Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar si të dyshuar për ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se Policia ka mundur që të vërë në pranga ekzekutorin dhe tre prej bashkëpunëtorëve të tij, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije ende.
Ekzekutimi i Sofisë dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.