Europa na rri larg, Europën e mbajmë larg – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europa na rri larg, Europën e mbajmë larg

11:21 | 19/03/2017
në Opinion
0
Noela Yzeiri

Noela Yzeiri

Nga Noela Yzeiri

Gjashtëdhjetë vjetori i nënshkrimt të Traktatit të Romës ka mbledhur kryetarët e parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian  më shumë se sa për të festuar për progresin e arritur, në një reflektim të përbashkët që ka të bëjë me përballimin  e sfidave të globalizimit të ri. Ky jubile e gjen kontinentin e vjetër në një atmosferë tjetër, ndryshe nga ajo e një dhjetëvjeçari më parë. Kriza ekonomike, rënia e euros, kanë rritur numrin e euroskeptikëve dhe shprehjen e dëshirës së disa vendeve për të dalë nga Unioni. Tashmë pa Britaninë, 27 vendet e BE-së theksojnë nevojën e të qënit të bashkuar. Megjithatë, përtej retorikave të vlerës së integrimit europian dhe rolit që pati në garantimin e paqjes dhe stabilitetit në Europën lindore, BE-ja nëpërmjet politikanëve të saj synon të forcojë pozitat e unitetit brenda vetes, në raport me Shtetet e Bashkuara dhe Kinës që sipas zyrtarëve më të lartë të Unionit, janë ato po ndërtojnë të ardhmen e botës. Fatkeqësisht, Europa që i dha kësaj bote Rilindjen dhe Reformën ka rreshtur së qeni një pikë referimi, pavarësisht kapacitetit inovativ, pasurisë shkencore dhe pushtetit ekonomik. “Tani karamelet janë o kineze, o amerikane…”, tha ish-Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi. Mesa duket Europa është lodhur së qeni një ndjekëse e arritjeve të të tjerëve, kur ajo vetë ka përfaqëuar një histori suksesi. “Dalja nga Unioni është një shenjë anakronizmi”, tha Norbert Lammert, Presidenti i Bundestagut gjerman, “…sidomos tani që sfidat e shekullit XX, emigracioni, fluksi i refugjatëve të luftës, apo terrorizmi, nuk janë çështje që mund të trajtohen në nivel kombëtar”. Duke cituar Obamën në fjalimin e mbajtur në një nga dhomat e parlamentit britanik, se integrimi në Bashkimin Europian është një nga arritjet ekonomike dhe politike më të mëdha në historinë e njerëzimit, Lammert u shpreh i zhgënjyer që disa prej europianeve dhe pasardhësi i Obamës nuk e kishin kuptuar ende këtë. “Sfida më e rëndësishme e Europës sot është pyetja që shtroi me të drejtë Romano Prodi, a do të vazhdojë Europa të jetë irrilevante në të ardhmen e botës?”

Europa ka gjithë potencialin për të qenë protagoniste e zhvillimeve globale. Ajo vetëm po kërkon të përballet me sfidat duke e bërë këtë nisur nga një perspektivë e përbashkët. Pavarësisht se i përkasin një diskursi politik në nivelin e “un vision de monde”, këto diskutime janë tërësisht të perceptueshme për një qytetar europian, i cili është i interesuar të njohë drejtimin që do të marrë trualli i përbashkët ku rriten, mësojnë dhe lëvizin të lirë fëmijët e tyre. Europa u ka mundësuar një sistem ekonomik të përbashkët, një sistem arsimor të unifikuar dhe një pasaportë në xhep, me të cilën lëviz e lirë “ideja  e kozmopolitanit”, për atë që ia ka ënda.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ndërsa në kopshtin shkëmbor të Europës juglindore, që deri dje njerëzit i hipnin skafeve dhe gomoneve për të prekur ëndrrën europiane, ora ka mbetur në vend. Për një shqiptar, i cili e fillon ditën duke menduar se si do ta ngrysë muajin, se si do ia dalë të gjejë një vend pune dhe të mbajë familjen, se në derën e kujt do të trokasë, nëse neser do i bjerë taksirati të luftojë më një sëmundje, të tilla diskutime janë gjuhë e huaj. Përballë një Shqipërie gjithmonë e më të varfër, gjithmonë e më të pashpresë për të dhënë mundësinë e një jete dinjitoze, ende sot pas njëzetë vjetësh shqiptarët mendojnë të ikin. Ndërsa ne, rishtarëve të emigracionit, na duket e çuditshme se si nuk jetojmë më me ankthin e së nesërmes, se si nuk duhet të vërdallosemi zyrave të administratës për të marrë një copë letër, për të cilën paguajmë taksa e që na takon me ligj, se si na trajtojnë me mirësjellje dhe humanizëm mjekët, se si mund të kurohesh edhe kur ekonomikisht nuk ia del dot, se si mund të paguash për shërbimet jetësore në bazë të të ardhurave që ka familja jote, se si Europa nuk të përjashton, po të jep mundësi të barabarta për tu rritur dhe zhvilluar.  Shqipëria nuk mund të cekë dot qiellin e ëndrrës  europiane. Tashmë që kanë kaluar njëzetë e kusur vjet nga motoja e studentëve të Dhjetorit “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, Atdheu ynë i ka ende të humbura betejat me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Shqipëria ndodhet në një qorrësokak pikëllues. Nga njëra anë është Rama që aspiron ngritjen e një sistemi rivlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, e propozon ministër të brendshëm Fatmir Xhafajn, e në anën tjetër Luli në krye të opozitës që kërkon votim elektronik nga çadra, kur të gjithë e dimë se sa bukur e trukoi Arben Ristani në favor të tij, rezultatin e zgjedhjeve të 2011-ës. Sot, më shumë se kurrë ne jemi kaq larg Europës, kur BE-ja kërkon të mbështetet tek potenciali i saj për përballimin e sfidave të së ardhmes, Shqipëria është bazë e krimit të organizuar, pikë e rëndësishme e trafikut ndërkombëtar të drogës, vend ku pastrohen lehtë paratë dhe ku sundon korrupsioni i shfrenuar. Këtë na e tha së fundmi raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit. Në dhjetor, kur e thërrasin nëpër takime, Edi Rama e përshkruan bukur arritjen e ëndrrës europiane: “…një ëndërr, thotë ai, që na jep forcë për të punuar për Shqipërinë e gjeneratave të tjera…”, por a mund të marrë jetë një ëndërr, kur Rama dhe kabineti i tij i pykave e vrasin atë do ditë?

Etiketa: Arben RistanibundestaguFatmir XhafajirrilevanteNoela YzeiriNorbert Lammert.Romano Prodiun vision de monde

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Grabitjet në Rinas, Gjyakata e Apelit lë në burg Dash Kupën

Grabitjet në Rinas, Gjyakata e Apelit lë në burg Dash Kupën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com