• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Emri i Zotit është Mëshirë”, libri i Papa Franceskut

14:01 | 06/02/2016
në Uncategorized
0

Emri i Zotit është Mëshirë”  titullohet  libri-intervistë i Papa Françeskut me Andrea Torniellin, që ka dole ne treg ne janar 2016 në libraritë e 86 vendeve të botës.

“Papa është njeri, që ka nevojë për mëshirën e Zotit”. Françesku e pohon këtë në bisedën me Andrea Torniellin. E pikërisht nga kjo bisedë lindi libri i titulluar “Emri i Zotit është mëshirë”. Papa i rikthehet, në këtë vëllim, “lidhjes së tij të veçantë”  me të burgosurit. “Sa herë e kapërcej pragun e një burgu për ndonjë kremtim a vizitë, i shpjegon vatikanistit të La Stampës, mendoj gjithnjë të njëjtën gjë: pse ata, e jo unë? Rrëzimet e tyre ka shumë mundësi të ishin të miat. Nuk ndjehem më i mirë nga ai, që kam përballë”.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Si Pjetri, edhe pasardhësit e tij janë mëkatarë

“Kjo mund të shkundë, pranon, por më ngushëllon Pjetri: e mohoi Jezusin e, megjithatë, u zgjodh”. Papa vijon të tregojë se ka mbetur shumë i prekur nga leximi i disa teksteve të Palit VI dhe të Gjon Palit I: Albino Luciani e quante veten ‘pluhur’, duke pasur parasysh kufizimet e veta, paaftësitë, zbraztësitë, që ia mbushte mëshira e Zotit. Shën Pjetri, rikujton, e tradhtoi Jezusin. E nëse Ungjijtë na e përshkruajnë mëkatin e tij, mohimin e tij, vëren, e nëse Jezusi, megjithatë, i tha: ‘Kulloti delet e mia!’, nuk më duket se duhet të mrekullohemi kur edhe pasardhësit e tij e përshkruajnë veten si mëkatarë. Në një fragment tjetër të vëllimit, Françesku pohon se mund ‘ta lexojë’ jetën e vet, përmes Kapitullit të 16-të të Librit të Ezekielit, atje ku Profeti flet për turpin”.

Turpi është hir, që na bën ta ndjejmë mëshirën e Zotit

Turpi, nënvizon Papa, është hir: kur ndokush e ndjen mëshirën e Zotit, i vjen marre nga vetvetja; turp, nga mëkati i tij. Turpi, vë në dukje Papa, është një nga hiret që Shën Injaci kërkon në rrëfimin e mëkateve përballë Krishtit të kryqëzuar. Ky tekst i Ezekielit, vijon të tregojë Papa, të mëson të turpërohesh, por, me gjithë historinë e vet të mjerimit e të mëkatit, të kujton se Zoti të qëndron besnik e të ngre përsëri në këmbë. Françesku kujton atë Carlos Duarte Ibarra-n, rrëfyesin, të cilin e takoi në famullinë e tij, më 21 shtator 1953, ditë në të cilën Kisha kremton Shën Mateun: “Ndjeva si më depërtonte në korp e në shpirt mëshira e Zotit, duke u rrëfyer me të”. Një përvojë aq e fortë sa, vite më vonë, thirrja e Shën Mateut, përshkruar në homelitë e Shën Bedës së Nderuar, do të bëhej motoja e tij ipeshkvnore: “Miserando atque eligendo”.

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
E bukura dhe shkrimtari (Mbi romanin “Të gjithë premtojnë Parisin”)

E bukura dhe shkrimtari (Mbi romanin “Të gjithë premtojnë Parisin”)

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com