Ekonomisti i lartë nga Çamëria i shkolluar në Itali, vuajti 31 vjet e 4 muaj burgim komunist – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekonomisti i lartë nga Çamëria i shkolluar në Itali, vuajti 31 vjet e 4 muaj burgim komunist

08:45 | 19/11/2018
në Uncategorized
0

­Nga Kastriot Dervishi

Në listën e çamëve që kanë vuajtur më shumë në regjimin internacionalist dhe antikombëtar të Enver Hoxhës, është ekonomisti i lartë Idriz Halluni (1916-1990), nga Filati. U dënua tre herë. U shkollua për t’u shërbyer vendit të vet, por nuk mundi dot. Një histori tragjike dhe një dashuri e prerë e dy të rinjve që nuk u takuan dot pas mbarimit të luftës. Halluni në moshë të re, në bazë të marrëveshjes që kishte bërë qeveria e Mbretit Zog me atë greke, u shkollua në Shqipëri, duke qëndruar në konviktin e çamëve në Sarandë. Atje mbante mend emrat e Tahir Demit, Muharrem Demit, Gani Demit, Njazi Demit, etj. Në vitin 1931 mbaruan filloren dhe po qeveria e Zogut i çoi në Normalen e Gjirokastrës, semimaturën e cilës e përfundoi në vitin 1935. Zhvendoset në gjimnazin e Shkodrës, duke e përfunduar në qershor 1939. Menjëherë, me ndihmën e Eqrem Çabejt, iu dha një ndihmë për të vazhduar studimet e larta në Torino të Italisë për shkenca ekonomike. Deri në vitin 1943 çdo gjë ka shkruar normalisht. Banonte në shtëpinë e një vajze nga Torino që njohu atje, së cilës i pat’ dhënë fjalën se do martohej me të. Kthehet në Shqipëri në vitin 1944. Në vitet 1945-1953 punon me ndërprerje në punë të ndryshme të dorës së dytë.

Periudha e vuajtjes së burgimit:

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

1953-1959, 6 vjet, 8 muaj, 4 ditë

1961-1986, 24 vjet e 8 muaj

Mosha në fillim të dënimit: 37 vjeç

Mosha në mbarim të dënimit: 70 vjeç

Dënimi i parë

Organet e Sigurimit të Shtetit e kishin futur në kategorinë e kundërshtarëve të regjimit. Duke qenë intelektual, i shkolluar në perëndim, sigurisht ishte i padëshiruar për një regjim ku mbretëronte injoranca dhe krimi. Arrestohet më 21.3.1953, kur punonte si llogaritar në shkollën tregtare “Nako Spiru” në Tiranë për llogari të Repartit nr.2001 (zbulimi politik) të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. Akuzohej për “veprimtari armike kundra popullit dhe shtetit në favor të anglo-amerikanëve”, agjitacion e propagandë, se disa herë kishte dashur të arratisej, se pas vdekjes së Stalinit kishte folur për ndryshimin e situatës, etj. Përveç akuzave ishte shprehur se partizanet ishin imorale, etj. I pyetur nga hetuesi, nuk mohonte faktin e arratisjes, sepse donte të martohej me të dashurën italiane, të bashkohej me vëllanë, etj. Haptas thoshte se nuk i pëlqen regjimi komunist në Shqipëri dhe se ishte gati edhe të vritej në kufi, pa u dorëzuar. Përshkruhej si element i pakënaqur që bënte agjitacion dhe synonte të arratisej. Gjykata e deklaroi fajtor në bazë të neneve 64 e 73 të Kodit Penal dhe e dënoi me vendimin e datës 17.7.1953 e dënoi me 10 vjet burgim . U lirua në 25.11.1959.

Dënimi i dytë

Pas daljes nga burgu, Idriz Halluni sigurisht do bënte një jetë të rëndomtë, gjithnjë i privuar dhe i ndjekur nga regjimi. Në valën e masave shtrënguese të thella ndaj çamëve, ai synoi të realizojë arratisjen, jo si herën e parë kur vetëm e kishte menduar atë. Ishte përpjekur të qëndronte në Tiranë, ku kishte nënën 80 vjeçe në ngarkim, por ishte e pamundur. Duke qenë i pashpresë, me elementë të tjerë antikomunistë, të gjithë ish-të dënuar politikë, bisedon për arratisje në zonën e Dibrës, një terren mjaft i vështirë për t’u kaluar. Më 13.5.1961 Idriz Halluni, Shaban Doçi, Skënder Taka, Sebastian Gjeka dhe Isa Mena i afrohen kufirit. Në malin e Korabit ndahen në dy grupe. Isa Mena dhe Idriz Halluni u drejtuan nga e djathta ndërsa tre të tjerët nga e majta. U orvatën disa herë të kalojnë kufirin në postën e Ploshtanit, por për shkak të mjegullës nuk mundën ta realizojnë arratisjen. Isa Mena u vra, ndërsa të tjerët u kapën. I pyetur nga hetuesi, Halluni deklaron se deshi të arratisej, sepse nuk kishte shpresë rregullimi gjendjeje, as për punë krahu. Halluni shpresonte ende të martohej me italianen në Torino, madje e dinte se ajo po e priste. Të dy i kishin dhënë fjalën njëri-tjetrit. Italiania punonte në bankën “Credito” në Torino. Çështja e tyre u trajtua nga Gjykata Ushtarake e Tiranës me veprim në Durrës. Me vendimin nr.119, datë 22.8.1961, gjykata i deklaroi fajtorë në bazë të nenit 64 të Kodit Penal dhe dha dënimet: Idriz Halluni me 20 vjet burg, Skënder Taka me 17 vjet burg, Sebastian Gjeka dhe Shaban Doçi me nga 15 vjet burg. U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.189, datë 13.10.1961. Të dënuarit detyroheshin të paguanin edhe avokatët. Nëna e Idriz Hallunit i bënte kërkesë gjykatës për uljen e dënimit. Nuk do ta shihte më birin e saj, sepse vdiq në vitin 1966 në Durrës .

Ridënimi ose dënimi i tretë

Në kohën e zbulimit të “grupeve armiqësore”, kur duhej që lufta e klasave të ishte në nivelin e duhur, Idriz Halluni u arrestua duke vuajtur dënimin në kampin nr.309 të dënuarve në Ballsh. Regjistrohen 3 kallëzimet nga të dënuar të tjerë, si dhe 2 nga ish të dënuar. U arrestua më 18.9.1975. Idrizi menjëherë deklaron edhe në përballje me dëshmitarët se nuk i pranonte akuzat e tyre. Akuzohej se kishte thënë se SHBA ka rritur nivelin më të lartë ekonomik, se diplomacia amerikane punonte për të mirën e popujve, etj. Bie në sy fakti se hetuesia kërkonte ta aktualizonte goditjen me ngjarje si zhvillimi i plenumit të 4-rt, procesin e Beqir Ballukut, etj. Çështja u trajtua nga Gjykata Popullore e Rrethit të Fierit. Në deklarimet me shkrim përpara gjykatës, i konsideronte akuzat “përralla e legjenda për naivët”. Duke arsyetuar mbi shkaqet pse po dënohej quante gabim mësimin e gjuhës së huaj për dy të dënuar, (të cilët mbase kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit), mospranimin nga ana e tij për të dalë dëshmitar. Kërkonte vetëm deklarimin e pafajshëm. Me vendimi nr.375, datë 9.12.1975 gjykata e deklaroi fajtor në bazë të nenit 73 të Kodit Penal dhe e dënoi me 10 vjet burgim. U la në fuqi me vendimin nr.392, datë 29.12.1975. U lirua nga burgu më 18.1.1986, për të përfunduar në azilin e pleqve në Kavajë, ku edhe vdiq.

http://www.55news.al/dossier/item/198270-ekonomisti-i-larte-nga-cameria-i-shkolluar-ne-itali-vuajti-31-vjet-e-4-muaj-burgim-komunist?fbclid=IwAR0YlO_9STeO4JWOOkSto7Xy4_2ki14N8fF_Bj2jtak9sUXRB9DHE30lBZk

Etiketa: Kastriot Dervishi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Zbulohet një varr masiv në Gjirokastër, dyshohet se në të janë groposur të dënuar politikë të diktaturës

Zbulohet një varr masiv në Gjirokastër, dyshohet se në të janë groposur të dënuar politikë të diktaturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com