Elisa, mes Don Kishotit të Servantesit, stresit të Veliut dhe filmave me përdhunime! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elisa, mes Don Kishotit të Servantesit, stresit të Veliut dhe filmave me përdhunime!

18:10 | 05/06/2020
në Kryesore
0

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Nga Dritan Kaba

Juli Xhokaxhi është gazetare me shumë fat. Sa herë fton Elisa Spiropalin, intervista me të i bëhet lajm kombëtar!
Në një intervistë më parë, Elisa “shkëlqeu” me dijet e saja, si njohëse e paanë e letërsisë, kur na nxorri Don Kishotin, personazh romantik të letërsisë shqiptare!
Sa krenar duhet të jetë ndjerë Kadare për dijet e Elisës! Por Juli u tregua e mirë nuk e ngacmoi, që ne, shqiptarët e paditur, të habiteshim më shumë me njohjet e thella të Elisës. Por edhe kaq mjaftonte!
Sikur Elisa të kishte lexuar libra sa ka kostume, sa mirë do të ishte! Por për çfarë i duhen, Elisës, librat? Ajo ka lexuar “Kurbani” të Gjithologut, aq i mjafton. Edhe këtë “meritë” po ja jap paradhënie, se rrezik edhe atë nuk e ka lexuar sepse Elisën e streson leximi!
Sot Elisa na dhuroi një tjetër perlë të sajën! Ardi Veliu na paska qenë i stresuar, ndaj nxorri videon me të ëmën e 15 vjeçarit në një seancë dëgjese në Komisionin e Sigurisë të Parlamentit Shqiptar!
Nga koleget e ngushta të Elisës nuk pati asnjë reagim, për këtë vepër të pashoqe, të pa ndodhur ndonjëherë në Parlamentin Shqiptar. Megjithëse kishte shumë gra në atë mbledhje, por asnjëra nuk mori mundimin të reagonte. Të gjithave ju mbyll goja dhe mendja me gjetjet e jetës prej “krimineleje”, të një aktoreje!
Mbledhjet e Komisionit të Sigurisë në Parlament janë kthyer në “gallatë” të turpshme në sytë e qytetarëve. Nga ai komision qytetarët presin ligje si forcohet rendi dhe jo si merret nëpërkëmbë një grua, një prind. Shqiptarët nga ai Komision presin strategji si luftohet droga, por dëgjojnë kërkesën e Kryetares së Komisionit, që Elona të nxirrte “shalën” dhe Ermonela të çmallej me të!
Elisa na shpjegoi, që drejtori ishte nën presion dhe “deklarata” e tij ishte e gabuar, e nxituar e panevojshme. E dashur Elisë, nuk ishte deklaratë, as stres, por një veprim i mirëmenduar. Ishte një spektakël i turpshëm i ofruar nga makina e propagandës së Rilindjes!
Elisë, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe fjala “deklaratë” do të thotë: Pohim a njoftim me përgjegjësi që bën dikush me gojë a me shkrim; shpallje e qëndrimit zyrtar, që mban një qeveri, organizatë etj. për një çështje të caktuar; shpallje e disa parimeve, qëllimeve a kërkesave të rëndësishme të një shteti, partie etj.;
Por në fakt ai veprim ishte më shumë se deklaratë! Ishte një video e transmetuar “live” në një mbledhje parlamentare!
Pjesa juaj më qesharake është kur deklaroni se për këtë “deklaratë”, sa më bën të qesh edhe të qaj artikulimi juaj, kur thoni që: “Ka marrë ndëshkim dhe moral dhe vërejtjet përkatëse”!!! Kush është vërejtja, që ka marrë Drejtori Veliu?! Apo kur të merr në telefon Edi edhe ulëret me gishta në vesh, quhet vërejtje, e rëndë madje!
Ndërsa qershia mbi tortën e gatuar në emision, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër, është fjalia e fundit: “por veprimtaria e tij në krye të policisë është më e vlefshme se gabimi, që ka bërë”!!!
Nuk besoj se ka guxim njeri me dy pare mend në kokë të artikulojë të tilla marrëzi kaq të shumta në një përgjigje të vetme.
Ndaj siç duket edhe të nxjerrin, se vetëm Ju mund t’ia arrini!
Këtyre thënieve të tua mund t’i bëjë konkurrencë vetëm Mimi Kodheli, sërish edhe ajo në një mbledhje të një Komisioni Parlamentar, që na i nxorri të gjitha mësueset e nderuara të Shqipërisë si mendjeshkurtra, që nuk bëjnë ditare, por thonjtë dhe veshin minifunde. Nuk e di çfarë kanë ndjerë, ato mijëra mësuese, të cilat në këtë kohë pandemie, iu janë përkushtuar nxënësve duke bërë mësimet online, megjithëse pa asnjë kusht! Me shpenzimet e tyre, pa asnjë shpërblim shtesë!
Dje kisha nipin në shtëpi dhe po me tregonte se si mësuesja i kishte çuar të gjitha mësimet në whatsapp me video dhe më shpjegonte se si interesohej çdo ditë duke iu telefonuar prindërve, nëse fëmijët kishin vështirësi në mësimet, që ajo i kishte dërguar një dite më parë!
Edhe ajo deklaratë u bë për të marrë në mbrojtje një tjetër të emëruar të Rilindjes, që pa asnjë turp, përdhunimet në grup i quajti krime pasioni. Sërish në Parlamentin Shqiptar. Njësoj si ti, një vit e gjysëm më parë, kur deklaroje, që ngjarje të tilla ndodhin në të gjithë botën, bëhen edhe filma! Sot kemi vetëm viktimën, që vuan, ndërsa të gjithë të tjerët janë të lirë! Nga fshehësit e së vërtetës, drejtorja e shkollës, shefat e policisë, që në fakt duhet të ishin ata sot para drejtësisë, por edhe ata të rinj që kryen atë krim!
Kjo në fakt është Rilindja, qeveria juaj, ku asnjë nuk merr përgjegjësi! Ku askush nga ju nuk mban përgjegjësi, për çdo idiotësi, që artikuloni, për çdo veprim që bëni, pavarësisht se sa qytetarë lëndohen.
Ju jeni të gjithë “të stresuar”! Ndaj ka ardhur koha të ikni në grup!
Dhe kush ju voton ju meriton plotësisht!

Etiketa: Don KishotiDritan KabaJuli XhokaxhiServantesShqiptarët

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Irani kundër Trump/ Refuzon vizat për shtetasit amerikanë

Vendi i parë në botë që goditet nga vala e dytë e Koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com