Deti po vijon në mënyrë agresive, e po merr gjithmonë e më shumë sipërfaqe të brezit ranor të Shëngjinit. Banorët e zonës tregojnë se, vitet e fundit deti ka përparuar me rreth 70 metra.
Erozioni në Shëngjin ka krijuar një situatë të frikshme. Muri prej betoni i një ndërtese buzë detit tregon fare qartë betejën që deti bën me tokën.
Banorët tregojnë se, në 5 vitet e fundit deti ka përparuar drejt sipërfaqes së tokës me rreth 70 metra. Kjo, si pasojë e mungesës së skalierave.
Deti po pushton me shpejtësi sipërfaqe të tëra dhe, nëse nuk ndërhyhet me ndërtimin e skalierave, bregdeti i Shëngjinit nuk do të ekzistojë më pas disa viteve.