Erion Veliaj, morali në politikë dhe Agron Shehaj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erion Veliaj, morali në politikë dhe Agron Shehaj

16:47 | 18/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryekoordinatori i Tiranës për fushatën elektorale të Partisë Socialiste, ka folur sot në një takim me zgjedhës për epërsinë morale të Partisë së tij:

“Ne jemi një familje ku së pari kemi forcë morale, është shumë e rëndësishme. Ne kemi qenë edhe në opozitë, domethënë me vlerë numerike më pak se ata por kur ke forcë morale i merr edhe numrat. Për kë të kërkoj unë ndjesë? Për Etildën, për Besnikun, për Aldrinin, për një skuadër njerëzish të ndershëm?”

Read more

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –

Pasi u thuri elozhe skuadrës socialiste të Tiranës vijoi me opozitën, duke përmendur Agron Shehajn, deputetin demokrat të Vlorës që këtë radhë kandidon në Tiranë:

“Shifni PD-në, personazhet që sjellin. Ju kanë sjellë në njësinë 5 Agron Shehajn, rezultati më skandaloz i PD-së në 30 vite në Vlorë, rezultati më i lodhur, më i mbaruar, domethënë nuk doli as vetë anëtarësia të votonte, mirë të tjerët…”

Të fillosh leksionin nga morali dhe forca morale e të kapërcesh në fjalinë tjetër në numrin e votave, që në Shqipëri lidhet më së shumti me të fortët e krimit, pelivanllëqet dhe dredhitë elektorale (krejt e kundërta e moralit) kjo është një nga cilësitë e njohura të demagogëve.

Për ta e vërteta nuk është kurrë destinacioni i fjalës por vetëm nisja e saj.

Po për cilët duhej të kërkonte ndjesë Erion Veliaj nëse jo për ata që përmendi?

Po i jap disa sugjerime.

Erion Veliaj dhe Partia e tij duhet t’i kërkojë sot ndjesë shqiptarëve për Gramoz Ruçin, Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin, Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin, Elvis Roshin, Afrim Qendron, Arben Ndokën, Armando Prengën, Klodian Gradecin e shumë të tjerë që nuk po më kujtohen tani. Duhet t’i kërkojë ndjesë për “Nicen” e Ymer Lalën, për hajdutët e votave të Dibrës e Durrësit, për skandalin e Unazës së Tiranës apo tenderat pa konkurencë e me çmim limit dhënë ndërmjetësve si “Niku i Ndragetës”…

Çfarë forca morale ka një Partie që sjell për herë të 8-të si kandidat për deputet Gramoz Ruçin, ish Ministrin e Brendshëm të diktaturës dhe Sekretarin e Parë të Tepelenës? Dhe jo si një figurë dosido por si figurën më të lartë partiake pas Kryeministrit Rama!

Do mjaftonte vetëm figura e Gramozit për ta fshehur fjalën “moral” diku thellë në skutat më të fundit të vetëdijes e mos ta nxjerrë për asnjë arsye prej andej. Apo mendoni se duke përsëritur kandidimin e tij lani të shkuarën siç lan Ndrageta paratë e krimit duke i riinvestuar në një grataçelë, se përsëritja e krimit do të thotë formalizim i tij?

Të  kalojmë pak te morali i Veliajt.

Erion Veliaj është shembulli më tipik i mungesës së moralit. Mund të mburrej me plot cilësi të tjera, mund të thoshte se jam punëtor fjala vjen, vizionar, demagog (me thënë të drejtën këtu shkëlqen).

Por të flasë për moral njeriu që kur mori mandatin u mburr se dua të mbahem mend si Kryetari që mbolli më shumë pemë sesa pallate (2015) dhe në vitin 2019 ka dhënë  1.5 milionë metra katrorë ndërtim?

Që thotë rrita taksën e ndërtimit se dua tu bie ndërtuesve? Po si u bie ndërtuesve ti nëse u shton taksën 4% e ndërtuesi e shton çmimin 15% me sebepin e taksës tënde? Pra si mund të pretendojë që po i bie ndërtuesit kur çmimin real e paguan 4 -fish populli? Këtë bëjnë demagogët.

Çfarë morali ka një Kryetar që del në kamera e deklaron se uji i Tiranës është uji më i mirë i pijshëm e disa ditë më vonë thotë në televizor “Bleva një koli me ujë për gruan?” Që Bashkia Tiranë harxhon mijëra e mijëra Euro (16 milion e 780 mijë lekë të vjetra) për punonjësit e saj?

Ky është mashtrues ordiner që duhet të skuqet nga turpi sa herë del në ekran.

Për çfarë morali flet Veliaj kur e mbushi me pallate gjithë vijën e gjelbër të Liqenit Artificial të Tiranës, mijëra metra katrore të gjelbra, të vetmin vend ku banorët shkonin të marrin frymë lirshëm nga betonieret që ua zinin frymën si Covidi?

Për çfarë morali flet Veliaj kur ai është shpikësi i formulës “E keni n’faturë të ujit e të dritave” çdo gjobë që mendja e tij perverse shpik për qytetarët? Që nga gjobat e Covidit e deri te dhjetëra taksat e bashkisë, të gjitha na vijnë në faturë të ujit duke e kthyer qesharake pagesën e ujit në vetvete në raport me taksat e Veliajt. Ky është një sistem represiv, gjakpirës, i pamëshirshëm, jonjerëzor.

Për çfarë morali flet Veliaj kur vartësi i tij flen në Barcelonë dy netë 1816 Euro dhe pagesën e bën klienti kryesor i punëve publike në bashkinë e Tiranës?

Për çfarë morali flet kryedemagogu që nuk bën kurrë një konferencë shtypi apo një kronikë me gazetarë të vërtetë por ua çon Televizioneve të montuara nga gazetarët dhe montazhierët e Bashkisë?

Nëse ka një poltikan në antitezë të plotë morale me Veliajn ai ëshët Agron Shehaj. Më kujton atë fjalën e Nolit “rreth katranit zbardhëllon”.

Ai në fakt është përjashtimi moral i politikës shqiptare. Është i vetmi deputet që nuk u bë i pasur në Shqipëri e as nuk përfitoi tendera publikë këtu. Ai pati fatin të mos bëhej pis nga moçali ynë politik.

Ai mbase nuk mori vota në Vlorë pikërisht për cilësitë e tij morale. Ai nuk vjedh para për të blerë vota, nuk është  mashtrues, pehlivan votash, nuk rri me të fortë, nuk është  lëpirës shefash dhe kur jep fjalën e çon deri në fund.

Ai është i vetmi deputet  që pagën e tij e jep në ndihmë të 6 fëmijëve jetimë. E bëri këtë edhe pas daljes nga Parlamenti. Ai është shembulli i vetëm që, në kulmin e pandemisë bleu me paratë e veta dy respiratorë dhe një aparat dialize dhe ia dhuroi Sanatoriumit.

Nga ana tjetër, Shehaj është denoncuesi kryesor opozitar i korrupsionit shtetëror deri më sot. Është ai që denoncoi i pari, me dokumente, skandalin më të madh shtetëror me para publike, atë të Unazës së Tiranës. Nëse ka një politikan sot Opozita që më ngjall shpresë ai është Agron Shehaj.

E këto janë arsye të mjaftueshme për ta sulmuar të pamoralshmit.

 

Etiketa: Agron Shehajerion veliajErmal Mulosmanipolitikë

Të Lidhura

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

nga 27
09:02 | 12/01/2026
0

Qarku i Elbasanit është përfshirë nga kushte të motit të ftohtë, të shoqëruara me temperatura shumë të ulëta, veçanërisht në...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:26 | 12/01/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –

nga 27
08:22 | 12/01/2026
0

Grupet e organizuara kriminale nga Ballkani kanë lidhje edhe në Venezuelë. Këtë e tregojnë rastet e sekuestrimeve të kokainës, arrestimeve...

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –

nga 27
08:12 | 12/01/2026
0

Shqetësimet po rriten për shtypjen e protestave në Iran , i cili është izoluar nga pjesa tjetër e botës për shkak të...

Para
Fatmira Breçani dhe Aurela Gaçe i vënë zjarrin emisionit “E ardhmja është vajzë” (film)

Fatmira Breçani dhe Aurela Gaçe i vënë zjarrin emisionit “E ardhmja është vajzë” (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –

09:02 | 12/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:26 | 12/01/2026
Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –

Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –

08:22 | 12/01/2026
Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –

Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –

08:12 | 12/01/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026 –

07:52 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –
  • Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Klanet e fuqishme mafioze, lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën –
  • Gjakderdhje në Iran/ Mbi 500 të vdekur në protesta, Trump po shqyrton “mundësinë për ndërhyrje –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 12 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 12 Janar 2025

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius –
  • Këmbimi valutor 12 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com