Ekzekutimi i të riut/ SHÇBA: Klodian Rasha nuk kishte asgjë në dorë, polici e vrau – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i të riut/ SHÇBA: Klodian Rasha nuk kishte asgjë në dorë, polici e vrau

17:21 | 08/12/2020
në Kryesore
0

Shërbimi për Çështjet e Brendshme ka konstatuar se vrasja e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë, është “vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Njoftim për media i SHÇBA-së:

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë, ku humbi jetën një 25 vjeçar, specialistët e SHÇBA u angazhuan menjëherë së bashku me grupin hetimor të ngritur për këtë qëllim.

Read more

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, sqarojmë se:

Sot rreth orës 01:45, punonjësi i policisë N.H., efektiv i Patrullës së Policisë, gjatë shërbimit në rrugën “Dritan Hoxha”, ka qëlluar me armën e shërbimit shtetasin K.R., i cili ka gjetur vdekjen në spital.

Shërbimi i Policisë i përbërë nga dy punonjës, të dislokuar në rrugën ‘Dritan Hoxha’, kanë konstatuar gjatë patrullimit një shtetas, i cili sillej dhe kryente veprime të dyshimta, çka bëri shkak që Patrulla të kryente verifikimin e shtetasit.

Pas thirrjes së Policisë për të ndaluar, i riu nuk i është bindur thirrjes së efektivit dhe ka tentuar të largohet për t’i ikur policisë, e cila është vënë në ndjekje të tij nëpër rrugica.

Në ndjekje e sipër, punonjësit e Policisë kanë konstatuar se shtetasi kishte me vete një send në dukje armë zjarri, çka ka bërë që Patrulla të kërkojë përforcime nga Salla Operative duke dhënë rrethanat, adresën dhe karakteristikat e personit që po ndiqnin.

Shtetasi K.R. është larguar me vrap dhe në ndjekje e sipër është përballur me punonjësin e policisë N.H., i cili pasi nuk ka arritur të kapë dhe prangosë atë, ka hapur zjarr me armën e shërbimit në drejtim të tij. Për pasojë ky shtetas është plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital.

Menjëherë pas njoftimit është formuar grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore të SHÇBA-së, Policisë së Shtetit dhe i drejtuar nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, që ka kryer veprimet e para hetimore.

Gjatë hetimeve paraprake, si kqyrja e vendit të ngjarjes ku ka gjetur vdekjen shtetasi K.R., grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, administroi pamjet filmike të subjekteve private pranë vendit të ngjarjes. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një predhë, që dyshohet se janë qitur nga arma e shërbimit të punonjësit të policisë N.H.

Nga grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e gjetur në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë.

Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.

Për sa më sipër, grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale ‘Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme’.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Duke përfituar nga ky komunimim publik, shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të të ndjerit dhe garantojmë se do të bëhen të gjitha përpjekjet për zbardhjen e plotë të ngjarjes me paanshmëri dhe objektivitet.

Etiketa: efektivi i policiseEkzekutimi i të riut/ SHÇBA: Klodian Rasha nuk kishte asgjë në dorë polici e vrauKlodian RashaSHÇBAShërbimi për Çështjet e Brendshme

Të Lidhura

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

nga 27
09:30 | 06/04/2026
0

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale si dhe ka zbardhur dy ngjarje të tjera, të cilat dyshohet se...

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:26 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

Para
Vjosa Osmani: Do ta heqim taksën ndaj Serbisë vetëm me një kusht

Vjosa Osmani Mimi Kodhelit: Miratoni rezolutën mbi gjenocidin serb të kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com