Drejtuesit e mjeteve janë kthyer në një makth për këmbësorët. Pas aksidentit tragjik në Kodër Kamzë, ku dy persona humbën jetë, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur këtë herë në qytetin e Elbasanit.
Të tre të lënduarit janë dërguar në spitalin e Elbasanit, nga ku mësohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
25-vjeçari, drejtues i automjetit është ndaluar nga policia. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.