Ervin Bushati: Pak shpirtra të gjallë e dinë tragjedinë e madhe të Çamërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ervin Bushati: Pak shpirtra të gjallë e dinë tragjedinë e madhe të Çamërisë

23:37 | 06/12/2016
në Shqiperi
0

Deputeti socialist: Si e njoha historinë e Çamërisë përmes gjyshit tim, përfaqësues i Shqipërisë në Delegacionin Ndërkombëtar për genocidin në Greqi, në vitin 1947.

ervin-bushati“E njoha Çështjen Çame qysh kur isha fëmijë përmes rrëfimeve të gjyshit tim, në atë kohë zëvendës Ministër i Brendshëm, përfaqësues i Shqipërisë në Delegacionin Ndërkombëtar për gjenocidin në Greqi.”

Kështu shkruan deputeti socialist Ervin Bushati, i cili ka një dedikim për gjyshin e tij dhe të gjithë patriotët që bënë përpjekje maksimale për të kërkuar të drejtën për popullsinë e Çamërisë. Përmes një mesazhi në facebook, Ervin Bushati jep detaje për Komisionin Ndërkombëtar dhe përfaqësinë shqiptare në OKB, me platformë të zgjeruar, ku kumtoheshin krimet dhe barbaritë e armatave të Zervës ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë. Bushati e rrëfen atë çfarë ka mësuar prej gjyshit të tij, rreth barbarive greke ndaj popullsisë së Çamërisë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Mesazhi

Pak nga ne e mbajnë mend vitin 1947: një Komision Ndërkombëtar dhe me përfaqësi shqiptare zhvillonte takime për Çështjen Çame. Komision me platformë të zgjeruar, kumtonte krimet dhe barbarinë e armatave të Zervës ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Por a do t’i lejonte shqiptarët pala greke të shkelnin në skenën e krimit?

Komisioni shqiptar do paraqiste dëshmi të regjistruara, nga të mbijetuarit që kishin përjetuar tragjedinë e madhe. Madje, kishte siguruar edhe dokumente të siguruara nga të infiltruarit që vepronin ilegalisht në Greqi. Mbi të gjitha, kërkuan me ngulm që bisedimet të zhvendoseshin pikërisht aty ku kishte ndodhur gjenocidi: në Gumenicë dhe Filat.

Pak shpirtra të gjallë e dinë realitetin e vuajtjeve dhe të vërtetën e madhe çame. Në teatrin e masakrës ndodhën gjëra të tmerrshme: qytete të bombarduara, fshatra e shtëpi të rrënuara, pyje e vreshta të djegura. Asnjë shenjë jete! Kush kishte mundur t’i mbijetonte barbarisë ishte dëbuar me dhunë e ishte deportuar në Shqipëri.

Çështja Çame për shumë nga ne vjen prej historisë: për mua vjen që fëmijë përmes rrëfimeve të gjyshit tim, në atë kohë zëvendës ministër i Brendshëm, përfaqësues i Shqipërisë në Delegacionin Ndërkombëtar për genocidin në Greqi. Pavarësisht rezultatit, të kushtëzuar nga rrethana të politikave botërore të asaj kohe, puna e patriotëve shqiptarë në Komision është një përpjekje e paçmueshme për t’i dhënë zgjidhje Çështjes Çame.

Krenar për gjyshin tim: dedikoi jetën, luftën dhe punën problemeve madhore të vendit të tij dhe që më ushqeu me patriotizëm dhe atdhedashuri që në vegjëli.

femije-cam-jetim-1

Etiketa: Ervin BushatiKomisioni Nderkomebtar per zbardhjene krimeve ne CameriNapolon Zervatragjedia came

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
O lejlek ta kam bërë benë…

O lejlek ta kam bërë benë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –

10:22 | 06/06/2026
Mister në Sarandë! 48-vjeçari grek dërgohet i pajetë në spital dhe braktiset nga shoqëruesit –

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

10:08 | 06/06/2026
Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –

09:46 | 06/06/2026
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës –

Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –

09:08 | 06/06/2026
“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

“Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt

08:56 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –
  • Përse na zhgënjeve, ne që të besuam! –
  • Shpërthim me tritol në Lezhë, banesës dykatëshe i vendoset lëndë plasëse –
  • “Shqipëria është e shqiptarëve!” Protestat kundër qeverisë pëhapen edhe në diasporë, pas Berlinit do të mbahet miting edhe në Frankfurt
  • Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas rekordit Itali-Karaburun, Eva Buzo rikthehet në Vlorë dhe përshkon me not ishullin e Sazanit –
  • Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, lëndohet rëndë 16-vjeçari që drejtonte mjetin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com