Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Kur rinia largohet, demokracia gërryhet –

11:36 | 29/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Mos udhëtoni në këto vende… –

Një ministadium i ri, nisin punimet për projektin e përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Durrës –

Plagosi dy tunizianët në Siçili, merr fund arratia për shqiptarin! –

500 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, 34-vjeçarja arrestohet në aeroportin e Mynihut –

Deputetja e PD, njëkohësisht edhe zëvendëspresidente e EPP Women, Albana Vokshi, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, denoncoi emigrimin masiv të të rinjve nga Shqipëria, duke e cilësuar atë një krizë të rëndë të demokracisë.

Gjatë fjalës së saj ,Vokshi theksoi se mbi 1.1 milion shqiptarë janë larguar në dekadën e fundit, kryesisht të rinj, ndërsa mungesa e shpresës, përjashtimi politik dhe rrjetet e patronazhit po i detyrojnë ata të braktisin vendin.

Ligjvënësja demokrate paralajmëroi gjithashtu se largimi i rinisë, po minon përfaqësimin demokratik dhe të ardhmen e vendit.

Deklarata e plotë:

I nderuar Kryetar, të nderuar kolegë,

Falënderoj raportuesit për raportin e tyre dhe për ngritjen e kësaj çështjeje jetike.

Në Shqipëri, studentët dhe të rinjtë kanë bërë histori. Në vitet 1990, ata u ngritën dhe rrëzuan diktaturën komuniste.

Historia na mëson cila është fuqia e rinisë.

–          Kur rinia ngrihet, regjimet bien!

–          Kur rinia largohet, demokracia gërryhet!

Sot, Shqipëria po përballet me eksod të rinisë.

Sipas Eurostat-it, vetëm në dekadën e fundit, 1.1 milion shqiptarë janë larguar drejt vendeve të BE-së. 78% e azilkërkuesve shqiptarë janë nën moshën 34 vjeç. 80% e studentëve, 59% e maturantëve dhe 95% e atyre që studiojnë jashtë vendit duan të largohen dhe të mos kthehen më.

Raporti i fundit i Tranzicionit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i publikuar disa javë më parë, e konfirmon këtë alarm. Shqipëria ka humbur 40% të popullsisë së saj përmes emigracionit dhe një e katërta e qytetarëve me arsim të lartë janë larguar.

Kjo nuk është një krizë ekonomike, kjo është një krizë e demokracisë!

Sepse kur të rinjtë largohen, ata nuk marrin me vete vetëm aftësitë e tyre, por edhe zërin e tyre, votën e tyre dhe fuqinë për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse.

Pasoja është thellësisht shqetësuese.

Zgjedhjet në vendet tona po vendosen gjithnjë e më shumë nga ata që mbeten, jo nga ata që do të jetojnë në të ardhmen.

Në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, mbi 42% e votuesve ishin pensionistë.

Të rinjtë largohen sepse u mungon shpresa; sepse ndihen të përjashtuar politikisht dhe të papërfaqësuar; sepse administrata publike është e kapur nga rrjete patronazhi dhe jo nga merita; sepse nuk përballojnë dot strehimin, nuk gjejnë punë dinjitoze, nuk përballojnë koston e lartë të jetesës dhe varfërinë në rritje të të rinjve.

Emigrimi i të rinjve dhe plakja e popullsisë janë tashmë një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë.

Kjo Asamble e ka dhënë përgjigjen!

Nëse duam që të rinjtë të qëndrojnë, duhet t’u japim dinjitet, mundësi dhe një zë të vërtetë, që ata të mos largohen nga vendi, por të dëgjohen dhe të kontribuojnë për të ardhmen e vendit.

Ju faleminderit shumë.

 

Të Lidhura

Mos udhëtoni në këto vende… –

Mos udhëtoni në këto vende… –

nga 27
15:28 | 21/05/2026
0

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar këshilla të përditësuara udhëtimi të Nivelit 4 për të tre vendet e prekura nga...

Një ministadium i ri, nisin punimet për projektin e përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Durrës –

Një ministadium i ri, nisin punimet për projektin e përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Durrës –

nga 27
15:08 | 21/05/2026
0

Pas miratimit të projektit për ndërtimin e një fushe të re futbolli në Katundin e Ri, kanë nisur punimet për...

Seks me gruan pa dëshirën e saj, shqiptari dënohet 8 vjet burg

Plagosi dy tunizianët në Siçili, merr fund arratia për shqiptarin! –

nga 27
14:44 | 21/05/2026
0

Shtatorin e kaluar, dy tunizianë u qëlluan me armë zjarri në qendrën historike të Sciclit në Siçili të Italisë. Një...

500 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, 34-vjeçarja arrestohet në aeroportin e Mynihut –

500 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, 34-vjeçarja arrestohet në aeroportin e Mynihut –

nga 27
14:22 | 21/05/2026
0

Të mërkurën (20 maj), policia federale gjermane arrestoi në aeroportin e Mynihut një grua 34-vjeçare me kombësi gjermane. Gruaja ishte...

Para
Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale –

Pas bojkotit të PD-së, PS rrëmben edhe hapësirat e opozitës te komisioni i Reformës Territoriale -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mos udhëtoni në këto vende… –

Mos udhëtoni në këto vende… –

15:28 | 21/05/2026
Një ministadium i ri, nisin punimet për projektin e përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Durrës –

Një ministadium i ri, nisin punimet për projektin e përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Durrës –

15:08 | 21/05/2026
Seks me gruan pa dëshirën e saj, shqiptari dënohet 8 vjet burg

Plagosi dy tunizianët në Siçili, merr fund arratia për shqiptarin! –

14:44 | 21/05/2026
500 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, 34-vjeçarja arrestohet në aeroportin e Mynihut –

500 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, 34-vjeçarja arrestohet në aeroportin e Mynihut –

14:22 | 21/05/2026
Po bëjmë ligj të ri –

Po bëjmë ligj të ri –

13:48 | 21/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Mos udhëtoni në këto vende… –
  • Një ministadium i ri, nisin punimet për projektin e përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Durrës –
  • Plagosi dy tunizianët në Siçili, merr fund arratia për shqiptarin! –
  • 500 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri, 34-vjeçarja arrestohet në aeroportin e Mynihut –
  • Po bëjmë ligj të ri –
  • Çfarë pritet më 26 maj? COELA kalon raportin e IBAR-it për Shqipërinë, ia ‘pason topin’ ambasadorëve të Bashkimit Europian –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mos udhëtoni në këto vende… –
  • Një ministadium i ri, nisin punimet për projektin e përbashkët mes FSHF-së dhe Bashkisë Durrës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com