El Clasico për Krujf, Luis Enrike dhe Zidan takim pas 10 vjetësh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

El Clasico për Krujf, Luis Enrike dhe Zidan takim pas 10 vjetësh

19:41 | 01/04/2016
në Sport
0

Nesër El Clasico dhe e gjithë bota e futbollit e ka kthyer vëmendjen nga Barcelona, megjithëse skuadra e Luis Enrikes është 10 pikë përpara Realit të Madridit. Ndërsa në gjoksin e futbollistëve katalanas nuk do të jetë logo e kampionëve të botës, por mbishkrimi “Gracies Johan!”, një nga iniciativat e shumta në nderim të Krujf, i ndarë nga jeta tetë ditë më parë. Dhe holandezi e meriton një logo të tijën, qoftë edhe për një ditë, pasi është legjenda që ndërroi përgjithmonë historinë e klubit “blaugrana”. Ndërkohë që janë të shumtë ata që do të bëhen pjesë e këtij spektakli. Deri tani janë akredituar 700 gazetarë, të cilët do të përçojnë nënën e të gjitha ndeshjeve në 184 vende të ndryshme. Do të ketë komentatorë të jashtëzakonshëm, midis të cilëve Erik Abidal, Rud Gulit, Fabio Kapelo, Huan Pablo Sorin, apo Patrik M’Boma. E veçantë është që do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit në një “klasike” Luis Enrike dhe Zinedin Zidan. Për herë të fundit, një gjë e tillë ka ndodhur përpara 10 vitesh, kur të dy luanin në fushë.

24

Ndeshja do të luhet në “Camp Nou”, ku Barcelona nuk ka humbur për më shumë se një vit (për herë të fundit ka ndodhur më 21 shkurt 2015 kundër Malagas). Më pas, në 22 takime të luajtura në shtëpi, kampionët e Europës kanë arritur 20 fitore dhe 2 barazime. Fitorja e fundit e Realit në “Camp Nou” ka ndodhur në vitin 2013 (1-3), kur “los blanchos” drejtoheshin nga Hoze Murinjo. Dhe në fund, sfida e golit do të ndahet midis Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos, madje për këtë, kompanitë kanë vendosur baste të veçanta. Që argjentinasi shënon më shumë është kuotuar 2.10, ndërsa që garën e fiton CR7 kuota është shumë më e lartë, 4.00. Në fushë do të jenë dy skuadra që kanë shënuar 173 gola në këtë kampionat (87 Real, 86 Barça) dhe kështu që koeficienti për gola lart (3+) është jashtëzakonisht i ulët për një derbi, vetëm 1.30.

Read more

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

 

Etiketa: CR7El ClasikoErik AbidalFabio KapeloHuan Pablo SorinKrujfPatrik M’BomaRud Gulit

Të Lidhura

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

nga 27
19:18 | 12/02/2026
0

Ndeshja çerekfinale e Kupa e Shqipërisë mes AF Elbasani dhe Partizani në “Elbasan Arena” nuk prodhoi vetëm një rezultat minimal...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Para

Vajza e Sean Penn vjen me një set të nxehtë fotosh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle –

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –

15:27 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:11 | 24/02/2026
Dënohet 11 vjet burg kunati i Rezart Taçit –

Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

15:09 | 24/02/2026
Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –

14:45 | 24/02/2026
Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –

14:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –
  • Është toka jonë dhe këtu do të vdesim –
  • Vijojnë skandalet me rrugët/ Investim gjigant, por jetëshkurtër! Ramës i shembet edhe segmenti ‘Auto-Moto Park’ në Elbasan! –
  • Silvinjo ndjek nga afër lojtarët kuqezi në përgatitjet për ndeshjen e “Play-Off”-it ndaj Polonisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
  • Do pastronte 18.3 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com