Emrat e agjentëve të Greqisë në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat e agjentëve të Greqisë në Shqipëri

10:10 | 01/03/2017
në Uncategorized
0

Nga Arben Llalla

Gjatë viteve 1949-1950 CIA amerikane parashikonte operacionet e veta nga Italia dhe Greqia për të rrëzuar pushtetin komunist të drejtuar nga Enver Hoxha. CIA mblidhte informacione se sa njerëz mund të angazhoheshin jashtë dhe brenda Shqipërisë për operacionet e saja. Në vitin 1948-1949 CIA bëri përpjekje në tre operacione për të hedhur agjentë dhe furnizime për grupet që ishin në Shqipëri për rrëzimin e pushtetit komunist.

Operacioni i parë u bë në korrik 1948 nga ajri, ku avionët e nisur nga Italia hodhën pako me armatim dhe furnizime ushqimore për grupet e tyre. Në tetor 1948 avion A C-47 hodhën furnizime të tjera.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Kryepeshkopi i Greqisë, Serafeimi

Në Janar të 1949 CIA ra në kontakt me grupet ekstremiste greke në Greqi, të cilat luftonin për aneksimin e Jugut të Shqipërisë-Vorio Epiri. U mor vesh me drejtuesit e organizatës “Komiteti Qendror për Çlirim e Vorio Epirit-KEVA” për organizimin e grupeve të agjentëve të tyre në Shqipëri. Këtë operacion do e drejtonte sekretari i KEVA, Stefanos Venakidhis, punonjës në Bankën Kombëtare të Greqisë dhe Nikolaos Pagos me profesion mjek, i cili ishte nënkryetar i organizatës KEVA. (Për shumë vjet kryetar i organizatës së fshehtë KEVA ishte kryepeshkopi i Greqisë, Serafeimi, i cili ka qenë pjesëmarrës drejtpërdrejtë në genocidin kundër popullsisë shqiptare në Çamëri 1944.

Kryepeshkop Serafeimi-Visarion Tika ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Napoleon Zervës, i cili u kujdes që ushtari i EDES Visarion Tika të bëhet Mitropoliti i Artës dhe i Janinës pas lufte me emrin Serafeim.

Në raportin e CIA të 3 Majit 1949 jepen të dhënat që organizata greke KEVA ka në jugun e Shqipërisë 18 agjentë dhe 15 korrierë si në Gjirokastër, Leskovik, Përmet, Vlorë, Korçë dhe Himarë. Gjithashtu KEVA ka në dispozicion edhe 5.000 anëtarë aktivë në Greqi dhe 2.300 në jug të Shqipërisë.

Plan III

Ky operacion, i cili u miratua më 1 mars të vitit 1949, përfshin shfrytëzimin e personelit nga KEVA, organizata më e madhe e grekëve refugjatë nga Shqipëria e Jugut (e njohur si Epiri i Veriut), me qëllim të grumbullimit të inteligjencës. Agjentë për këtë operacion janë Stefanos Venakides, sekretari i organizatës KEVA, një i punësuar tjetër në Bankën Kombëtare të Greqisë, dhe Nikolaos PAGOS, një mjek dhe zëvendëskryetar i organizatës KEVA. Këto dy individë janë angazhuar për një kohë të gjatë për të futur agjentë në Shqipërinë Jugore. Ata raportojnë për një numër prej 18 agjentësh aktivë brenda dhe afër qyteteve shqiptare të Gjirokastrës, Leskovikut, Përmetit, Vlorës, Goricës dhe Himarës. Për momentin ka 15 korrierë në dispozicion për kalime përtej kufirit. Një listë prej 27 agjentëve dhe korrierëve të njohur të organizatës KEVA me vendndodhjet dhe profesionet e tyre gjendet në shtojcë të këtij dokumenti. Organizata KEVA, siç është theksuar në memorandumin tonë të datës 18 janar, ka funksione të gjera që përfshijnë aktivitete për ndihmë (aktivitete humanitare) dhe rezistencë në Shqipëri. Raportohet që kjo organizatë ka një anëtarësi aktive prej 5.000 personash në Greqi dhe 2.300 në Shqipërinë Jugore.

Lista e emrave të agjentëve grekë

Qëllimet e këtij operacioni përfshijnë grumbullimin e inteligjencës për organizatat e rezistencës në Shqipërinë e Jugut dhe programet dhe planet e tyre, të dhënave për instalimet dhe ndërtimet në port e në aeroporte, nivelin dhe natyrën e ndihmës shqiptare për rebelët grekë dhe rendin e betejës. Korrierët do të dërgohen anembanë kufirit shqiptar për të iniciuar organizimin e rrjetit të agjentëve brenda Shqipërisë për arritjen e këtyre qëllimeve. Të gjithë agjentët e njohur, agjentët potencialë dhe korrierët janë kontrolluar në dosjet OSO për informata denigruese.

Ky operacion tani është duke u ngritur. Selia për momentin është në Athinë, por planifikohet të themelohet një bazë e avancuar operative në Janinë. Pritet që ekipet e para të korrierëve, të cilat operojnë nën drejtimin dhe kontrollin tonë të dërgohen brenda gjashtë javëve të ardhshme. Pesë telegrafistë për momentin gjenden në trajnim në Greqi. Komunikimet e telegrafisë do të themelohen sapo të jetë e mundur në një stacion në Greqi. Ndërkohë është pranuar një numër i vogël i raporteve me vlerë, të cilat rezultojnë nga aktivitetet e dy zyrtarëve grekë të organizatës KEVA, të identifikuar më lartë. Pritet që produktiviteti i dobishëm i këtij operacioni do të rritet në mënyrë të konsiderueshme, kur të ndjehet drejtimi dhe mbështetja jonë.

Etiketa: agjentët e Greqisëarben llallaCIAKomiteti Qendror për Çlirim e Vorio Epirit-KEVAkryepeshkopi i GreqisëNikolaos PagosSerafeimiStefanos Venakidhis

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ja dhe pllakën e Çamërisë e vumë… Foto LSA/ Malton Dibra

Ja dhe pllakën e Çamërisë e vumë... Foto LSA/ Malton Dibra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj –

09:40 | 15/12/2025
Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

09:36 | 15/12/2025
Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë –

Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë –

09:34 | 15/12/2025
50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –

50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –

09:20 | 15/12/2025
Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –

08:46 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj –
  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –
  • Arrestohen për prostitucion dy kolumbiane te “Vollga” në Durrës, procedohen 6 klientë –
  • 50% e bizneseve i japin ryshfet administratës së Ramës për të mbaruar punë –
  • Në shtëpi i gjendet një mitraloz! I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër (Emri) –
  • Avokati i Popullit, si humbet një betejë pa e nisur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset gruaja shtatzënë dhe bashkëshorti i saj –
  • Aksident në Maqellarë-Peshkopi! Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja ishte shtatzënë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com