Piramidat janë ndërtuar nga civilizimi ilir dhe duket se janë më të sofistikuara se sa mund tua marrë mendja shumë ekspertëve. Misteri filloi që në vitin 2005, kur arkeologu Semir Osmanagi pohoi se një kodër në qytetin Visoko (një orë jashtë Sarajevës) ishte në fakt një ndërtim artificial, shkruan televizioni evropian.
Në këtë zonë ekzistojnë plot katër piramida të njohur si Piramida e Diellit, Piramida e Hënës, Dragoit dhe ajo e Dashurisë, shkruan syri.net.Përveç kësaj, zona përmban një labirint nëntokësor, që thuhet se ka shërbyer si një hyrje në piramidën 220 metërshe të Diellit.
Hulumtuesit dhe akademikët anembanë botës kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur sugjerimin se kodrat në fjalë, të cilat janë më të larta dhe më të vjetra se piramidat e Egjiptit, nuk janë fenomene natyrore.
Por kjo nuk i ka ndaluar shikuesit dhe gjeologët të vizitojnë zonën.
“Bosnja ka dy potenciale turistike globale: Medjugorja [një vend pelegrinazhi katolik] dhe turizmin arkeologjik, këtu në Visoko”, shpjegon Semir Osmanagiq, i cili ishte i pari që i dha piramidave një rëndësi globale.
Piramidat janë një nga tërheqjet më të mëdha për turistët nga e gjithë Europa dhe bota, të cilat vizitojnë edhe pasazhet nëntokësore
I ndodhur rreth tre kilometra larg, tuneli është bërë një tërheqje turistike më vvete që nga hapja e saj në 2008.
“Përshtypjet janë të ndryshme, njerëzit zakonisht ngazëllehen. Ka njerëz nga e gjithë bota që vijnë për arsye të ndryshme. Për disa prej tyre ndjejnë një përmirësim në shëndetin e tyre. Ata mund të marrin frymë më mirë sepse ajri në tunel ka cilësi shumë të mirë -shpjegon Esma, një udhërrëfyese boshnjake- Natyrisht, nuk merremi me trajtimet shëndetësore, as ne nuk japim asnjë lloj garancie shëndetësore, por përvojat e mysafirëve tanë na tregojnë se ata ndjejnë njëfarë përmirësimi “.
Ilirët ndërtuan Piramidat me të mëdha në botë?
“Piramidat janë ndërtuar nga civilizimi ilir, i cili ishte shumë më i avancuar se sa i sotmi . Ato janë më të sofistikuara se sa mund tua marrë mendja shumë ekspertëve. Në materialin e ndërtuar nga tullat gjigante të cilat peshojnë deri në 5 tonë është gjetur një material i lashtë rreth 40 mijë vjet”, thekson historiani bosnjako-amerikan, Sam Semir Osmanagiq
Sipas tij piramidat në fjalë janë piramidat më të larta dhe më të lashta se sa ato të Egjiptit.
“Piramida më e lartë në botë është ajo e Gizës, 145 metra, piramida më e lartë e Majave është ajo El Mirador – 103 metra, por piramida më e lartë në botë është ajo e Bosnjës, e quajtur Piramida e Diellit e lartë 220 metra. Asnjëherë nuk është shënuar një orientim më i saktë se ai në Piramidën e Diellit”, shprehet Osmanagiq,
“Në kemi analizuar në gjashtë institute për materiale të cilët kanë konstatuar se ky është një material artificial tre herë më cilësor se ai i shekullit 21. Ku e gjetën materialin ta ndërtojmë një piramidë kaq të madhe”, pyet ai.
Edhe arkeologu, Philip Copens thotë se piramidat ilire në Bosnjë janë më të lashtat në botë dhe materiali i tyre është shumë specifik, shkruan syri.net. “Ku ne filluam të analizojmë piramidat e Bosnjës konstatuan se jo vetëm që bëhet për piramidat më të më mëdha në botë dhe më të lashta, por edhe për materialin me të cilin ato janë ndërtuar. Ai është shumë specifik
“Duket që ne kemi qene të kushtëzuar nga librat e shenjtë si Kurani dhe Bibla dhe që nga tregojnë se sa të lashtë jemi . Por shumë traditat e kulturave njerëzore na dëshmojnë ne se jemi shumë më të lashtë se sa beson shkenca e Perëndimit. Shkenca konvencionale është pothuajse një sistem i mbyllur dhe çdo sistem që ne nuk dëshirojmë ta besojmë e sulmojnë ose refuzojmë dhe kjo quhet arkeologjia e ndaluar”, thotë ai.