Euro 2020/ Franca nis analizën e eleminimit nga Zvicra – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro 2020/ Franca nis analizën e eleminimit nga Zvicra

06:49 | 29/06/2021
në Kryesore
0

Zvicra ka mundur Francën me penallti me shifrat 7-8, pas gjuajtjeve të penalltive dhe ka bërë surprizën e madhe, duke eliminuar kampionen e Botës dhe u kualifikuar në çerekfinale. 120 minutat e ndeshjes ishin mbyllur në barazim 3-3.

Helvetët shënuan të parët, me Haris Seferovic, që shënoi shumë bukur me kokë në minutën e 15. Pas golit Franca shkoi e gjitha në sulm dhe krijoi shumë volum, por në pjesën e parë nuk mundi të rrezikojë dhe krijojë shanse të pastra. Pjesa e dytë ishte akoma më e paparashikueshme.

Fillimisht në minutën e 55-të Pavard shkaktoi penallti për Francën, por Zvicra nuk mundi ta shfrytëzojë mundësinë nga 11 metrat sepse Ricardo Rodrigues u eklipsua nga portieri Hugo Lloris.

Read more

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Penalltia e humbur ia “preu krahët” Zvicrës, me Francën, që mori zemër dhe shpërtheu me dy gola. I jashtëzakonshëm Benzema, që shënoi në minutën e 57 pas një marrje magjike të topit të Mbappe nga pas.

Dy minuta më pas ylli i Real Madrid gjeti sërish rrjetën, pasi ylli i Paris Saint-Germain bëri lëmsh në zonë Zvicrën, duke përmbysur dhe fiksuar shifrat në 2-1. Franca vijoi të shtynte në zonën e Zvicrës dhe në minutën e 75 gjeti golin e tretë.

Paul Pogba mori një top të kthyer pas goditjes së Benzema dhe lëshoi një të djathtë të pandalshme nga Sommer, për të çuar shifrat në 3-1. Ky gol rezultoi të ishte shumë i rëndësishëm. Kjo ndodhi sepse Zvicra u kthye në jetë, njëjtë si Kroacia sot ndaj Spanjës.

Ishte i njëjti protagonist: Haris Seferoviç, i cili fillimisht shënoi në minutën e 81-të për 3-2. Jo vetëm kaq sepse Zvicra barazoi shifrat në minutën e parë të shtesës. Ishte Mario Gavranoviç, që tundi rrjetën në minutën e parë të shtesës.

Xhaka i jep një pasim dhe i krijon hapësirën për të goditur në hyrje të zonës dhe Gavranoviç shënon një gol sa të bukur, aq edhe të rëndësishëm, duke dërguar ndeshjen në shtesë, me Francën që goditi shtyllën në minutën e fundit me Kingsley Coman.

Në shtesë Franca ishte natyrshëm më kërkuese dhe provoi në disa raste. Rrezikun më të madh e krijoi në fillim, kur portieri Sommer bëri një pritje shumë të bukur dhe i mohoi golin. Edhe në vazhdim kampionët e Botës rrezikuan, me Mbappe, që goditi disa herë keq.

Në fund Olivier Giroud goditi me kokë nga pranë portës, por sërish u shfaq Sommer, që nxori nga repertori një tjetër super pritje. Me këtë mundësi u mbyll edhe koha shtesë dhe arbitri i drejtoi ekipet te pika e bardhë e penalltisë, që do ishte fundi i Francës.

Pesë të parët e Zvicrës: Gavranoviç, Schar, Akanji, Vargas e Mehmedi i shënuan të gjithë për Zvicrën, por e kundërta ndodhi me Francën, ku gaboi ai që askush nuk e priste: Kylian Mbappe. Pogba, Giroud, Thuram e Kimpembe shënuan të parat dhe yllit të PSG, Sommer ia priti penalltinë.

Festë e madhe për Zvicrën dhe shkon në çerekfinale duke eliminuar kampionen e Botës dhe bërë surprizën e madhe. Me siguri ka festë edhe te Spanja, që përballë s’do ketë Francën, por skuadrën e Petkovic.

Etiketa: edi ramaEmmanuel MacronEuro 2020/ Franca nis analizën e eleminimit nga ZvicraHaris SeferoviçKingsley ComanKylian MbappeMario GavranoviçOlivier Giroud

Të Lidhura

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

nga 27
20:43 | 16/03/2026
0

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë...

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

nga 27
20:21 | 16/03/2026
0

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftës në Iran dhe...

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

nga 27
20:09 | 16/03/2026
0

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit....

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

nga 27
19:55 | 16/03/2026
0

Eco Tirana, kompania që ofron shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në kryeqytet, ka përjetuar një tjetër riorganizim të rëndësishëm, që...

Para
Aksidentoi për vdekje 74-vjeçarin në Fushë-Krujë, arrestohet drejtuesi i mjetit

Humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, ndërron jetë 30-vjeçari në Bulqizë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026
PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

18:53 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –
  • Elbasani dhe Vllaznia me pikë të barabarta, ja si e zgjidh fituesin rregullorja e re për “Final Four” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com