Ekonomia e Kosovës e varur nga paratë e diasporës, ja çfarë tregon raporti i fundit i Bankës Botërore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekonomia e Kosovës e varur nga paratë e diasporës, ja çfarë tregon raporti i fundit i Bankës Botërore

20:25 | 10/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ekonomia vazhdon të jetë e varur nga paratë që diaspora dërgon në Kosovë. Paratë e dërguara dhe ardhja e tyre për pushime në Kosovë, po përmenden si një ndër faktorët kryesorë për rritje ekonomike në 7.1 për qind në këtë vit nga -5.3 për qind sa kishte rënë vitin e kaluar

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, të publikuar më 6 tetor, thuhet se aktiviteti ekonomik në Kosovë gjatë vitit 2021 pritet të zgjerohet në 7.1 për qind, rritje kjo e nxitur nga vizitat e diasporës dhe masat mbështetëse fiskale. Në periudhën afatmesme, sipas raportit, rritja ekonomike do jetë e kushtëzuar nga përshpejtimi i procesit të vaksinimit kundër COVID-19 dhe menaxhimit të pandemisë.

 

Read more

Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona –

E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –

Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak! –

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

Profesori i ekonomisë në Kolegjin UBT, njëherësh ish-guvernatori i Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi, konsideron se ky nivel i rritjes ekonomike është inkurajues pasi përfitimet ekonomike në vitin 2021 duhet të kompensojnë humbjet e shkaktuara nga pandemia në vitin e kaluar, kur Kosova është përballur me pandeminë dhe me masat kufizuese. Të ardhurat e diasporës, sipas tij, vazhdimisht kanë pasur ndikim të madh në ekonominë e Kosovës.

“Ndikimi i diasporës në Kosovë vazhdimisht ka qenë jashtëzakonisht i madh. Ardhja masive e qytetarëve në këtë vit ka bërë që remitencat apo të ardhurat nga diaspora të jenë dukshëm më të mëdha sesa në vitet paraprake. Prandaj edhe ndikimi në rritjen ekonomike është ndierë në këtë periudhë. Të ardhurat që kanë sjellë bashkëqytetarët tanë kanë bërë që konsumi të rritet në Kosovë”, thotë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vlera e remitencave në Kosovë për periudhën janar-gusht 2021, ka arritur 749.6 milionë euro apo 141.2 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera totale e remitencave ishte 608.4 milionë euro. Por, nuk të dhëna zyrtare sesa kanë shpenzuar para të gatshme qytetarët nga diaspora sa kanë qëndruar për pushime në Kosovë.

Edhe të dhënat e Doganës së Kosovës flasin për rritje të të hyrave gjatë këtij viti. Në periudhën janar-shtator, Dogana ka arritur të inkasojë mbi një miliard euro apo 33 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë për Radion Evropa e Lirë se niveli i rritjes së konsumit ka determinuar rritjen ekonomike. Por, konsumi sipas tij, nuk është burim i qëndrueshëm i rritjes ekonomike.

“Ne nuk duhet të kemi ndonjë entuziazëm të tepruar nga rritja ekonomike gjatë këtij viti, pasi në të njëjtën kohë kemi indikacione të rritjes së inflacionit. Kjo rritje ekonomike shumë lehtë vitin tjetër mund të na zhgënjejë nëse vazhdon trendi i rritjes së çmimeve”, thotë Rukiqi.

Rritja ekonomike mesatare në Kosovë prej vitesh sillet deri në 4 për qind. Sipas raporteve vjetore të Bankës Qendrore të Kosovës, ekonomia e Kosovës në vitin 2019 kishte shënuar rritje reale prej 3.9 për qind. Për vitin 2020, kjo rritje ishte parashikuar të ishte 4.2 për qind, por si pasojë e pandemisë dhe masave kufizuese, ekonomia e Kosovës, sipas Bankës Botërore ka pasur rënie deri në -5.3 për qind. Por, Hashim Rexhepi shprehet optimist se niveli i rritjes ekonomike në Kosovë do të vazhdojë, pasi kompanitë prodhuese me produktet e tyre kanë arritur të depërtojnë edhe në shtetet e Bashkimit Evropian. Kurse Qeveria e Kosovës, sipas tij, duhet të gjejë mënyra për tërheqje të investimeve ndërkombëtare.

“Kështu që unë konsideroj se po krijohen parakushtet që ekonomia jonë të ecë më shpejt. Mirëpo, kur flasim për rritjen ekonomike dhe ndikimin e saj të përgjithshëm në standardin jetësor të Kosovës, duhet të krijohen parakushte në tërheqjen e investimeve të jashtme sepse ato ndikojnë ekskluzivisht në rritje ekonomike, dhe që të kemi një rritje ekonomike dyshifrore, në qoftë se dëshirojmë të zëmë nivelin e zhvillimit ekonomik që kanë vendet e rajonit, e mos të flasim për vendet e Bashkimit Evropian”, shprehet Rexhepi.

Ndërkaq, Berat Rukiqi vlerëson se burime të qëndrueshme të rritjes ekonomike janë investimet në sektorin privat dhe rritja e eksportit.

Rritja ekonomike në rajon

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore edhe disa nga vendet e rajonit kanë shënuar rritje ekonomike, gjatë këtij viti. Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri në vitin 2021 është më e fortë sesa ishte parashikuar, teksa aktiviteti ekonomik është rikthyer në 7.2 për qind. Edhe ekonomia e Serbisë gjatë këtij viti ka shënuar rritje prej rreth 6 për qind. Pas recesionit të thellë të vitit 2020, ekonomia e Malit të Zi po rimëkëmbet më shpejt nga sa ishte parashikuar, me një normë rritjeje të parashikuar dyshifrore për këtë vit. Rritja ekonomike në Bosnjë dhe Hercegovinë ka arritur në 4 për qind kurse në Maqedoninë e Veriut rritja ka arritur në 3.5 për qind.

Etiketa: ekonomiaKosova

Të Lidhura

Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona –

Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona –

nga 27
12:09 | 03/02/2026
0

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha gjatë interpelancës që kishte thirrur me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, se...

E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –

E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –

nga 27
11:37 | 03/02/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme, këtë të martë po zhvillohet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, ku po dëshmon Henrik Hoxhaj,...

Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak! –

Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak! –

nga 27
11:11 | 03/02/2026
0

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë janë ngritur në protestë masive kundër ndërtimit të një resorti privat nga Bashkim Ulaj,...

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

nga 27
10:43 | 03/02/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se socialistët do të presin deri në darkë për një...

Para
Merr fund terri, rikthehet energjia elektrike pas 24 orësh në Liban

Merr fund terri, rikthehet energjia elektrike pas 24 orësh në Liban

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona –

Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona –

12:09 | 03/02/2026
E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –

E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –

11:37 | 03/02/2026
Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak! –

Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak! –

11:11 | 03/02/2026
Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –

10:43 | 03/02/2026
“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

10:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona –
  • E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –
  • Kjo tokë nuk lirohet pa u larë me gjak! –
  • Balla: Ju presim deri në darkë për reformën territoriale, reagon Boçi: Nuk pranojmë ultimatume –
  • “Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –
  • Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ilir Metën e arrestuat si bandit, ndërkohë Belinda Balluku vazhdon të grabisë miliona –
  • E porositi Dumani, pagoi 70 mijë euro për kokën e tij –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com