Është rastësi që Nëna Terezë është shqiptare? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Është rastësi që Nëna Terezë është shqiptare?

14:54 | 05/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Mehmet Elezi

Aq e hajthme. Këmba e saj e hollë mund të marrë në thua e të pengohet në një rreze drite.

Aq e imët. Shtatvogël, thua mund ta mbledhësh në grusht.

Read more

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

Dhe e pushtoi rruzullin!

Nuk rriti kurrë një foshnje në bark, s’e ushqeu kurrë me parzmin e vet.

Dhe njerëzimi i thirri Nënë!

Misionare katolike, mundohet me lehtësue plagët e Njeriut. Përfaqësuese e epërme e humanizmit gjithësor. I përmbahet së njëjtës filozofi shqiptare,  aq fort të përshtatur me misionin e saj: Barazisë së Gjakut. Për të jeta e një njeriu që Zoti sjell në këtë botë, është e barabartë me jetën e  cilitdo tjetër. Feja? Kombësia, ngjyra, raca, gjinia, përkatësia shoqërore? Ç’peshë kanë këto përballë Zotit?

Në “Uratë për myslimanë dhe hinduistë”, shkruan:

O Zot,

Të falënderoj për myslimanë dhe hindusë.

Dhe për të gjithë miqtë e mi të dashur në mesin e tyre.

Çdo herë kur të takojmë ty

Në uratë,

Ti na bën të krishterë më të mirë

Myslimanë më të mirë

Hindusë më të mirë.

Jepna të gjithë neve

Dhuratën e fesë dhe të dashurisë

Për të zbuluar ty.

Amen.

Të njëjtat kumte  te “Dashuria ndaj të afërmit”. Disi më të përimtuara.

Të sillemi mirë me të gjithë njerëzit

Të mos bëjmë dallime në kombësi e fe

Të mos bëjmë dallime racash dhe gjinish

Dallime në të pasur e në të varfër

Dallime në fe e besime

Dallime në botëkuptime.

Të gjithë njerëzit janë vëllezërit tanë…

A është rastësi që Nëna Terezë, Shën-Tereza, leu Gonxhe shqiptare?

Një gjë është e sigurtë: bamirësia e saj tokësore sa edhe qiellore, fillesën e ka në shtratin e bamirësisë shqiptare.

Mark Milani për këtë bamirësi:

Unë po ju them këtë: këta njerëz i ndihmojnë më të varfërit me të gjitha mënyrat e mundshme…

Njerëz të panjohur ndihmojnë edhe fshehtazi, sinqerisht e me shpirtmadhësi. Këtë nuk e kanë mësuar as nga librat dhe as kanë marrë ndonjë udhëzim të veçantë për të. Gjithçka u ka lindur natyrshëm nga shpirti, nga mësimet e marra prej prindërve, nga një mirësi e rrënjosur thellë në gjak.

Bamirësia e askujt nuk është aq e shenjtë e madhështore sa ajo e shqiptarëve. Sepse çdo gjë ata e bëjnë me gjithë shpirt e me shumë kënaqësi…

Familjet shqiptare… vërtet nuk bëjnë jetë luksi, siç bëjnë zotërinjtë e pasur nëpër botë, megjithatë nuk heqin kurrë dorë nga mirësitë që duhet t’u bëjnë njerëzve në nevojë…

Kështu janë ata: kush bën një të mirë, e bën me gjithë zemër, bën gjithë çka mundet…

Obrej Herberti i ka vëzhguar marrëdhëniet e shqiptarëve me paren. Sapo e fitojnë, e shpenzojnë: (fillimisht) për bamirësi; (pastaj) për miq; dhe… (së treti) me ble petka. “Tepër bujarë”, shqiptarët “s’e lënë paranë të bjerë në tokë, por pastaj e heqin nga dora aty për aty, për lëmoshë, mikpritje ose tesha”.

Shën-Tereza është pemë e këtij mjedisi shqiptar.

I është dorëzuar Hyjit në një grigjë ku shpërthehet çdo kufi shtetëror a kombëtar, por kjo s’e pengon me u ndie thellë-thellë shqiptare. Deri në mbarim të jetës. Jo vetëm pse ka pohuar se e tillë është nga gjaku.

Pak para se me mshelë sytë, me 27 gusht 1997, lutet drejtpërdrejt për Shqipërinë, për “atdheun tim”. Do të dëshironte me e mbulue me shenjtorë. Edhe pse tashmë shëndeti nuk ia mundëson,  dëshiron me u kthye atje, me mbyllë sytë pranë prindëve.

Dymbëdhjetë shtatore me figura shenjtësh

Do të doja të kisha në Shqipëri

Patjetër edhe në Kosovë dymbëdhjetë të tjera

Të luteshin murgeshat e mia

Për të larguar të keqen

Nga atdheu im.

Dua të kthehem në Shqipëri…

Dhe në nderim

Të kujtimit të prindëve dua të kthehem

Pranë tyre të mbyll sytë.

Mbrojtja dhe shpëtimi i hebrenjve në Luftën e Dytë është sjellje e natyrshme, në këtë frymë. “Të gjithë njerëzit janë vëllezërit tanë”, thotë Shën-Tereza shqiptare.

(Nga libri “Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit”, botim i dytë i plotësuar)

Etiketa: Hebrenjtë dhe Republika e KanunitMehmet EleziMisionare katolikeNëna Terezë

Të Lidhura

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

nga 27
20:20 | 05/06/2026
0

Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit! Bledi Çuçi: Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre që duan të...

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

Para

Marrëveshja garanton daljen e Serbisë në Adriatik. Atë që serbët nuk e fituan me luftë, e marrim me lobim nga Donald Trump. Po Edi Rama çfarë garancish ka dhënë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026
Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com