Pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, Fida do të drejtojë deri në zgjedhjet për kryetarin e ri të kësaj bashkie
Nënkryetari i PDIU-së për bashkinë Dibër, Et`hem Fida do të drejtojë këtë bashki dei në zgjedhjet e reja. Fida u komandua nga Këshilli i Bashkisë Dibër, pas një mbledhje zhvilluar mesditën e kësaj të shtune.
Komandimi i tij erdhi pas largimit të Shukri Xhelilit, i cili u shkarkua me vendim qeverie pas publikimit të një video skalndali ku ai kërkonbte favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Në ditët në vijim pritet që Presidenti i Republikës Bujar Nishani të publikojë datën e zgjedhjeve për kreun e ri të Bashkisë Dibër.