Emergjencat Civile: 10 vatra zjarri në 24 orët e fundit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emergjencat Civile: 10 vatra zjarri në 24 orët e fundit

10:41 | 08/07/2017
në Shqiperi
0

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile bën të ditur  se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin ka pasur 10 vatra zjarri.

Emergjencat Civile përsërisin thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, apo në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në numrin 06941 10 198.

Qarku Shkodër

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në kasollen pranë banesës së shtetasit P.F. Shërbimi vendor i MZSH Shkodër, dërgoi në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë të cilët kanë punuar rreth 1 orë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sasi e madhe bari dhe u shpëtua banesa dhe bagëtitë që ndodheshin pranë.

Në fshatin Potgor, Njësia Administrative Qendër, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një siperfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Berat

Në fshatin Malas Breg, Njësia Administrative Kutalli, bashkia Ura Vajgurore, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Berat, dërgoi në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse, 17 efektivë së bashku me disa banorë të zonës, punonjës të Inspektoriatit Pyjor si dhe 30 forca ushtarake për të shuar vatrat e zjarrit, të cilët kanë mbërritur nga reparti i Poshnjes. Pas një pune të gjatë nga të gjithë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 28 ha me shkurre dhe ferra, dhe 5000 rrënjë ullinj të rinj.

Në fshatin Radësh, Njësia Administrative Qendër të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Skrapar ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët kanë  punuar dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 15 ha shkurre dhe ferra.

Në fshatin Vokopolë, Njësia Administrative Tërpan të bashkisë Poliçan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Poliçan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 2 ha shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan

Në fshatin Bishqem Fushë, Njësia Administrative Pajovë, bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishtë. Shërbimi vendor i MZSH Peqin, dërgoi në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel, të cilët kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynyn me shkurre, ferra dhe 3 rrënjë ullinj shekullor.

Në fshatin Hajdaraj të Bashkisë Elbasan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurra dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Elbasan ka dërguar në vendngjarje 1 automjet dhe 3 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 1 dynym me shkurre dhe 30 rrënjë ullinj.

Qarku Vlorë

Në fshatin Zvërnec, Njësia Administrative Qendër, bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Qarku Durrës

Pranë llixhave “Bilaj”, në fshatin Bubq, Njësia Administrative Fushë Krujë, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një fabrike. Shërbimi vendor i MZSH Krujë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit me shpejtësi pa i dhënë mundësi të kalonte tek fabrika ngjitur. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe ferra.

Qarku Fier

Në fshatin Zharrës të bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe në një gropë pusi nafte, ku rrezikohej direkt pusi i naftës 365. Shërbimi vendor i MZSH Patos dërgoi 1 mjet dhe 9 efektivë, së bashku me një mjet zjarrfikës të kompanisë së naftës Albpetrol dhe 6 efektivë. Pas një operacioni që zgjati rreth 2 orë forcat zjarrfikëse arritën që të shuanin zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre dhe ferra. U shpëtua pusi i naftës nr. 365. Nuk pati të lënduar.

Etiketa: 10 vatra zjarriemergjencat civilezjarr

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku

Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –

20:30 | 13/03/2026
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

20:02 | 13/03/2026
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –

19:46 | 13/03/2026
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë –

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë –

19:22 | 13/03/2026
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

17:26 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • “Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –
  • Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –
  • SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin –
  • Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë –
  • Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –
  • Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën –
  • Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com