Ditën e sotme Policia e Elbasanit, ka arrestuar një 24-vjeçar pasi nuk respektoi rregullin e karantinimit.
I riu M.LL ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë “Shqiponja”.
Mësohet se 24-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime se pse ka dalë nga banesa, dhe si pasojë e masave të vendosura nga qeveria, policia ka qenë e detyruar ta shoqërojë në komisariat. Ai ka shfaqur rezistencë dhe për këtë arsye është arrestuar.