Elis Bakaj shpjegon “përplasjen” me Olsi Ramën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elis Bakaj shpjegon “përplasjen” me Olsi Ramën

17:06 | 20/02/2018
në Sport
0

Elis Bakaj, la fushën e lojës duke u treguar gishtin e mesit tifozëve të Partizanit ndërsa Kukësi po fitonte 2 me 1 ndaj të kuqve.

I sinjalizuar nga arbitri i katërt, kryesori Kridens Meta i ka treguar kartonin e kuq duke e dërguar menjëherë në dhomat e zhveshjes futbollistin.

Në tunelin që e largonte nga fusha, Bakaj është përballur me drejtorin e përgjithshëm të Partizanit Olsi Rama. Mediat shkruan se ai e ka tërhequr nga bluza për ta larguar nga fusha duke shkaktuar replika mes tyre, por futbollisti mohon të jetë konfliktuar me të duke sqaruar se Rama e ka këshilluar.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Elis Bakaj sqaron përmes një statusi në Facebook:

Përshëndetje, të nderuar miq dhe sportdashës! E ndiej si detyrim, në respekt ndaj jush, të shpjegoj situatën e ndodhur në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit. Në radhë të pare dua të sqaroj “përplasjen” e sajuar me z.Olsi Rama. Dua ta falënderoj atë për këshillat që më dha në ato moment, kur e kisha humbur kontrollin. Me qytetari dhe kulturë pata një bashkëbisedim me drejtorin e Partizanit. Ai me të drejtë më tërhoqi vëmendjen për veprimet e mia dhe, pasi unë i shpjegova arsyet, më tha të futesha në dhomat e zhveshjes. Pra, nuk ka patur asnjë përplasje mes meje dhe z.Rama. Do t’iu lutesha mediave të mos sajojnë dhe amplifikojnë, për më tepër të mos politizojnë. Sa i takon momentit tim të nervozizmit, dua të sqaroj se, pa filluar ende loja, jam ofenduar në kor nga familja. Ta dëgjosh është e lehtë, por nëse vihesh për 1 sekondë të vetme në pozitat e mia, atëherë gjithsecili prej jush do të më kuptojë më mirë. Gjithsesi, kjo nuk justifikon sjelljen time antisportive për të cilën mbaj përgjegjësi të plotë para gjithkujt, por me mbingarkesën psikologjike që kisha nga ofendimet konstante gjatë gjithë ndeshjes, reagova në atë mënyrë. Dua të sqaroj se reagimi im ishte ndaj 2-3 personave në tribunën qendrore të “Selman Stermasit”, të cilët po me shanin si individ gjatë gjithë kohës, edhe në momentin e zëvendësimit. Për më tepër aty ndodheshin edhe familjarët e mi, që janë konfliktuar (jofizikisht) me këta tifozë. Unë durova dhe nuk reagova ndaj pjesës përkarshi të tifozëve, që po më ofendonte pa ndalim. Por, në atë moment, të shikosh 2-3 individë që të ofendojnë familjen, nuk e pranoj. Nuk lejoj askënd të prekë familjen time. Atë, si çdo person tjetër, e kam të shenjtë. Nuk është shenjë frike, as servilizmi, por në jetë mund të ndryshosh gjithçka, veç të kaluarës tënde. Shikoj shumë tifozë që më sulmojnë sikur kam harruar Partizanin. Jo, Partizanin e kam në konsideratë! Aty mësova “abetaren” e futbollit! Por, më thoni çfarë të bëj nëse luaj për një skuadër tjetër, të mos i shënoj Partizanit?! Të gëzohem, kur ata më ofendojnë? Reagimet e mia janë të provokuara dhe imponuara nga të tjerë. Përse arbitri nuk e ndali lojën kur kishte thirrje masive ofenduese ndaj meje? Po nëse shahej familja e tij, a do ta ndërpriste ndeshjen? Unë nuk dua të marr shembuj të lojtarëve botërorë, që kanë bërë veprime të të tilla. Padyshim kam gabuar me atë reagim, por nuk isha shkaku, isha pasoja e provokimeve të pandalshme ndaj meje dhe familjes sime. Në karrierën time sportive jashtë Shqipërisë mund të analizoni që s’kam patur asnjë veprim antisportiv. Gjithashtu, edhe kartonët e verdhë kanë qenë të minimizuar, të kuqtë s’janë diskutuar fare. Edhe në ekipet kombetare kam patur sjellje korrekte, asnjë përplasje. Mund të kem bërë veprime të gabuara në të kaluarën time, kur isha ende i ri në moshë, por tani kam reaguar për diçka madhore, për familjen time, ndaj nuk kam asnjë pishman ndaj atyre që më prekin gjënë më të shtrenjtë që kam. Respektoj tifozët e vërtetë, por jo ata që vijnë në stadium me motivin e vetëm për të më ofenduar mua. Duke lënë veç gjithçka, edhe motivin e fortë që kisha për atë reagim, u kërkoj ndjesë shokëve të skuadrës dhe klubit tim, pasi mund të mungoj në ndeshjet e radhës.
Elis Bakaj

Etiketa: Elis BakajKukesiOlsi RamaPartizani

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Largimi i mjekëve nga Shqipëria, fakulteti nxit vetë kurse për në Gjermani

Largimi i mjekëve nga Shqipëria, fakulteti nxit vetë kurse për në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com