Era Istrefi komerciale, t’i japësh medalje asaj do të thotë të kesh ngatërrim zorrësh në tru – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Era Istrefi komerciale, t’i japësh medalje asaj do të thotë të kesh ngatërrim zorrësh në tru

09:05 | 22/07/2018
në Uncategorized
0

Nga Ergys Mertiri

Të përzgjidhesh për këngën hapëse të një botërori, mund të jetë një event me rëndësi për çdo këngëtar, por nuk tregon asgjë mbi vlerat artistike të këngës. Ia kanë arritur kësaj edhe këngëtarë ordinerë si Ricky Martin, Shakira apo Pitbull me Jennifer Lopes dhe as ngre as ul gjë në listë edhe Era Istrefi.

Muzika që ajo përfaqëson është thjesht dhe vetëm komerciale pa asnjë vlerë artistike reale. Ajo ka vetëm efektin që të tërheqë masa të mëdha njerëzish, të pakultivuar me art e kulturë, por asgjë përtej kësaj. Kjo është e kundërta e artit, është konsum, mall tregu, tagji për popullin dhe si e tillë mund ta konsiderojmë si ant-iart, që shkatërron vlerat kulturore të një shoqërie. Kjo lloj muzike është jetëshkurtër. Ajo nuk mbahet mend, vdes që pas konsumimit të parë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Publiku e harron menjëherë, sapo një hit i ri hidhet në treg. Dekorimi i Era Istrefit nga Presidenti i Kosovës, ashtu siç më parë është dekoruar edhe Rita Ora nga ish-presidentja Jahjaga, është në kuadrin e kompleksit të inferioritetit kulturor që shqiptarët shpërfaqin në mënyrë të frikshme dekadat e fundit. Ky akt është ekspozim i fuqishëm i provincialitetit që na përfaqëson në instancat më të larta drejtuese e kudo.

Ti japësh Era Istrefit medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë do të thotë të kesh ngatërrim zorrësh në tru, do të thotë të degjenerosh vlerat më të thella të një shoqërie që ia doli të çlirohet nga një robëri 100 vjeçare, duke i shkartisur këto me vlerat e një kulture që promovon gjithçka profane si konsumin, vanitetin, mendjelehtësinë, të mosmenduarit, të qenit bosh. Ky lloj pseudoarti është modeli më i keq që mund ti ofrojmë shoqërisë e sidomos të rinjve.

E trishtë të jetosh në një shoqëri ku Era Istrefi merr medalje kombëtare, ndërsa në Kosovë ka artistë brilantë që prodhojnë muzikë të niveleve evropiane. Mund të themi psh. që një kompleks muzikor thuajse i panjohur si Gilespie, u përzgjodh para disa vitesh nga Red Hot Chili Papers mbështetës që do të këndonte në koncertin e tyre në Beograd. Për çdo muzikant serioz, ky propozim do të ishte një vlerësim shumë herë më i madh sesa ngjitja në skenën e një botërori për të englendisur turmat e tifozëve.

E njëjta gjë ndodh rëndom edhe në Shqipëri, ku mediokriteti dhe banaliteti janë kudo më të kërkuar dhe më të vlerësuar. Ndërsa prishet godina e teatrit sheshet e bashkisë ushtojnë nga koncertet e sharabajkave të botës që vijnë e pozojnë si yje që po iu hapin pak sytë edhe shqiptarëve.

Mesazhi që na vjen nga presidenca në Kosovë, siç ndodh rëndom edhe në Shqipëri është i trishtë. Ky shtet nuk interesohet për vlerat, kulturën dhe artin e vërtetë, por vlerëson dhe nderon vetëm çingijet, ndërsa favorizon gjithmonë kopukët, kurvat dhe hajdutët!

Etiketa: era istrefiergys mertirikomercialemedalje

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Projekti i Bashkisë Tiranë, i gjithë “Gabi” do të transferohet në Shkozë

Projekti i Bashkisë Tiranë, i gjithë "Gabi" do të transferohet në Shkozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –

12:14 | 12/01/2026
Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –

Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –

12:02 | 12/01/2026
Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet? –

Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet? –

11:50 | 12/01/2026
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –

11:28 | 12/01/2026
Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –

Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –

10:56 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –
  • Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –
  • Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet? –
  • Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –
  • Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –
  • Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –
  • Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com