Policia e Elbasanit ka arrestuar një 36 vjeçar pasi tentoi të përdhunojë një vajzë 14 vjet më të vogël se ai.
Mësohet se vajza ka mundur të shpëtojë nga akti i dhunshëm seksual dhe është bërë i mundur arrestimi i autorit i cili akuzohet për “marrëdhënie seksuale me dhunë”.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, shtetasin O. C., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Ky person ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 22-vjeçare.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.