Elbasan/ Historia e rrallë e burrit që nuk jeton prej 73 vitesh, por që askush s’mund ta vdesë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elbasan/ Historia e rrallë e burrit që nuk jeton prej 73 vitesh, por që askush s’mund ta vdesë

13:09 | 28/09/2017
në Shqiperi
0

Ka plot 73 vjet që ka ndërruar jetë, por figuron i gjallë. Më e keqja është se ai nuk mund të vdesë. Nuk ekziston asnjë mundësi tashmë. I vetmi shans që ai të figuronte i vdekur ishte e bija e tij, sot 80 vjeçe. Por edhe ajo i ka të humbura të gjitha betejat. Dhe kështu vitet ikin dhe ai ka mbushur 145 vjeç.

Rasti i paprecedent vjen nga Elbasani. Bëhet fjalë për të ndjerin Mehmet Nurihana që iku nga kjo botë më 17.3.1945. Ai u shua në fshatin Pajovë të Peqinit. Dhe i biri e varrosi atje.

Mehmet Nurihana ishte një kafexhi i njohur në Elbasan. Ai banonte me familjen e tij në lagjen “Spajkore”.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kur shkoi në moshë të thyer i pëlqente të qëndronte tek i biri, hoxhë Hasan Nurihana (Shemja), që shërbente në Pajovë të Peqinit. Nuk iu nda djalit deri sa vdiq.

Por, që nga ajo kohë ai nuk figuron i çregjistruar në librat e gjendjeve civile as në Pajovë, as në Elbasan, as në arkivat e rrethit apo arkivën qendrore.

E bija e tij, Faika Nurihana (Zaimi), ka disa vite që përpiqet që babai t’i prehet i qetë shpirti. Është intersuar kudo, në gjendje civile, në fshat, në qytet, në Elbasan , në Tiranë. Por jo. I kanë thënë se babai i figuron i gjallë.

Në vitin 2012 vendosi t’i drejtohet Gjykatës së Elbasanit, por në fund çështje u pushua dhe vendimi ishte se ai mbetet i gjallë!

“Nuk di çfarë të bëj. Ku nuk kam shkuar. Jam 80 vjeçe dhe ditët i kam të numëruara. Por babain nuk mund ta shpall të vdekur. Ne fëmijët po ikim një e nga një, por ai figuron i gjallë. Shkova në fshat, pyeta në gjendjen civile. Më thanë është gjallë. Pyeta të moshuar atje që mund ta mbanin mend. Por kur vdiq ai ata kanë qenë shumë të vegjël. Pyeta në Elbasan. Është gjallë më thanë. Shkova në Arkivën e Shtetit. Dhe atje më thanë që jeton. Kur marrin certifikatat familjare,ai figuron i gjallë në trungun familjar. Hapa një proces gjyqësor dhe harxhova edhe disa para. Unë jam pensioniste dhe merret mend sa para kam. Por në fund gjykata më tha se nuk fiton. Babai nuk mund të vdesë. Një prej atyre më këshilloi që të shkoja në fshat, të vendosja një gur varri me foton e babait dhe të gdhend shkronjat e lindjes dhe vdekjes me shifra romake. Nuk di çfarë të bëj më shumë. Tani po mendoj që t’i kërkoj 73 vite pension se ai është gjallë. Atëherë ndoshta më japin të drejtë këta.”

E moshuara nuk e beson se nuk gjen zgjidhje. “Do përpiqem edhe njëherë për herë të fundit. Ndoshta fitoj sa jam me frymë. Në mos ai mbetet përjetësisht i gjallë”.

Faika Nurihana, (Zaimi)

/Infoelbasani.al/

Etiketa: ElbasanFaika NurihanaMehmet Nurihanavarrezavdes

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Deputetja e demokrate-Ruçit: Vrasës. Deputetët e PD dhe LSI godasin tavolinat

Deputetja e demokrate-Ruçit: Vrasës. Deputetët e PD dhe LSI godasin tavolinat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com