Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku roje në Urgjencën e Spitalit Kirurgjik të këtij qyteti.
Shetatsi i arrestuar është Andrea Vogli, banues në Cërrik. Ky shtetas ka goditur për shkak të detyrës mjekun roje të Urgjencës në Spitalin Kirurgjik Elbasan, A.H 39 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.