Ekonomia në ngërç, BSH një tjetër ulje të normës bazë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekonomia në ngërç, BSH një tjetër ulje të normës bazë

20:11 | 04/05/2016
në Uncategorized
0

Guvernatori Sejko: Rritja ekonomike më pak se parashikimi i fillimvitit

 

Një lëvizje e guximshme. Banka e Shqipërisë ulur për të dytin muaj me radhë normën bazë të interesit. Më këtë ulje, e 15-a me radhë që nga shtatori 2011, norma bazë e lekut është në minimum historik prej 1.25 për qind. Vendimi i Bankës së Shqipërisë vjen në një kohë që konsumi ka rezultuar me rënie për herë të parë që nga viti 1998 dhe kur inflacioni ka qenë afër zero për muajt e parë të 2016-s. Përmes uljes së normës bazë, Banka e Shqipërisë i jep sinjal tregun për lehtësimin e kostos së kredisë dhe rritjes së shpenzimeve nga individët e bizneset. Guvernatori Sejko u ka kërkuar bankave më shumë “guxim” në shënien e kredive. Thirrja vjen pas konfirmimit se kredia ka shënuar një rënie me 2 për qind me bazë vjetore, dhe ka patur një rritje minimale në shkurt e mars.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

 

 

Fjala e Guvernatorit Genti Sejko:

 

Informacioni i ri ekonomik dhe monetar i muajve të fundit ka qenë përgjithësisht në kahun e poshtëm të pritjeve tona. Rritja ekonomike e tremujorit të katërt të vitit 2015 rezultoi disi më e ulët se parashikimi, ndërsa inflacioni i tremujorit të parë të vitit 2016 shënoi një rënie të fortë dhe të papritur si pasojë e goditjeve të ofertës.

 

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia shqiptare vazhdon të mbetet në një trajektore pozitive zhvillimi. Në një horizont afatmesëm, ne presim një rritje ekonomike në përmirësim dhe një kthim gradual të inflacionit në objektiv. Megjithatë, informacioni i ri ilustron rrezikun dhe pasiguritë që ka materializimi i këtij skenari. Në veçanti, ambienti i jashtëm shfaqet i përkeqësuar – si në drejtim të rritjes së eksporteve tona, ashtu edhe në drejtim të presioneve dezinflacioniste që burojnë prej tij – ndërsa besimi dhe klima e biznesit në ekonominë shqiptare vazhdojnë të mbeten të luhatshme. Këto zhvillime tentojnë të ngadalësojnë shpejtësinë e kthimit të ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv.

 

Në përgjigje të tyre, në vazhdim të analizave dhe parashikimeve të Raportit Tremujor të Politikës Monetare, të miratuar sot nga Këshilli Mbikëqyrës, si dhe në linjë me qëndrimin e mëparshëm të politikës monetare, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit. Kjo ulje e normës bazë të interesit synon rritjen e stimulit monetar në ekonomi. Nëpërmjet reduktimit të normave të interesit në tregun financiar, politika jonë monetare synon të mbështesë rritjen e mëtejshme të kredisë, të konsumit dhe të investimeve private. Kjo lëvizje sinjalizon gjithashtu vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në përputhje me objektivin e saj të inflacionit.

 

Më lejoni të ofroj në vijim një pasqyrë më të detajuar të analizave dhe konkluzioneve tona.

 

Inflacioni mesatar i tremujorit të parë rezultoi në nivelin 0.7%. Brenda këtij tremujori, inflacioni shënoi një rënie të fortë gjatë dy muajve të parë dhe u stabilizua në nivele të ulëta – prej 0.3% – në muajin mars. Rënia e inflacionit ka ardhur nga goditje të ofertës, në formën e niveleve të ulëta të inflacionit të artikujve ushqimorë dhe të rënies së çmimit të naftës, si dhe nga faktorë teknikë të bazës së lartë krahasuese të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Këto goditje origjinojnë në masën më të madhe në tregun ndërkombëtar dhe janë reflektuar në rënie të shpejtë të inflacionit në të gjitha vendet e rajonit. Ndikimi i tyre në inflacion pritet të jetë kalimtar. Megjithatë, ky ndikim do të jetë i dukshëm edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit, por do të shkojë gradualisht drejt shuarjes në tremujorin e tretë dhe të katërt. Në përgjigje edhe të rritjes ekonomike, niveli i inflacionit në fund të vitit 2016 pritet të luhatet rreth vlerës 1.9%, një ulje kjo kundrejt parashikimit prej 2.3% të Raportit tonë Tremujor paraardhës.

 

Ndonëse rënia e inflacionit në tremujorin e parë u ndikua nga goditje të ofertës, presionet e përgjithshme inflacioniste në vend vazhdojnë të mbeten të ulëta. Kërkesa agregate, ekspansioni monetar dhe pritjet inflacioniste, nuk sinjalizojnë rikuperim të shpejtë të inflacionit drejt objektivit.

 

Edhe pse në rritje, kërkesa agregate nuk është ende e aftë të gjenerojë një shfrytëzim të plotë të kapaciteteve prodhuese, si në tregun e punës dhe në atë të kapitalit. Për rrjedhojë, presionet për rritje të pagave dhe të kostove të prodhimit mbeten të dobëta, çka reflektohet në vlerat e ulëta të inflacionit bazë.

 

Sipas të dhënave të INSTAT-it, ekonomia shqiptare u rrit me 2.2% gjatë tremujorit të katërt të vitit 2015. Balanca e informacionit të disponuar sugjeron se ajo ka shënuar norma të ngjashme rritjeje edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Nga këndvështrimi sektorial, rritja ekonomike është udhëhequr nga zgjerimi i aktivitetit në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve, ndërkohë që aktiviteti industrial shfaq dobësi si pasojë e koniunkturës së pafavorshme në tregjet botërore dhe në partnerët tanë tregtarë. Nga këndvështrimi i kërkesës agregate, rritja ekonomike është udhëhequr kryesisht nga zgjerimi i konsumit familjar dhe i investimeve private.

 

Këto tendenca pritet të shoqërojnë rritjen ekonomike edhe gjatë vitit 2016. Rritja ekonomike e këtij viti pritet të jetë disi më e lartë se norma prej 2.6% e regjistruar në vitin 2015, por disi më e ulët në krahasim me vlerësimet tona paraardhëse. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do të ndihmohet nga vazhdimi i trendit pozitiv të konsumit dhe të investimeve private. Rritja e tyre pritet të financohet në masën më të madhe nga kursimet e sektorit privat dhe nga projektet e investimeve të huaja direkte, por ajo do të përfitojë edhe nga kushtet më të favorshme financiare që priten të ekzistojnë gjatë vitit 2016.

 

Në përgjigje të politikës monetare stimuluese dhe të reduktimit të huamarrjes publike në tregjet e brendshme, ambienti financiar karakterizohet nga likuiditet i bollshëm dhe nga norma të ulëta interesi. Po kështu, kursi i këmbimit është i qëndrueshëm, bilancet financiare të bizneseve, të familjeve dhe të sektorit bankar shfaqen në përmirësim, ndërsa standardet e kreditimit janë lehtësuar. Megjithatë, këto kushte financiare stimuluese nuk janë përkthyer ende në rritje të qëndrueshme të kredisë, si pasojë e hezitimit të pranishëm në sjelljen e agjentëve ekonomikë dhe financiarë. Duke përjashtuar efektin e çregjistrimit të kredive nga bilancet e bankave, portofoli i kredisë për sektorin privat shënoi një rritje mesatare vjetore prej 2.4% gjatë dy muajve të parë të vitit.

 

Banka e Shqipërisë gjykon se sistemi bankar duhet të tregohet më realist dhe i guximshëm në vendimet e tij të kreditimit. Transmetimi i plotë i efekteve të politikës monetare në tregjet financiare do të shoqërohet me rritjen e interesimit të bankave ndaj kreditimit. Gjithashtu, suksesi i planit të masave për reduktimin e kredive me probleme do të ndihmojë në uljen e rrezikut të perceptuar të kreditit. Të dy këta faktorë krijojnë premisa për një ecuri më të mirë të kredisë në të ardhmen.

 

Në terma afatmesëm, rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim gjatë viteve 2017 e 2018. Në këtë horizont kohor, ajo pritet të reflektojë më mirë efektet e politikës monetare stimuluese dhe të gjejë një mbështetje më të madhe nga përmirësimi i mjedisit botëror. Ekonomia shqiptare parashikohet të kthehet gradualisht në ekuilibër gjatë vitit 2017, duke ndihmuar në kthimin e inflacionit në objektiv rreth fundit të vitit 2018. Të dy këto projeksione shfaqin një shmangie të lehtë nga parashikimi paraardhës, ndërkohë që balanca e rreziqeve vazhdon të qëndrojë në kahun e poshtëm.

 

Duke synuar të krijojë kushte më të përshtatshme monetare për respektimin e objektivit të inflacionit, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit, në nivelin 1.25%. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ruajë normën e interesit të depozitës njëditore në nivelin 0.25% dhe të zbresë normën e interesit të kredisë njëditore në nivelin 2.25%.

 

Duke gjykuar mbi informacionin e disponuar, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se stimuli monetar mund të rritet më tej gjatë vitit 2016, ndërkohë që cikli rritës i normave të interesit nuk do të fillojë para vitit 2017.

 

Në mbyllje, Këshilli Mbikëqyrës gjen me vend të theksojë se politika monetare lehtësuese është një parakusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm për gjenerimin e një rritjeje më të shpejtë dhe më të qëndrueshme ekonomike. Kjo politikë duhet të shoqërohet me forcimin e ritmit të reformave strukturore në ekonomi, si dhe me përpjekje të vazhdueshme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reduktimin e primeve – aktuale apo të perceptuara – të rrezikut në ekonomi.

Etiketa: 15 ulje radhaziBanka e Shqiperiseinteresi i lekutnorma e interesitulja e normes

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
TAP firmos stacionet e kompresorëve në Shqipëri e Greqi

TAP firmos stacionet e kompresorëve në Shqipëri e Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –

23:34 | 12/01/2026
PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

23:10 | 12/01/2026
Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –

22:52 | 12/01/2026
qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –

22:04 | 12/01/2026
Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –

Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –

21:52 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –
  • PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –
  • Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më –
  • qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare –
  • Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë –
  • Përplaset me makinat e parkuara dhe përmbyset, aksident i rëndë në Kavajë, plagoset 24-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO) –
  • PD nuk e përmend se u fut shokët në punë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com