Emërimi i anëtarëve të gjykatës Kushtetuese/ KE reagon ndaj letrës së Metës: Presim mendimin e Komisionit të Venecias – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emërimi i anëtarëve të gjykatës Kushtetuese/ KE reagon ndaj letrës së Metës: Presim mendimin e Komisionit të Venecias

11:55 | 06/03/2020
në Kryesore
0

Read more

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Komisioni Europian i është përgjigjur letrës së Presidentit Meta në lidhje me ngërçin që ka me maxhorancën për emërimin e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese.

Komisioni pranon se ekziston një mosmarrëveshje për një prej gjyqtarëve të fundit të emëruar, për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës, ndërsa shton se Komisioni i Venecias do të lëshojë një opinion mbi këtë çështje gjatë këtij muaji.

Gjithashtu, komisioni Europian nuk thotë që ekziston një interpretim tjetër nga Presidenti, por se ka një interpretim të ndryshëm të procedurës për emërimin e një prej gjyqtarëve nga Presidenti i Republikës.

Në fund, Komisioni shprehet se ata nuk po komentojnë mosmarrëveshjet mes autoriteteve në Shqipëri duke theksuar se presin mendimin e Komisionit të Venecias.

Më parë, Presidenti Meta i dërgoi një letër komisionerit Varhelyi duke i shprehur shqetësimin për situatën e krijuar me maxhorancën për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

LETRA E METËS

I nderuar Komisioner Varhelyi,

Zyra juaj lëshoi dje një përditësim në gjetjet kryesore të paketës së zgjerimit 2019 për Shqipërinë. Mirëpres angazhimin dhe përpjekjet tuaja për të mbështetur procesin e integrimit të vendit tim në BE, në pritje të hapjes së negociatave. Unë jam duke shpresuar që shtetet anëtare do të aprovojnë rekomandimin tuaj për të hapur negociata gjatë këtij muaji, gjithashtu në funksion të një metodologjie më të rreptë që siguron një proces më të prekshëm dhe të qëndrueshëm për shkak të reformave.

Me vlerësimet më të mira nga takimi ynë që zhvilluam në Tiranë, isha vërtet i inkurajuar nga realizmi dhe padurimi juaj për t’i kthyer dështimet e kaluara në mundësi. Rivendosja e besueshmërisë së procesit të zgjerimit nuk është vetëm një kërkesë e vendeve anëtare, por gjithashtu është e domosdoshme për përparimin e vërtetë të vendeve kandidate, duke përfshirë Shqipërinë. Në këtë këndvështrim, nuk mund ta fsheh keqardhjen time duke lexuar ‘fotografinë e fakteve’, që lidhen me procedurën e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, ku citoni “Ka një mosmarrëveshje për një prej gjyqtarëve të fundit të emëruar, për shkak të një interpretimi të ndryshëm të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës”.

Ka vërtet një mosmarrëveshje në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetues, por kjo për shkak të një interpretimi të ndryshëm të shumicës socialiste e cila kërkon të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe të përshkallëzojë më tej krizën ‘sui generis’ në Shqipëri.

Presidenti i Republikës ka respektuar dhe zbatuar plotësisht dispozitat e sakta kushtetuese dhe ligjore që përcaktojnë:

Neni 179 i Kushtetutës:, .. 2. Anëtari i parë që do të emërohet në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Parlamenti dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Ky do të jetë sekuenca për të gjitha emërimet e ardhshme pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Ligji Nr.8 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

‘4. rinovimi i gjyqtarëve të gjykatës Kushtetuese deri në vitin 2022, do të bëhet nën skemën e mëposhtme:
a, Gjykatësit që do të zëvendësojnë gjyqtarët mandati i të cilëve skadon në vitin 2016, emërohen sipas sekuencës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës dhe nga parlamenti.
b, Gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, mandati i të cilit skadon në vitin 2017, emërohet nga Gjykata e Lartë dhe do të qëndrojë në zyrën deri në 2025.
c, gjyqtarët që do të zëvendësojnë gjyqtarët mandati i të cilëve skadon në vitin 2019 do të emërohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës dhe nga parlamenti.
ç, Gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, mandati i të cilit skadon në vitin 2020, do të emërohet nga Gjykata e Lartë dhe do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2028.
d, Gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarët mandati i të cilëve skadon në vitin 2022, do të emërohet sipas sekuencës përkatësisht nga Presidenti i republikës, nga Parlamenti dhe Gjykata e Lartë “.

Kjo është pikërisht asaj që i ka qëndruar Presidenti. Kjo është pikërisht ajo që rekomandoi Komisioni i Venecias për reformën në drejtësi të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti shqiptar në vitin 2016. Por oreksi politik i mazhorancës socialiste kërkon të prishë një ekuilibër të tillë, në mënyrë që të marrë kontrollin politik të Gjykatës.

Për më tepër, unë kam botuar të gjitha dokumentet zyrtare që dëshmojnë çdo shkelje kushtetuese dhe ligjore të kryer nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve të Drejtësisë, Ministri i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendra e Botimeve Zyrtare, dhe kam bërë kërkesë të padive penale kundër të gjithëve të përfshirë në këtë skemë në Prokurorinë Speciale, SPAK. Gjatë gjithë kësaj kohe unë kam qenë plotësisht transparent dhe kam njoftuar zyrën e Delegacionit të BE-së dhe të gjitha shtetet anëtare të BE-së në çdo hap të këtij procesi.

Kam qenë plotësisht bashkëpunues me Komisionin e Venecias, i cili është investuar për të shqyrtuar tërësinë e procedurës së emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, dhe jo vetëm në një gjykatës, siç përmendet në raportin tuaj.

Për të komplikuar gjërat më tej, duhet të dini që kjo mazhorancë miratoi një ligj antikushtetues në Parlament, duke e ndryshuar procedurën e betimit e gjyqtarëve të Kushtetueses në zyrën e Presidentit të Republikës, parashikuar në nenin 129 të Kushtetutës. Më lejoni të theksojë se ky ligj u miratua ditën kur mbërriti Komisioni i Venecias në Tiranë, pavarësisht mendimit të tyre që do të jepnin edhe për këtë çështje. Unë e kam ekzaminuar zyrtarisht këtë procedurë, dhe kam denoncuar publikisht me dokumente zyrtare se si Parlamenti mashtron për mbështetje të pretenduar në emër të institucioneve të tjera publike dhe OJQ-ve. Këto të fundit jo vetëm që kanë mohuar mbështetjen e këtij ligji, por edhe qëndrojnë me vendosmëri dhe publikisht kundër tij !!

Shumica ka spekuluar publikisht se gëzon mbështetjen e plotë të BE-së kur miraton një numër masash legjislative anti-kushtetuese, përfshirë këtu këtë ligj. Unë kam kërkuar një qëndrim zyrtar për këtë çështje, duke pasur parasysh heshtje të përhershme kundër akuzave të tilla. Më lejoni të theksoj gjithashtu, se i vetmi aktor që nuk është përgjigjur, në mënyrë të pashpjegueshme, për një numër kërkesash zyrtare nga Presidenti, është zyra e EURALIUS V, i detyruar të ndihmojë të gjitha autoritetet zyrtare në çështjet ligjore që lidhen me reformat e BE-së !!!!!

Komisioner Varhelyi,
Ndërsa Komisioni Evropian do të bëjë gjithnjë përpjekjet e tij më të mira për të pasur një bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me çdo qeveri shqiptare, unë besoj se Komisioni Evropian gjithashtu duhet të marrë parasysh interesat më të mirë të popullit shqiptar në zemër.

Çdo mbështetje për gërryerjen e mëtejshme të demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tim vetëm do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe do të inkurajojë shpopullimin e Shqipërisë.

Unë do të qëndroj me vendosmëri për të mbrojtur integritetin e plotë të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, si e vetmja shpresë për kontrollin dhe balancimin e qeverisë, veçanërisht përballë situatës aktuale politike dramatike në Shqipëri. Duke ju siguruar vlerësimin më të lartë të sinqertë, unë mezi pres të takohem me ju, i dashur Komisioner, në një moment të përshtatshëm, siç ramë dakord gjatë takimit tonë në Tiranë. /abcnews.al/

 

Etiketa: Ilir MetaKomisioni EuropianKomisioni i VeneciasLetra e Presidentit

Të Lidhura

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

nga 27
11:28 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

nga 27
11:20 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Para
“Pse komunikojnë me opozitën”/ PD publikon debatin mes drejtoreshës së qendrës shëndetësore dhe mjekëve (Film)

"Pse komunikojnë me opozitën"/ PD publikon debatin mes drejtoreshës së qendrës shëndetësore dhe mjekëve (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

11:28 | 04/02/2026
Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com