“Estradë Ballshi” me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Estradë Ballshi” me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë

18:10 | 02/12/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Kërkoj ndjesë, nëse cënoj dikë në Mallkastër, por ma kishte ënda ta përdorja për titull këtë shprehje të kohëve të vjetra, kur mësova fushimin e ministrit të Mbrojtjes së Greqisë në kufi me Shqipërinë.

Bëj mundim të madh të kuptoj se si një politikan që udhëheq Ministrinë e Mbrojtjes shkon në zbor, madje vishet ushtarak pa qenë i tillë. Për hir të kronikës duhet thënë që Panos Kamenos ka studiuar për ekonomi agrare në Lion të Francës.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Është më shumë se qesharake që një anëtar i kabinetit i një vendi anëtar të NATO-s zgjedh këtë mënyrë propagande. Të fundit që kam parë në Ballkan të krekosur me uniforma ushtarake kanë qenë politikanët e Serbisë, tek kryenin takimet përgëzuese pas masakrave në Srebrenicë apo Raçak. Por, të njëjtët i kam parë edhe me tesha burgu në Hagë.

Panos Kamenos ka marrë pjesë në një stërvitje ushtarake në kufi me Shqipërinë dhe që andej i veshur si gjeneral në luftë ka kërcënuar qeverinë e Shqipërisë dhe kreun e saj. Pastaj duke menduar “jam që jam i mbathur me kambale” i është gafurur edhe Turqisë.

Në fakt, është e panevojshme të analizosh deklaratat e tij kërcënuese, sepse janë për konsum të brendshëm politik. Panos Kamenos përfaqëson një parti të ekstremit të djathtë, i cili dy herë rresht pranoi të merrte pjesë në qeverinë e ekstremit të majtë. Është e natyrshme që tani, kur barka e Cipras fut ujë kudo, Kamenos të bëjë llogaritë e veta. Si udhëheqës politik ekstremist ai ka vënë re që ka humbur mjaft elektorat dhe rrezikon ndoshta pjesmarrjen në Kuvendin e Greqisë në zgjedhjet e ardhshme, ku është e qartë humbja e SYRIZA, por edhe tij si aleat i komunistëve.

Ndaj një gomë shpëtimi mund të jetë nacionalizmi, vendosja në pozitat e kërcënuesit, i cili është gati të ndezë zjarrin në Ballkan dhe jo vetëm në veri me Shqipërinë, por edhe gjetkë me Turqinë. Nuk e kam informatën e duhur, nëse kjo do të ngjisë tek votuesit vendas, por tek të kërcënuarit është e sigurtë që është pritur si qyfyre.

Mendoni që si kundërpërgjigje ministrja jonë e Mbrotjes, Mimi Kodheli të vishej si gjeneral brigade Manushaqe Shehu dhe të kërcënonte Ciprasin duke ngrënë gështenja rreth zjarrit të fushimit. Nuk do të kishte mbetur program komik, politik dhe kolumnist pa u marrë me të. Falë Zotit, në Shqipëri kjo lloj marrie nuk ka ndodhur kurrë. Edhe Pandi Majko, i cili kur ishte i vogël donte të bëhej pilot, nuk u vesh ushtarak gjatë konfliktit të Kosovës, kur tek e fundit i shkonte.

Nejse, duhet mbajtur shënim që Pano kërcënon dhe mirë në Tiranë, por andej nga Ankaraja duhet të jenë futur në brimë të miut nga llahtara.

Etiketa: Estradë Ballshigjeneral brigade Manushaqe ShehullahtaraMimi Kodheliministri i mbrojtjesPandi MajkoPanos Kamenosqyfyre

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Durrës , arrestohet 46-vjeçari për trafik droge në Itali

Kapet në Elbasan i dënuari me burgim të përjetshëm nga drejtësia greke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com