Kryetari i Bashkisë së kavajaës sërish nën hetim. Ai po hetohet për abuzime në një tender 3 milionësh. Tenderi ishte organizuar për pastrimin e përroit të Leshniqes në Qerret të Kavajës është bërë objekt hetimi nga prokuroria e këtij qyteti. Ky institucion është duke hetuar ligjshmërinë e këtij tenderi, fituesi i të cilit është bërë publik vetëm 2 ditë para se Elvis Rroshi të lirohej nga qelia dhe të rrinte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve për dekriminalizimin.
Veprimet hetimore për procedurat e këtij tenderi mësohet të kenë nisur kryesisht nga prokuroria e Kavajës, e cila tashmë ka kërkuar informacion të njihet me të gjithë procedurën zyrtare të zhvilluar nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Kavajës.