Tre shtëpi janë shkatërruar si pasojë e erës e fuqishme, e cila ka kapluar disa zona në qytetin e Gramshit.
Mësohet se gjashtë familje kanë mbetur në qiell të hapur, pasi mbrëmjen e djeshme era e fuqishme ka shkatërruar tre shtëpi dykatëshe.
Gjatë ditës së djeshme, por edhe këtë të diel, vendi ynë ka qenë i “mbërthyer” nga erërat e forta dhe temperaturat e ulëta, situatë kjo që ka shkaktuar probleme në shumë qytete e fshatra.