketa: enver robellimyslimanëshqiptare

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Festat ikën…

Festat ikën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com