Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ekstradohet kushëriri i parë i Besa Shahinit, për në SHBA

Nga Klodiana 0

Para pak minutash, përmes Aeroportit të Prishtinës është ekstraduar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Imer Shahini, që akuzohet se në mënyrë të kundërligjshme ka fituar miliona euro.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express Policia e Kosovës.

“Po, mundemi me ju konfirmu se sot gjatë ditë është ekstraduar për në SHBA”, kanë konfirmuar nga policia.

Kujtojmë që ditë më parë Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për ekstradimin e Shahinit për në SHBA.

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), më 15 korrik 2019, kishte kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ekstradimin e Imer Shahinit, i dyshuar për veprat penale “mashtrim me letra me vlerë” dhe “mashtrim me transfere elektronike”, për të cilin ishte lëshuar edhe fletarrest ndërkombëtar.

Për ekstradimin e Shahinit, ka shkruar edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett.

“Sot për herë të parë kemi kthyer për gjykim një të arratisur nga Kosova në SHBA. Kur sundimi i ligjit është prioritet, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dy vendet janë më të sigurta”, ka shkruar ambasadori.

Shahini është në mesin e shtatë personave të akuzuar nga FBI-ja për përfitim të jashtëligjshëm dhe mashtrim në Distriktin Jugor të New York-ut. Kosovari, në bashkëveprim me gjashtë persona të tjerë, disa prej tyre tashmë të arrestuar, akuzohen se ilegalisht kanë përfituar 20 milionë dollarë përmes mashtrimeve.

Skema e mashtrimit në të cilën ishte përfshirë Shahini, parashihte që fshehurazi të merreshin nën kontroll miliona aksione të kompanisë “Gerova Financial Group Ltd”, të cilat fshehurazi do të duhej edhe të shiteshin.

Plani parashihte që gjysma e këtyre aksioneve t’i kalonin në pronësi Shahinit. E për tu realizuar kjo skemë, Vëllezërit Galanis, po ashtu të akuzuar nga FBI-ja për mashtrim dhe përfitim të jashtëligjshëm, ishin përkujdesur t’ia hapnin një llogari Shahinit, “Shahini Accounts”, ku do të kaloheshin aksionet e shitura fshehurazi në mënyrë që në “Gerova” të mos vihej re se kush ishte pronari i vërtetë i tyre.

Rrjedhimisht, njeri prej vëllezërve Galanis, Jason, do të vazhdonte ta mbante nën kontroll kompaninë “Gerova” duke përfituar gjithashtu miliona para dhe duke vazhduar ta kontrollonte tregun edhe nga shitja e stoqeve të Gerova-s. Deri në fund të kësaj kurdisjeje, ky grup përfitoi përmes mashtrimit 20 milionë dollarë. /Express/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej