Eurodeputetja gjermane: Kosova është shumë e interesuar për marrëveshje me Serbinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eurodeputetja gjermane: Kosova është shumë e interesuar për marrëveshje me Serbinë

10:33 | 10/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Eurodeputetja gjermane Viola von Cramon- Taubadel, e cila është edhe raportuesja e grupit parlamentar të Të gjelbërve/EFA për Kosovën, flet në një intervistë me Deutsche Welle për pakënaqësitë e mëdha të qytetarëve në Serbi ndaj qeverisë së Presidentit Vuçiç dhe për shpresat që ka lidhur me dialogun Kosovë- Serbi.

DW: Serbia ndodhet në një gjendje sipas të cilës kurrkush nuk mund ta imagjinojë një vend të tillë të jetë në BE. Kur kemi parasysh që ne kemi fqinjë Orbanin, i cili reagon në mënyrë të ngjashme me Vuçiqin…

Von Cramon- Taubadel: …gjë që është mjaft keq. Po shihet qartë. Hungaria është një shembull, të cilin ne nuk duam ta përsërisim. Nuk nuk duam një shembull tjetër të kësaj natyre, ku institucionet shpërbëhen, ku demokracia shfuqizohet, ose shteti zhvlerësohet, ku likuidohet liria e shkencës. Ajo është një shembull që nuk duhet përsëritur. Unë kërkoj më shumë që Këshilli i BE-së, pra zonja Merkel dhe zoti Vuçiq të bëhen më aktiv. Ne si parlament mund t’i shoqërojmë zhvillimet deri në një gradë të caktuar dhe të shtrojmë detyrat që duhen arritur, por ne duhet të punojmë krah për krah me Komisionin dhe me Këshillin e BE. Me thënë të drejtën, mua më mungon përkrahja e tyre. Në Serbi ka shumë njerëz që janë të pakënaqur. Një pjesë e mirë e shoqërisë serbe nuk do që të durojë më presionin që bën Vuçiqi, dhe natyrisht ka nevojë për përkrahje nga ana e BE-së për të pasur shtetin e së drejtës, për reformën në sistemin e drejtësisë, për të pasur një politikë tjetër shtetërore e kështu me radhë. Që do të thotë se ajo që kërkojmë ne duhet arritur duke e nxitur që të ndodhë atje në vend. Shumë vetë në Serbi e ndiejnë veten tani të lënë në baltë prej BE-së, prej nesh.

Read more

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –

Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

DW: Çfarë mendimi keni për „forcat që vijnë nga vendet fqinjë“, për të cilat foli dje Vuçiqi, pa përmendur konkretisht kërrkënd. A nuk është kjo një gjë shumë e rrezikshme?

Von Cramon-Taubadel: Të them të drejtën nuk e kam ndjekur me kaq hollësi. Ajo që di unë është se në Ballkan përdoren menjëherë teoritë e konspiracionit, por unë nuk do të doja të merresha me komente.

DW: Nesër dhe të dielën zhvillohen bisedimet. Ju jeni raportuesja për Kosovën. Prisni diçka prej këtyre përpjekjeve për të rifilluar dialogun?

Von Cramon- Taubadel: Patjetër. Për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, interesi duhet të jetë i madh për të arritur tek mirëkuptimi reciprok për të patur një marrëveshje, në mënyrë që të arrihet integrimi rajonal i të dy vendeve. Kjo ka të bëjë me ekonominë, energjinë, integrimin në tregun energjetik, pra na duhet një perspektivë për të dy vendet dhe për këtë duhet arritur një ditë një mirëkuptim. Ndërkohë janë bërë shumë hapa në drejtimin e duhur dhe unë shoh interes të madh nga të dy vendet që të afrohen. Unë e di se në Kosovë ka shumë lëvizje dhe shumë gatishmëri për të arritur tek marëveshja. Unë shpresoj dhe po drejtoj një apel që edhe në Serbi të ndodhë kështu. Vuçiq ka qenë në të kaluarën concelant, ka treguar gatishmëri që me dialog të arrihet në një bazë të përbashkët. Pra kjo gatishmëri ekziston.DW

Etiketa: eurodeputetja gjermanekosove serbipresidenti vucicViola von Cramon-Taubadel

Të Lidhura

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

nga 27
15:31 | 13/06/2026
0

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G. Grynkewich, tha se Organizata e Traktatit...

BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –

BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –

nga 27
15:03 | 13/06/2026
0

Siç njoftoi presidenca aktuale qipriote e Këshillit të BE, shtetet anëtare, pas përfundimit të bllokadës hungareze, kanë arritur një qëndrim...

Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

nga 27
13:35 | 13/06/2026
0

Në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, shefi i diplomacisë greke deklaroi se qëndrimi i Athinës...

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

nga 27
13:28 | 13/06/2026
0

Mijëra Shqiptarët në Melbourn, Australi kanë dalë sot në protestë, duke iu bashkuar valës së protestave që prej disa ditësh...

Para
Papërgjegjshmëria e ministrisë, deklaron të vdekur pacientin që ishte në koma

Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohen 90 raste pozitive dhe 2 viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –

15:31 | 13/06/2026
BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –

BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –

15:03 | 13/06/2026
Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –

13:35 | 13/06/2026
Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

13:28 | 13/06/2026
Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –

13:25 | 13/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –
  • BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –
  • Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar –
  • Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –
  • Mijëra shqiptarë mbushin rrugët e qyteteve në Australi: Rama jep dorëheqjen! –
  • Një nga pelegrinazhet më të mëdha fetare në vend, mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout në Laç –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë –
  • BE i hap derën, nisin negociatat e anëtarësimit për Ukrainën dhe Moldavinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com