Emocionuese në Durrës/ Idrizi i drejtohet nënës çame: Ngrihu e shiko sa shumë jemi e do ta çojmë në vend amanetin (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emocionuese në Durrës/ Idrizi i drejtohet nënës çame: Ngrihu e shiko sa shumë jemi e do ta çojmë në vend amanetin (film)

20:15 | 01/06/2017
në Shqiperi
0

PDIU hap fushatën në Durrës mes entuziazmit të mijëra mbështetësve, Idrizi: Jam i bindur për mbështetjen tuaj, e ku më shumë se në qytetin e Durrësit, një qytet që ka qënë gjithmonë larg dasive, ku në popullsia e Çamërisë gjetëm portat e hapura.

Emocione të mëdha kanë mbërthyer sallën e mitingut të hapjes së fushatës elektorale në Durrës, kur Shpëtim Idrizi i është drejtuar një nëne çame duke i kërkuar me përulje të çohej në këmbë për të parë se sa shumë janë në atë sallë  për të çuar në vend amanetin e të parëve, zgjidhjen e Çështjes Çame e për t’i thënë gjithë Shqipërisë se kemi “Veç një Atdhe!”. Mes ovacioneve të forta, e moshuara nga Çamëria shquhej mes turmës e ngritur në këmbë, ku mes lotësh kundroi sallën entuziaste duke krijuar momente mjaft emocionuese.

Në fjalën e tij në hapjen e fushatës së PDIU-së në Durrës, Idrizi premtoi solemnisht se PDIU do të jetë një grup parlamentar i dyfishuar pas zgjedhjeve të 25 qershorit duke veçuar se do të jetë një grup parlamentar që do të mbahet mend gjatë jo vetëm për kontributin për çështjen e Çamërisë por për kontributin e madh që do të japë për Durrësin, Elbasanin, Tiranën, Dibrën Vlorën, Shkodrën, Tropojën e gjithë Shqipërinë.

Read more

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

“Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë një parti me grup parlamentar, që do t’i japi fytyrën e vet politikës shqiptare, do të bëjë presion për ta bërë çdo qeveri shumë më të ndjeshme karshi shqiptarëve dhe shumë më patriotike. Prandaj, unë ju ftoj që të votoni PDIU-në. Votoni numrin 13, sepse ne kemi një listë të shkëlqyer kandidatësh për deputetë në qarkun e Durrësit. Ne jemi partia e atyre që besojnë në Zot, besojnë në pronë, besojnë në familje. Ne jemi parti e kauzave dhe jo parti që kur vijnë në pushtet, bëjnë vetëm pauza e shohin interesin e tyre.”– tha Idrizi.

Idrizi tha se PDIU ka qënë gjithmonë jashtë konfliktit dhe i sheh shqiptarët të gjithë bashkë.

“Ne e shohim që shqiptarët po ikin përditë dhe ky vend po shpopullohet. Politika duhet ta nisë korigjimin nga vetja. Ne kemi detyrim të bëjmë reforma, por së pari politika të shoh deformimin e saj, e pastaj të ketë mundësi të bëj reforma për shqiptarët. Ne nuk po shohim reforma, si nevojë shoqërore për ndryshim. 

PDIU ka qenë gjithmonë jashtë konfliktit, jashtë ndasive, jashtë kujtdo që i sheh shqiptarët të ndarë. PDIU është një portë e hapur për të gjithë shqiptarët, për të gjithë ata që mendojnë si ne, se kemi “Veç një Atdhe”. Ne padyshim do t’i ngrinim në këmbë djemtë dhe vajzat e Çamërisë  për ta çuar çështjen çame në malin e Sizifit. Unë jam i bindur që ne, këtë mal do ta kthejmë në drejtësi për çështjen çame”,- u shpreh kreu i PDIU-së.

Ai ka folur kundër dy partive të mëdha dhe politikës grindavece që ata kanë bërë për 27 vjet duke ftuar durrsakët e gjithë shqiptarët të votojnë PDIU-në me numrin 13, për t’i dhënë dinjitetin që i takon qytetarëve që ata të mos kërkojnë më të ikin nga vendi i tyre për shkak të varfërisë.

“Shqiptarët po ikin e kjo duhet të ndryshojë, e në se ky ndryshim kërkon ndryshime të dhimbshme, hajde ta bëjmë bashkë me partinë që ka veç një atdhe dhe që e ka vatanin nga Preveza në Mollën e Kuqe. Kjo sallë është entuziaste për të dëgjuar programe, por entuziami juaj është një obligim shumë i madh për ne dhe kam mirënjohje të madhe për mbështetjen që ju durrsakë na keni dhënë për kauzën e Çamërisë.

Votoni Krenar… t’i bashkohen burrave dhe grave të PDIU-së që i kanë dalë për zot jo vetëm Çështjes Çame, sepse do të jenë një grup parlamentar që do të mbahet mend gjatë.  … Rroftë Durrësi! Rroftë Çamëria! Rroftë Shqipëria e bashkuar!”, tha Idrizi.

 

Etiketa: Krenar LaskoMolla e Kuqenënë çamePrevezaShpetim Idrizi

Të Lidhura

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

nga 27 ok
18:20 | 19/05/2025
0

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz,...

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

nga 27 ok
15:00 | 19/05/2025
0

Përpara zgjedhjeve, më 7 maj 2025 është firmosur kontrata e dyshimtë mes bashkisë Fier të drejtuar nga Armando Subashi dhe...

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

nga 27 ok
18:25 | 19/05/2025
0

SPAK e heton për vrasje, kryebashkiakja e Roskovecit i jep tenderat publikë! Bëhet fjalë për Renato Salin i njohur si...

Para
Filipine/ Shpërthime dhe të shtëna në një resort turistik

Filipine/ Shpërthime dhe të shtëna në një resort turistik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com