Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Entuziazmi qesharak i Blushit e Manjanit: “Trump do ndëshkojë edhe Ramën”

Nga Media 0

Gjykimet “brilante” për Trump Day të politikanëve shqiptarë që shpresojnë se Presidenti i SHBA-së do të ndëshkojë kryeministrin e  Shqipërisë, Edi Rama.

Entuziasmi i opozitës për zgjedhjen e Trump në SHBA është kthyer në një situatë krejt qesharake. Në këtë vorbull janë përfshirë shumë individë të opozitës, por edhe ata të së majtës. Janë dy deputetë dhe një ministër që e përjetojnë ngjashëm Trump Day (sot është dita e inagurimit të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump).

Të urosh Berishën për zgjedhjen e Presidentit të SHBA-së, është gallatë e madhe, por kjo ka ndodhur dhe urimi vjen nga një deputete e opozitës. Se si e gjen ajo lidhjen mes Berishës dhe Trump është punë për të.  Ndërsa ndëshkimi i Ramës nga Trump, sipas saj tashmë është i garantuar. “Ishte Shannon Berns, i cili u shpreh: “Presidenti Trump do bëjë që në Shqipëri të shkatërrohet oligarkia kriminale e Soros”. Dhe dihet se kjo oligarki okupatore nuk ka askund në glob përfaqesues më të ligë sesa në Tiranë. E ai ka një emër,  Edvin Rama. Komentet se ç’po bën kjo monstër me Shqipërinë, me ekonominë, me demokracinë janë të tepërta. Ajo që nuk është e tepërt është pritshmëria shqiptare për ardhmërinë tonë kombëtare tek USA dhe Presidenti Trump!”, shkruan Deda në fcb.

Një reagim po kaq gallatë vjen nga ministri i LSI-së Ylli Manjani, i cili  paralajmëron kundërshtarët e Trump (e ka me Ramën) që të gjejnë vrimë ku të futen…

Që sot SHBA do ketë një President jo konvencional! Kundërshtarët e tij në Amerikë dhe në të gjithë botën do ta kenë pisk deri sa të mësohen! Me Trump bota do jetë ndryshe!”, shkruan Ylli Manjani. Ministër apo fallxhor?! Më shumë e dyta se e para!

Dhe ja ku vjen reagimi i kreut të LIBRA-s, Ben Blushi. Ai thotë se Trump është President i gjithë botës dhe se pritet prej tij, ndryshimi për mirë i rendit të punëve në botë, pra edhe në Shqipëri. Blushi si Deda e Manajni duket se pret që Donald Trump të nisë ndëshkimin e kryeministrit Rama sapo të ulet në tavoninën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ja një pjesë nga reagimi i Blushit dhe ja si e lidh ai Donald Tramp edhe me të varfërit.

Amerika është fuqia më demokratike në historinë e njerëzimit dhe nëse nuk do egzistonte do duhej ta kishim shpikur. Presidenti Trump është një produkt i pastër i demokracisë dhe tregut dhe për këtë shkak do t’i mbrojë të dyja në dobi të paqes dhe ekuilibrit global. Trump është Presidenti i një bote që pret një ndryshim. Nuk është Presidenti i të varfërve, por Presidenti i optimizmit të varfër. Nuk është Presidenti i elitës, por i ndryshimit që vjen nga lodhja prej elitës. Nuk është vetëm Presidenti i Amerikës është më shumë se kaq. Është një mundësi për të ndryshuar për mirë rendin e punëve në një botë që është shumë keq”, shkruan Blushi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej