“Eskobarët” shqiptarë që qëndrojnë pas 580 kg kokainë të kapur në Pire – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Eskobarët” shqiptarë që qëndrojnë pas 580 kg kokainë të kapur në Pire

20:39 | 22/09/2019
në Kryesore
0

Të dhëna të reja për rrjetin global të trafikut të kokainës pas zbulimit të 580 kg kokainë të pastër të fshehur në 12 kontejnerë me banane në portin e Pireut. Agjencitë greke dhe ato të hyaja të zbatimit të ligjit po marrin seriozisht në konsideratë se Greqia mund të jetë vënë në shënjestër të karteleve latino-amerikane që dërgojnë tonelata me atë që quhet “zonja e bardhë” në portet greke dhe ato të Europës.

Sipas një shkrimi të gazetës greke “Protothema” ky zhvillim lidhet me faktin që në 2018-ën policitë evropiane sekuestruan sasi të mëdha të kokainës në portet e Belgjikës dhe Vendeve të Ulëta që në total numërojnë 50 ton. Kështu, mafia në bashkpëunim me grosistë shqiptarë të kokainës në kërkim të rrugëve të reja ia kanë vënë syrin Greqisë, por ndoshta sekuestrimi i sasive të mëdha ka prishur ndonjë plan të tyre.

Në të njëjtën kohë, pas sekuestrimit të 580 kg kokainë dhe arrestimit të 4 personave, policia greke është vënë në kërkim të “kapove” të mëdhenj që fshihen pas transportuesve. Fakti që 2 prej kontenierëve u larguan nga porti i Pireut për atë të Durrësit ka hedhur dyshime te hetuesit se pas kësaj dërgese qëndrojnë mafiozë shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Read more

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Gushtin e kaluar autoritetet greke sekuestruan 52 kg kokainë në një kontejner me banane në portin e Selanikut. Autoritetet vendosën të thellohen në hetime dhe abuluan se ajo pjesë e një dërgese më të madhe. Hetuesit e vendosën sërish drogën në vendin ku e gjetën dhe e lanë disa ditë duke e vëzhguar, por askush nuk u paraqit derisa ishin vetë policët që e tërhoqën sërish.

Kjo i bëri hetuesit edhe më kuriozë dhe hapën një tjetër hetim. Në porte u vendosën kamera me rezolucion të lartë ndërsa kalonin në filtër më shumë kontejnerë që vinin nga Amerika Latine. Pas kontrolleve të të paktën 100 kontejnerëve të tillë u zbulua se në 12 kishte 580 kg kokainë. gjithsesi 4 të arrestuarit u liruan sepse nuk u gjetën lidhje direkte të tyre me drogën. Ata ishin shoferi i një per kontejnerëve, një agjent doganor, drejtori i një firme bananesh dhe një sipërmarrës.

Ata mbeten nën hetim nëse janë të përfshirë në trafikun e drogës apo janë thjesht viktima të karteleve ndërkombëtare apo të shantazhuar nga kapot e mafias vendase. Hetimet e deritanishme kanë treguar se mafiozët shqiptarë që jetojnë në Greqi qëndrojnë pas këtij rasti, por që kontrollojnë edhe pjesë të tregut evropian duke dërguar përfaqësues edhe në vendet e Amerikës Latine.

Bllokimi në Anversë të Blegjikës një vit më parë i 50 tonëve kokainë duket se i ka vënë në lëvizje grupet mafioze për të kërkuar linja të reja. Për herë të parë u zgjodh edhe ishulli i Maltës ku autoritetet gjetën në dy kontejnere me banane që vinin nga Ekuadri 144 kg kokainë të pastër. Kjo ngarkesë duhet të vinte në Durrës dhe në Malin e Zi.

Bllokimi duket se i turbulloi “eskobarët shqiptarë” dhe duket se ata ia vunë syrin Greqisë. Fakti që edhe në portet e Pireut dhe Selanikut kanë rënë në duart e autoriteteve sasi të mëdha kokaine këto grupe ndoshta i ka bërë të kërkojnë sërish rrugë të reja.

/Lapsi.al

Etiketa: drogëEskobarProtothemarrjeti global i trafikut të kokainësshqiptare

Të Lidhura

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

nga 27
21:13 | 16/03/2026
0

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar. Në vendimin e Këshillit të...

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

nga 27
20:43 | 16/03/2026
0

Policia greke ka goditur një tjetër rast të trafikut të drogës pranë kufirit me Shqipërinë, duke sekuestruar mbi 60 kilogramë...

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

nga 27
20:21 | 16/03/2026
0

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftës në Iran dhe...

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

nga 27
20:09 | 16/03/2026
0

Shqipëria humbet Rey Manaj për ndeshjen e 26 marsit me Poloninë, takim ky i vlefshëm për Play off të Botërorit....

Para
Me të treja në një klip në shtrat?! Ja cilat këngëtare shqiptare nuk i ndan dot Linda Halimi (film)

Me të treja në një klip në shtrat?! Ja cilat këngëtare shqiptare nuk i ndan dot Linda Halimi (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

21:13 | 16/03/2026
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026
Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

19:55 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –
  • PD nis Foltoren përpara Kryeministrisë, Neritan Liçaj thirrje qytetarëve: Dilni në shesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com