Ermal Meta rikthehet në Shqipëri. Koncerti i radhës nga këngëtari shumë i dashur për shqiptarët do të mbahet me datë 4 mars, në orën 20:15, në Pallatin e Kongreseve.
Ermali vizitoi Shqipërinë në qershorine e vitit të shkuar,ndërsa po vitin e kaluar fitoi në Sanremo dhe u radhit i pestë në Eurovizion, duke përfaqësuar Italinë.
Ermali vjen së bashku me pjesëtarët e GnuQuartet, si pjesë e një turneu nëpër qytete të ndryshme në Itali.
