Dirigjenti në Kanada thirrje Majkos: Anulo Samitin e Diasporës, do shpenzohen 660 mln lekë të njerëzve të varfër

Duhet të lëçisni

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Paloka tregon kualicionin me PD dhe 13 partive opozitare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike dhe 13 partive të tjera opozitare  për...

Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi, si u vendos eksplozivi në makinë

Gjergj Cukali i arrestuar mbrëmjen e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz, dyshohet se ka pasur...

DASH e vlerësoi si ithtar të drejtësisë, qytetarët vërshojnë me komente në faqen e Ambasadës Amerikane: Ky është kriminel i komunizmit

DASH vlerësoi ditën e djeshme ish-kerun e KED-së, Ardian Dvorani si ithtar të reformës në drejtësi. Vlerësimin e Dvoranit e ka mirëpritur dhe Ambasada Amerikane...

PD prezanton planin për energjinë, Basha: Ulim faturat për 70% të familjeve shqiptare, bashkojmë tregjet me Kosovën

Partia Demokratike ka prezantuar programin për energjinë, ku kreu i saj Lulzim Basha, ka premtuar ulje të çmimit të naftës dhe të energjisë  elektrike. Sipas...

Dirigjenti shqiptar që jeton në Kanada, Bujar Llapaj i ka bërë thirrje ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, që të anulojë samitin e planifikuar për t’u zhvilluar në datat 28 shkurt-2 mars.

Reagimi i plotë Bujar Llapaj:

Ministrit të Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko

I nderuar zoti Ministër,

Para disa ditësh nga zyra Juaj mora një email-ftesë për Samitin II të Diasporës.

Fillimisht desha T’ju falenderoj për ftesën dhe duke patur një konsideratë të veçantë për Ju personalisht si një politikan i papërfolur për korrupsion, si një patriot me zemër, si një zë i pavarur edhe kundër të gjithëve si në rastin e votmit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar , do të desha publikisht T’ju shpreh arësyet përse unë refuzoj të marr pjesë në atë Samit,shqip: mbledhje apo kuvend të Diasporës.

  1. Normalisht në Samitin II duhej të bëhej një analizë se çfarë është realizuar nga objektivat e përcaktuara nga Samiti I, në qoftë se ka patur të tilla dhe jo vetëm fotografi me “udhëheqësit” apo çmallje dhe lot mallëngjimi për Mëmëdheun.
  2. Edhe pse në Këshillin e Diasporës mund të jenë njerëz vërtetë të shquar në fushën e tyre dhe aktivistë në komunitet, përzgjedhja e tyre nga qeveria e kompromenton qëllimin dhe procesin dhe nuk përputhet me normat demokratike që zbatojnë vetë shoqatat e shqiptarëve në mërgim.
  3. Harxhimi i 66 milion lekë (të reja) nga paratë e taksapaguesve shqiptarë për këtë aktivitet 3 ditor, mua më duket e tepërt, jo normale për një shtet me 1001 probleme ekonomike, ku shumë familje shqiptare vuajnë mungesën e bukës për fëmijët, dhe do të ishte cinike dhe kriminale që unë apo shumë të tjerë të vijmë dhe kapardisemi nëpër tribuna dhe ekrane.
  4. Është hipokrizi dhe cinizëm të ftosh dhe harxhosh miliona për të marrë “mendjen” e Diarporës kur politika shqiptare në përgjithësi dhe ajo “Rilindase” në rastin konkret, nuk kanë nevojë për mendje, por për demagogë dhe servila. Do ta quaja të sinqertë këtë kur “udhëheqësit” të dëgjonin dhe shfytëzonin së pari potencialet intelektuale që jetojnë në Shqipëri. Unë nuk do të pranoja të bëhesha pjesë e një maskarade të tillë.
  5. Askush nga politikanët shqiptarë nuk mund të marrë rolin e Skënderbeut dhe të imitojë Kuvendin e tij të Lezhës. 6 shekuj përpara Skënderbeu i bashkoi shqiptarët nën një flamur, nën një ideal, kurse stërnipat e tij për gati një shekull kanë sunduar popullin e vet me mënyrat nga më barbaret, e kanë përçarë si kurrë më parë për pushtetin e tyre personal, ca në emër të “antikomunizmit”, të tjerë për “rilindjen”. Në krizën e gjithanëshme që gjendet tani Shqipëria pjesëmarrja në këtë Samit është thjesht t’i shërbesh si mbështetje “Rilindjes”, jo Shqipërisë.
  6. Vetë Diaspora, përpara se një Samiti, kërkon të bëhet realisht ndikuese dhe kontribuese në proceset demokratike të Shqipërisë duke ju siguruar e drejta e VOTES, themeli i të drejtës qytetare. Kur?

I nderuar zoti Majko, Ju drejtohem Juve si një figurë politike e pakompromentuar jo vetëm e PS-së: do të ishte në nderin dhe respektin e Diasporës dhe Tuajin personal që ta anulloni këtë Samit.

Duke gjykuar që “Rilindja” është shndërruar në një sekt politiko-ekonomik që nuk përfaqëson jo vetëm shqiptarët dhe hallet e tyre, por as PS-në,do të doja që e Ju, qoftë dhe i vetëm,të mbeteni tek idealistët e Partisë Socialiste!

Me respekt dhe konsideratë të veçantë,

Bujar Llapaj

Vankuver, Kanada

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Zgjedhjet e 25 Prillit/ Paloka tregon kualicionin me PD dhe 13 partive opozitare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur në lidhje me koalicionin e arritur mes Partisë Demokratike dhe 13 partive të tjera opozitare  për...

Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi, si u vendos eksplozivi në makinë

Gjergj Cukali i arrestuar mbrëmjen e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më parë në Kamëz, dyshohet se ka pasur...

DASH e vlerësoi si ithtar të drejtësisë, qytetarët vërshojnë me komente në faqen e Ambasadës Amerikane: Ky është kriminel i komunizmit

DASH vlerësoi ditën e djeshme ish-kerun e KED-së, Ardian Dvorani si ithtar të reformës në drejtësi. Vlerësimin e Dvoranit e ka mirëpritur dhe Ambasada Amerikane...

PD prezanton planin për energjinë, Basha: Ulim faturat për 70% të familjeve shqiptare, bashkojmë tregjet me Kosovën

Partia Demokratike ka prezantuar programin për energjinë, ku kreu i saj Lulzim Basha, ka premtuar ulje të çmimit të naftës dhe të energjisë  elektrike. Sipas...

Ndryshon ligji në Gjermani: Postierët mund të hapin paketat në rast u duken të dyshimta

Gjermania ndryshon ligjin për Shërbimin Postar dhe detyron postierët që t’i dorëzojnë në polici paketat që u duken të dyshimta. Organeve të policisë dhe të...