Eksperti i ekonomisë Preçi: Të publikohen listat e kandidatëve 90 ditë para zgjedhjeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksperti i ekonomisë Preçi: Të publikohen listat e kandidatëve 90 ditë para zgjedhjeve

12:47 | 04/01/2017
në Shqiperi
0

Ish-ministri, ekonomisti dhe aktivisti i shoqërisë cilive  Zef Preçi i është drejtuar me një letër të hapur kryetarëve të partive dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.

Preçi në letrën e hapur liston disa propozime konkrete mbi implementimin e reformave si “Drejtësia”, Dekriminalizimi, reforma zgjedhore etj.

Gjthashtu Preçi u kërkon partive politike  që te publikojë listën zyrtare te kandidateve jo me vone se 90 dite perpara dates se zgjedhjeve , që në mënyrë të tillë vijon Preçi,do të bënte të mundur që sovrani, qytetarët dhe komunitetet e ndryshme të njihen realisht me ata që do t’i qeverisin katër vitet e ardhshme, që të kene mundësi të çvendosin disi preferencën nga subjektet politike (partitë që garojnë neë zgjedhje) drejt cilësive si integriteti dhe profesionalizmi i kandidatëve/individëve.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Letra e plotë:

Drejtuar:

– Kryetarëve të partive politike garuese në zgjedhjet e 18 Qershorit 2017

– Trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë

– Organizatave nderkombetare që veprojne në Tirane

– Organizatave të shoqerisë civile dhe mas-medias

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

 Duke vlerësuar zhvillimet pozitive institucionale dhe politike të dekadës së fundit, sidomos amendimet kushtetuese të verës së vitit 2016 dhe fillimin e zbatimit të ligjit për dekriminalizimin  i miratuar një vit më parë, nepërmjet kësaj letre dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj disa probleme që lidhen me suksesin e reformave të ndërmarra.

 Studimet tona tregojnë se një pjesë e mirë e qytetarëve shqiptarë mbeten skeptikë për rezultate të pritshme nga reformat e ndërmarra në aspekte të tilla siç është edhe pakësimi i numrit të nëpunësve me rekorde kriminale të zgjedhur dhe të emëruar në funksione të ndryshme publike.

Kjo sepse ne periudhen e kohes qe ka kaluar qysh nga miratimi i ligjit te sipercituar është vene re mungese e vullnetit politik dhe qendrime te dyzuara per zbatimin e tij vecanerisht nga ana e maxhorances e brenda saj nga PS si partia e pare qeverisese.

 Per shkak te perhapjes shqetesuese ne te gjithe territorin e vendit te kultivimit, perpunimit, tregtimit, konsumimit dhe eksportit te cannabis sativa-s, vleresohet se ne duart e disa individeve janë grumbulluar shuma te medha parash kriminale, te cilat janë te gjitha gjasat qe te investohen ne zgjedhjet e aferta parlamentare duke perbere keshtu nje kercenim real per legjitimitetin dhe integritetin e tere procesit te afert zgjedhor, me pasoaj te parashikueshme edhe per stabilitetin e vendit dhe te ardhmen e demokraticise ne vend.

 Ecuria e ngadalshme e punes se komisionit te posacem parlamentar per reformen zgjedhore ka veshtiresuar reflektimin e verejteve te OSBE/ODIHR nga zgjedhjet e mparshme dhe situaten e re te krijuar nga kanabizimi i vendit. Gjithashtu duke se edhe varferia është rritur vitet e fundit dhe shpresat per nje “Shqiperi te jetueshme” per nje pjese te madhe te qytetareve shqiptare  janë zbehur…

 Nderkaq, pavaresisht stadit tranzitor te reformimit te drejtesise per shkak te fillimit te veting-ut, te dhenat e e publikuara nga mass-media me burim Prokurorine e Pergjithshme mbi rezultatet e vete-deklarimit deshmojne se partite politike dhe administrata publike kanë probleme serioze per shkak se ne to kanë depertuar edhe perfaqesues apo individe me te shkuar personale kriminale. Studime dhe vezhgime te pavarura provojne se segmente te krimit te oreganizuar, mbasi kanë shtrire ndikimin e vet lidershipin lokal te disa partive politike dhe ne administraten lokale, arriten te stacionohet seriozisht ne Kuvendin e Shqiperise dhe prej andej “kontrollojne dhe orientojne” fluksin e parave buxhetore; ”mbrojne” bizneset e veta zbatimi i ligjit per vjeljen e detyrimeve fiskale nga tatime-taksave; kanë ndikuar dhe ndikojne ne alokimin e huave nga sistemi bankar; influencojne ne emerimet ne administraten e larte si dhe entet rregullatore te tregjeve, disa prej te cileve janë te zhytura ne konflikt te interesit, ndikojne emerimet ne polici, ne tatime-taksa e dogana, ne drejtesi, ne diplomaci, etj. Ketu pra, te “kapja e shtetit” gjendet shpjegimi me serioz perse deshtojne politikat publike ne mbledhjen e taksave edhe pse shtohet dukshem numri i bizneseve te rregjistruara; se perse deshton mbledhja e detyrimeve te sigurimeve shoqerore edhe pse shtohet numri i personave te siguruar; se perse firma e biznese serioze perendimore nuk investojne ne Shqiperi por drejtohen drejt vendeve te tjera te rajonit;  se perse deshtojne politikat monetare per uljen e “kredive te keqija”; se perse falimentimi masiv perfshin vetem bizneset e vogla e disa te mesme dhe thuajse aspak ato te oligarkeve; se perse ekonomia shqiptare po rimekembet kaq ngadale dhe qytetaret besojne fare pak ne mundesite e permiresimit te shpejte te saj dhe per kete shkak marrin rruget e botes…

 Meqe jemi te dekriminalizimi, fuqimisht besoj se pari, se ky proces i porsanisur, sebashku me reformen ne drejtesi janë te pakthyeshme, por pavaresisht kesaj do te nevojitet edhe shume kohe qe rezultatet te behen te prekshme dhe sistemi te fitoje qendrueshmeri duke ngjallur keshtu edhe edhe besimin publik ndaj institucioneve te shtetit ne teresi dhe ndaj drejtesise ne vecanti. Pra, zbatimi rigoroz i procesit te dekriminalizimit krijon mundesi qe ne Shqiperi te kemi nje qeverisje normale dhe nje shtet funksional, produkt te votes e te besimit qytetar, si kudo ne boten demokratike.

 Se dyti, pavaresisht ecurise tejet te ngadalshme te reformes zgjedhore, personalisht besoj se ndergjegjesimi i politikanëve kryesore te vendit rreth dobise se amendimit te Kodit Zgjedhor  dhe presioni nderkombetar do te mundesojne te pakten dy-tri nderhyrje serioze ne Kodin Zgjedhor te vendit: a) ne rritjen e kontrollit mbi financimin e partive politike dhe b) ne mundesimin e listave te hapura rajonaloe, dhe c) ne zbardhjen e figurave/personaliteteve qe partite politike do t’i ofrojne publikut per votim si kandidate per zgjedhjet e pergjithshme te 18 Qershorit 2017.

 Por une ne kete leter do te ndalem vetem ne ceshtjen e trete  te ketyre amendimeve – zbardhjen e figurave/kandidateve potenciale per zgjedhjet e aferta. Me perunjesi ftoj publikisht aktoret e interesuar, mas-median e posacerisht aktivistet e shoqërisë civile si dhe institucionet nderkombetare qe asistojne reformen zgjedhore te lobojne per amendimin e Kodit Zgjedhor ne lidhje me parashikimin e detyrimit per publikimin permes KQZ te listes zyrtare te kandidateve jo me vone se 90 dite perpara dates se zgjedhjeve. Te mos harrojme se qysh prej amendimeve kushtetuese te 26 Prillit 2008 permes te cilit u instaluan “listat e mbyllura” te kandidateve per deputete, “de facto” janë ndeprere dhe kanë dale jashte funksionimit edhe mekanizmat demokratike te zgjedhjes se lidershipit te partive politike, konsultimit te antaresise, etj. Madje edhe zgjedhjet e drejtuesve me te larte te partive politike janë bere formale si dhe është zbehur shume gara dhe konkurrenca ne perzgjedhjen e individeve ne postet e larta publike ne ekzkeutiv dhe jashte tij. Ne te njejten kohe kishte marre permasa te frikshme korporatizmi ne lemin e drejtesise dhe aktualisht perben nje kercenim real nepotizmi ne administraten publike dhe institucionet e tjera publike jashte saj.

 Publikimi i listes zyrtare te kandidateve jo me vone se 90 dite perpara dates se zgjedhjeve do te bente te mundur qe sovrani, qytetaret dhe komunitetet e ndryshme te njihen realisht me ata qe do t’i qeverisin kater vitet e ardhshme, qe te kene mundesi te cvendosin disi preferencen nga subjektet politike (partite qe garojne ne zgjedhje) drejt cilesive si integriteti dhe profesionalizmi i kandidateve/individeve. Po keshtu, qytetaret dhe komunitet do te kene mundesi te denoncojne “bemat dhe gjemat” e atyre qe do te arrijne te penetrojne ne lista me metoda te ndryshme te njohura dhe panjohura deri me sot sic është investimi i parave te ligjshme dhe te paligjshme ne fushaten elektorale (“de facto” blerje e mandatit me pasojat qe u permenden me siper), por edhe shoqeria civile do te kete mundesi te analizoje dhe eventualisht te publikoje ne nje format te pershtatshem te shkuaren dhe legjitimitetin e bizneseve te kandidateve qe do te ofrohen per kandidim nga partite politike/koalicionet.

 Publikimi 90 dite perpara dites se votimit i listes se kandidateve do te jete edhe nje mundesi legjitime per  keta te fundit kur perpara kandimit ushtrojne funksione te ndryshme ne administraten publike te dorehiqen nga funksionet perkatese qe mbajne aktualisht, dmth ne fushate te hyjne si te barabarte me kandidatet e opozites, duke e konsideruar kete si nje akt moral dhe detyrim per cdo kandidat qe pranon te kandidoje ne emer te partive politike apo si kandidate te pavarur ne zgjedhjet e pergjithshme te 18 Qershorit 2017.

 Ne kete proces mendoj se krijohet terren i favorshem edhe per futjen e partive politike tradicionale ne nje proces demokratizimi te brendshem ose te pakten per hedhjen drite mbi problemet e medha te drejtimit dhe mungeses se llogaridhenies brenda tyre per nje kohe te gjate, duke rritur keshtu presionin pozitiv qytetar te antaresise per reformimin e metejshem dhe demokratizimin real te partive politike si elemente kushtetuese ne vendin tone.

 Te mos harrojme edhe se nese sa propozohet ne kete leter do te merrt ne konsiderate nga ana juaj, buxhetit ye shtetit shqiptar do t’i kursehen fonde te rendesishme qe kete vit dhe ne vijimesi shkojne per hetimin e batakcinjve politike me disa emra apo te skeduar nga drejtesia e vendeve fqinje, te cilet synojne qe permes angazhimit politik qe nga antar te keshillave bashkiake deri ne Kuvendin e Shqiperise te blejne te shkuaren e tyre prolematike me ligjin.

 Sinqerisht besoj se edhe per liderit kryesore politike te vendit te ecurit ne kete rruge (publikimi 90 dite perpara dites se votimit i listes se kandidateve per deputete ne zgjedhjet e 18 Qershorit 2017)  do te jete nje ndihmese madhe legjitime dhe institucionale per te respektuar distancen e nevojshme morale dhe politike nga ndikimi i krimit te organizuar, e cila nga ana e saj nuk mund te mos perkthehet ne rritje te besimit te qytetareve ndaj sistemit ekonomik e shoqeror ne teresi. E keshtu sebashku, te gjithe do te kontribuonim per mireqeverisjen e vendit, per “nje Shqiperi me te jetueshme” dhe Europiane, duke ngjalle shprese e besim si dhe duke frenuar braktisjen fatkeqe te viteve te fundit…

Zef Preci, Aktivist i shoqërisë civile

Etiketa: ish-ministriletra e hapurzef precizgjedhjet

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Tiranë/ Një 50 vjeçar mbytet në liqenin artifcial

Tiranë/ Një 50 vjeçar mbytet në liqenin artifcial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com