Nga Artan Fuga
Historianët duhet të na e japin këtë përgjigje.
Sa për një saktësim. Në 17 janar 2018 nuk është 550 vjet më vonë 17 janarit 1468.
Sepse ka ndryshuar kalendari.
Papa Gregori XIII, duke qenë i informuar nga astronomët se midis lëvizjes së trupave qiellorë dhe matjes nga njerëzit të kohës kishte diferenca disaorëshe në vit, që ishin akumuluar prej shekujsh, vendosi ta ndryshojë kalendarin që këto të dyja t’i kthejë në një ritëm. Prandaj në vitin 1582 vendosi që data 15 tetor të ishte 4 tetor 1582. Bëri edhe ndryshime të tjera. Kështu përshembull, viti nuk do të fillonte më në mars, por në janar.
Prandaj së paku nesër nuk jemi 550 vite larg datës 17 janar 1468, sepse kjo datë përkujtimore e 550 vjetorit poqese i përmbahemi viteve dhe saktësisë historike bie në ditët e muaj tjetër.
Unë pyes historianët, se ata i dinë këto punë, a e kanë bërë këtë korrektim në llogari? A e kanë tekstet tona këtë korrektim? Nuk e di, por nuk e kam dëgjuar të jetë bërë. Mbase e kam gabim.
Pra po t’i përmbahemi ndryshimit të datës në kalendarin e ri gregorian 550 vjet duhet të ketë nja 11 ditë që janë bërë. Kurse po t’i përmbahemi ndryshimit të fillimit të vitit na mungojnë ende nja dy muaj.
Apo jo?
Nuk ka ndonjë rëndësi, por thjesht për kuriozitet.
Ehu do rrijë historiani të konsultohet me astronominë dhe me vendimet e Papëve. Lexon datën mbi defter dhe e shënon.
Dhe ne të tjerët përkujtojmë në kohën dhe orën e gabuar.