Enver Hoxha: Të mbrohemi nga shovinizmi kosovar, Jugosllavia duhet të ekzistojë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Enver Hoxha: Të mbrohemi nga shovinizmi kosovar, Jugosllavia duhet të ekzistojë

19:26 | 17/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, studiuesi dhe arkivisti Kastriot Dervishi publikon të dhëna interesante që tregojnë se sa anti-kosovar ka qenë regjimi komunist në Shqipëri dhe diktatori Enver Hoxha.

Në dy momente çështja e Kosovës është dëmtuar rëndë, pikërisht atëherë kur është futur në kanale marksiste-leniniste dhe nuk ka qenë në koordinim me politikën amerikane. Gabimi i parë ishin vitet 1919-1931 kur Komiteti i Kosovës u keqpërdor për interesa të politikës sovjetike (gabim që u ndreq në vitin 1931 me ndërhyrjen e Mbretit Zog), si dhe së dyti te besimi se regjimi antikombëtar i Enver Hoxhës, mund të bënte për çështjen e Kosovës.

Komunizmi është varrosës i çështjes kombëtare shqiptare. Në vitet e fundit të jetës së tij, E.Hoxha bëri ndonjë deklaratë të “egër”, e cila ngeli në kuadrin e propagandës. Po të vësh re gjithë aktivitetin e tij, në mbledhjet e Byrosë Politike, Sekretariatit, të porosive dhe urdhrave që jepte, qëndrimi i tij ka qenë qartazi anti-kosovar.

Read more

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Shqiptarët e Kosovës të dënuar nga regjimi i E.Hoxhës për nga vuajtja as llogariten me ato që vuajtën në regjimin e Titos. Në Jugosllavinë e Titos nuk do të gjesh asnjë shqiptar që ka vuajtur mbi 30 vjet në burgjet e atij shteti. Po ashtu, Jugosllavia ktheu mjaft të arratisur shqiptare, sepse ishte në marrëveshje me regjimin e Enver Hoxhës.

Në ditën e festës së Republikës së Kosovës, dëshiroj të ndalem në një aspekt të politikës së Enver Hoxhës për Kosovën, pjesë e një studimi që ka përshirë gjithë hapësirën kur ai ishte në pushtet. Sjell sot një pjesë nga ditari i E.Hoxhës i vitit 1966, jo fort i njohur, në të cilën flet edhe për mbrojtjen e Federatës Jugosllave dhe shprehet kundër Republikës së Kosovës. Gjuha është e rëndë, madje përdoren fjalë të tilla si “shovinizmi shqiptar”. Këtu mund të shihet qëndrimi i vërtetë i Enver Hoxhës, sepse ky lloj ditari nuk ishte publik.

1 gusht 1966

Popujt dhe marksistë-leninistët revolucionarë jugosllavë duhet të luftojnë.

Revolucionarët marksistë-leninistë jugosllavë kurrë nuk duhet ta braktisin, qoftë edhe një grimë idenë e Federatës dhe të unitetit të popujve të Jugosllavisë. Ata duhet ta mbrojnë Federatën (me kuptim dhe me organizim të drejtë marksist-leninist) dhe lufta e tyre duhet të bazohet në idenë e unitetit dhe të Federatës. Këtë ide të madhe dhe progresive popullore, borgjezia kapitaliste serbokroate, e vjetër dhe e re, e ka shfrytëzuar dhe e shfrytëzon për qëllimet e saj shoviniste. Kush nuk e përfill këtë ide, ka popullin kundra. Revizionistët jugosllavë do të vazhdojnë të luftojnë nën maskën e ruajtjes së Federatës. Edhe në rast se klikat kapitaliste rivale gjakosen me njëra-tjetrën, ato veç e veç do të ngrenë kurdoherë flamurin e Federatës dhe “unitetin” kapitalist borgjez të popujve të Jugosllavisë. Marksistët revolucionarë, nga ana e tyre, duke mos e konfonduar kurrë kauzën e drejtë marksiste-leniniste të Federatës dhe të unitetit në luftë të popujve të Jugosllavisë me atë të titistëve duhet të demaskojnë qëllimet dhe synimet e reaksionit të ri serbokroat në lidhje me Federatën Jugosllave.

Dëgjojmë të flitet për një republikë të Kosovës. Kosovarët patriotë e revolucionarë, në këto momente duhet të tregohen shumë të kujdesshëm ndaj revizionistëve titistë, të cilët mund të luajnë edhe kartën e krijimit gjoja të një “republike shqiptare kosovare” në vend të “krahinës autonome”, për të gënjyer shovinizmin kosovar, për të shtypur më mirë luftën çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës dhe për të luftuar Republikën Popullore të Shqipërisë. Kjo e ashtuquajtur republika e jashtme shqiptare e kurdisur nga titistët mund të bëhet qendra e reaksionit kosovar dhe e të arratisurve fashistë e kriminelë lufte shqiptarë që gjenden në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kurth nuk duhet të bien shqiptarët e Kosovës. Ata duhet ta luftojnë këtë manovër të ndyrë të titistëve, të cilët ka mundësi ta luajnë këtë letër.

(Marrë nga Enver Hoxha, “Ditar për çështjet ndërkombëtare, 1966-1967”, nr.4, Tiranë 1982, ekstrakt nga faqet 136-148).

Image

Etiketa: Anti-kosovararkivisti Kastriot Dervishidiktatori Enver HoxhaKomiteti i KosovësPavaresia e Kosovesregjimi komunistShqiperi

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

nga 27
07:46 | 06/04/2026
0

Dashi Dita mund të nisë me një energji të fortë dhe dëshirë për veprim. Do të ndiheni të motivuar për...

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

nga 27
07:37 | 06/04/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Para
Humb jetën sapo del nga zyra punonjësi i Bashkisë Delvinë

Humb jetën sapo del nga zyra punonjësi i Bashkisë Delvinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

07:37 | 06/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –
  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com