Nga Dritan Shano
Taksimi i shfrenuar fillimisht merr lirinë e çdonjërit prej nesh, pastaj shkatërron pasurinë dhe fuqinë e kombit. Ky veprim i qeverisë prodhon pashmangshmërisht një produkt që karakterizohet me kufizim të lirisë, varfërim, evazion dhe protesta të njerëzve, sikundër e pamë dje në Kukës, në mes të Rrugës së Kombit. Siç thuhet në këto raste, është detyrë e çdo patrioti të mbrojë vendin nga qeveria e vet.
Që kjo të ndodhë duhet të zgjidhim dy çështje lidhur me shkronjat L dhe K.
Shkronja L – Na duhet ta duam Lirinë më shumë se çdo gjë tjetër, jo ta shohim si diçka që nuk na duhet, me të cilën nuk dimë ç’të bëjmë dhe që ja japim qeverisë si plaçkën më të lirë që kemi në shtëpi.
Shkronja K – Edhe pse të dyja fjalët fillojnë me “k”, na duhet të kryejmë tranzicionin mendor, kulturor nga “k” e parë tek ajo e dyta. Që ky tranzicion të kryhet duhet ta duam përjimend njëri-tjetrin. Vetëm kështu do mund të kalojmë nga “klani” tek “Kombi”. Kështu dhe korçarët do ndjehen kuksianë dhe anasjelltas…