Dy shqiptarë në Lisbonë. Rezultati: Një shqiponjë. Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira dy prej 3 shqiptarëve që janë konkurrentë në Eurovizionin e këtij viti kanë përshëndetur të gjithë shqiptarët me një fotografi ku me duar bëjnë shqiponjën.
Ata “luftojnë” për të qenë fitues të garës, por para të gjithave vinë nga një vend dhe kjo është arsye e mjaftueshme për t’i bashkuar.
Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, Eleni Foureira që përfaqëson Qipron me këngën “Fuego” dhe Ermal Meta me “Non mi avete fatto niente” nën ngjyrat e flamurit italian, janë tre shqiponjat që do ta krenojnë shqiptarët.