Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda ka dhuruar spektakël në ndeshjen e sotme në Skoci, teksa ka shënuar dy gola në një kohë prej 7 minutash. Shqiptari ka luajtur që nga minuta e parë që skuadra e Rangers zhvilloi kundër Motherwell.
Duket se besimi i dhënë nga trajneri Steven Gerard është shpërblyer në formën më të mirë nga shqiptari, i cili dhuroi magji në sfidën e sotme.
Goli i parë u shënua teksa po luhej minuta e 67’, ndërsa i dyti në minutën e 74-t. Ekipi i tij fitoi në shifrat 7-1.
https://www.youtube.com/watch?v=Oy0_GAZbD2E
https://www.youtube.com/watch?v=pswMwqFXJ9A