Europa e Sarkozy-së dhe europiani Lulzim Basha – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Europa e Sarkozy-së dhe europiani Lulzim Basha

18:51 | 23/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Mira Kazhani

Nicolas Sarkozy qëndroi 48 orë në paraburgim, duke dhënë llogari për një histori që ka nisur që në 2013-ën dhe tani ish-presidenti francez po jeton, siç tha edhe vetë, ferrin. Sot ka dalë në televizion dhe quan të droguar Gaddaf-in. S’e di a mendon dhe Basha po kështu për Gadaff-in, meqë e ka takuar në çadrën e tij. Në çadrën e Gadaff-it, të kuptohemi. Por kjo, sot s’ka rëndësi.

Disa media në Tiranë tentojnë t’i krahasojnë rastet, të cilat në pamje të parë ngjajnë. Histori politikanësh me fonde fantazmë, njëri nga Gaddafi e tjetri histori me xhymertë shqiptarë të diasporës në SHBA, me rusë e me ca lidhje përtej bregut, me ca turq, iranianë, ukrainas të dyshimtë, që duken shumë interesantë për drejtësinë amerikane, siç është shoku i ngushtë i Bashës, Qamil Alptekin.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Në fakt, Sarkozy e Basha nuk ngjajnë: As në mënyrën si kanë ecur drejt pushtetit, as si e kanë fituar dhe humbur, as nga Carla e as nga vendi ku jetojnë, drejtojnë dhe shkojnë në prokurori!

Ndërkohë që Nicolas Sarkozy po jeton ferrin, Lulzim Basha, ndërkaq, në Shqipëri, shfaqet i qetë, në ritmin e tij të mërzitshëm e të zakonshëm opozitar.

I vetmi moment kur e kam parë kreativ kreun e opozitës ka qenë ky i deklaratave për financimin e fushatës së çadrës së tij.

Lulzim Basha ka dalë me disa variante për të paktën 3 akuza të rënda publike për të:

Akuza 1- Lulzim Basha nuk ka deklaruar paratë e përdorura për lobim sipas ligjit shqiptar.

Konkretisht, Luzim Basha është sot në konflikt me ligjin për financimin për partitë politike, pasi ka deklaruar në fillim gjithsej 25 mijë dollarë, ndërkohë që kompania e Nik Muzin (lobistit të zgjedhur prej tij) ka deklaruar në SHBA se është paguar me shumën e 675 mijë dollarëve. Madje, ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë në SHBA edhe kontratat me firmën e Bashës.

Si për ta bërë më turqisht këtë akuzë, Nick Muzin tha se i ka marrë lekët nga një kompani offshore, Biniatta Trade.

(Biniatta Trade është një nga kompanitë  tipike guaskë, përmes të cilave një binzesmen kërkon të fshehë taksat dhe detyrimet ligjore, duke u regjistruar në të ashtuquajturat parajsa fiskale).

Basha mohon se e njeh Biniatta Trade, por bëhet kreativ e thotë gjëra të ndryshme: një herë tha se lekët i ka paguar një fondacion i diasporës shqipare në Amerikë, i cili na paska vënë në punë zemrën e shqiptarit dhe 100 zemra bujare shqiptaro-amerkane vendosën të mbledhin 500 mijë euro dhe t’ia japin Nick Muzin, meqë ky lobist po i mbushte mendjen Amerikës se çadra e Bashës do sillte fitoren e të mirëve në Shqipërinë e kapur peng nga Edi Rama. Nëse ky variant i Bashës do ishte i vërtetë, sipas ligjit “Për Partitë Politike”, duhet të kishte deklaruar në KQZ, që në shtator 2017, shumën, 100 donatorët dhe deklaratat e tyre se nuk kanë konflikt interesi.

Tiranapost, kërkoi sot informacion zyrtar pranë KQZ-së, por informacioni mbetet i limituar. Na u tha se “vetëm gruaja e financës i di këto punë më mirë dhe përsa kohë nuk dalin në mbledhjen e KQZ-së, ose të paktën vetëm ç’ka është thënë aty, dihet”.

Pra, as KQZ nuk di ta shpjegojë ose nuk do të thotë ende: Ka shkelur apo jo ligjin Lulzim Basha?

Nuk po i hyj historisë se nga kanë ardhur këto lekë dhe a e rëndon kjo Bashën me pastrim parash, por do të vazhdojmë të pyesim çdo ditë KQZ-në, që ka për detyrë të bëjë transparencë të plotë.

Akuza 2–  Njeriu në qendër të skandalit të lidhjeve Amerikë-Turqi, me kontur iranian e rus (histori prej të cilës po japin dorëheqjen një sërë këshilltarësh dhe zyrtarësh të lartë amerikanë të Trump) dhe jo vetëm që është miku i ngushtë i Bashës (është kaq shumë mik i ngushtë i Bashës, sa kryetari demokrat e ka propozuar për konsull nderi të Shqipërisë në Turqi dhe ai ia ka shpërblyer duke ardhur në Tirane gjatë fushatave zgjedhore), por mesa duket ka dhe marrëdhënie biznesi me Bashën.

Nuk dimë nëse Alptekin është një nga partnerët e Biniatta Trade (asaj offshore që i dha lekët Muzin, por këtë me shpresë se do ta zbulojë e zbardhë rrjeta amerikane e drejtësisë), sikurse do ishtë mirë të dinim nga MEPJ: a është akoma konsull nderi i Shqipërisë në Turqi, apo jo?

Akuza 3 – Akuza që duket edhe një çikë e pabesueshme, është që rusët na dolën jo vetëm të mërzitur, por edhe zemërgjerë e pak  “budallenj”, pasi paskan vendosur të bëjnë Lulzim Bashën me çdo kusht kryeministër ose lider, duke i dhënë ca lekë.

Me rritjen e ndikimit rus në rajon, kjo akuzë edhe mund të qëndrojë, por është kjo akuzë e tretë, e artikuluar rëmdom edhe nga maxhoranca, rreziku më i madh për të mos marrë seriozisht dy akuzat e para, të paktën me rastin e milionave “ruse” të Bashës.

Në fakt, është shumë e rëndë për të qenë e vërtetë, ndaj ç’ka është  e domosdoshme sot, për të dalluar korrupsionin e partive politike nga ai 200-lekëshi i korrupsionit të vogël, është zbardhja me qetësi e këtij labirinthi pasqyrash.

Sot një gjyqtar ra në rrjetën e Vettingut, Nicolas Sarkozy ishte lajmi më i lexuar në “The Guardian” dy ditë më parë. E kishte një kuptim: Europa nuk mban kush ke qenë para drejtësisë, dhe ta bën post jetën ferr. Ja pra pse s’ ngjan Sarkozy dhe Basha.

Europa e të parit duket tek drejtësia njëlloj për të gjithë.

Europa e të dytit është një turli mes imam bajalldisë, borani, hamburger shoqëruar me një shishe vodka.

/tiranapost.al/

 

Etiketa: mira kazhani

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Plas sherri mes të rinjve, të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Plas sherri mes të rinjve, të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com