Eja motër, eja në Shqipëri, eja në vendin tënd! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eja motër, eja në Shqipëri, eja në vendin tënd!

09:40 | 14/06/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Edison Ypi

Eja Motër. Eja në Shqipëri. Eja në vendin tënd brenda indit tënd. Eja eja. Këtu ka aq dhembshuri, mall, dashuri, punë, aq emocione, aq të papritura, sa kurrkund tjetër. Sa nuk numërohen. Sa Yj’ ka në Qiell. Sa disa Infinita rresht. Vetëm në Tiranë dhe vetëm “Te Brryli” ke për të parë të rinj të hatashëm me sy të turbullt që nuk i gjen as në romanet e Dostoievskit as në filmat e Pasolinit. Aq intriga që nuk do t’ia kishte rrok’ mëndja Shekspirit. Aq meselera, idera, plane, ëndrra, gëzime, krime, qëllime, premtime, shpresa, zhgënjime, dështime, realizime, sa nuk i kap dot asnjë penë, asnjë ngjyrë, asnjë tingull. Eja Motër. Shqiptarët janë njerëzit më të fuqishëm nën Diellin. Ata janë të gjitha Tigra e Luanë. Por fuqinë, energjinë, imagjinatën, po i shpërdorojnë. Eja t’i mësosh. Luanët, Tigrat, shpejt nuhasin, shpejt kuptojnë, shpejt mësojnë. Eja Motër eja. Bota i ka bukurit’ nëpër filma. Shqipëria i ka të gjalla. Mund t’i vështrosh e të mahnitesh, t’i dëgjosh e të qash, t’i prekësh e të mrekullohesh. Dhe, pse jo, këto bukuri, mund t’i përdorësh për të fituar duke punuar. Për këto e të tjera këtu ka grupe djemsh e vajzash që bëjnë udhëtime epileptike nëpër itinerare Shenjtorësh prejnga shohin krejt Qiejt e krejt Universit. Shqipëria është Shtëpia e Çudisë; Është Dimër je diku, kthen kokën, të rrënqeth Pranvera. Hedh sytë, të mbush Vjeshta. Hedh hapin, të deh Vera . Mbi Shkëmbin e Kavajës do ndjehesh Kleopatra . Mbi Rozafë, Mari’. Mbi Nëmërçkë, mbretëreshë. Mbi Tomorr; Perëndeshë. Eja Motër, se “Më dridhet Shpirti porsi fleta”. Mos ngurro, mos kij frikë. Duart e ashpra dhe mëndja e freskët e shqiptarit do ta eksplorojnë trupin dhe shpirtin tënd, “Porsi me flakë prej rrufeje”. Ato duar do të nxjerrin nga vorbulla e trishtimit. Lëre vorbullën të rrëmbejë kë të dojë por jo Ty. Ato duar do t’i ndezin miliarda qelizat e trurit tënd miliona herë më bukur, më ëmbël, më dridhshëm, më mëshirshëm, më rrënqethshëm, se duart e lodhura të belgut, hollandezit, suedezit, e më the e të thashë. Eja Motër, “Në këtë çast të perënduar kur po më dirgjen sytë e qarë”. Vëllai që do njohësh këtu, Ay i ashpëri, ay i egri, në dukje i pagdhënduri, të cilin pas pak Ti me urtësinë tënde do ta zbutësh, i habitur si, si e zbulove Ti atë dhe Ai Ty, i përmalluar, me Ballin mbi Tamthat e Tu, do të pëshpërisë me lot në Sy; “Ka plot Dashuri të mëdha të lira si era, lënë tutje-tëhu Botës anembanë, që s’na dinë ku jemi, që s’i dimë ku janë”. Eja Motër. Eja mësoje vëllain sipërmarrës të respektojë të punësuarit. Eja thuaji se nuk mund të bëhet milioner për tre muaj. Se pagimi i taksave është në të mirë të Tij. Se dollarët dhe Eurot nuk fitohen nga njëqind e njëqind por një nga një. Eja Motër, eja “Prej hapësirës së pamatë”. Eja thuaji moshatares së këtushme se zyra ku punon nuk është Pasarelë Mode ku shkohet me kërthizë e kurriz përjashta. Eja thuaju miqve e mikeshave se, për asnjë faj gabim apo meritë, në çdo rrethanë apo kombinim rrethanash sado fatlume, me të qënët emigrant, sado të fitosh, nuk del dot kurrë nga pusi i errët i mediokritetit social. Eja Motër, eja, eja. Jo si atje që paguani të dy. Këtu me të dashurin më modest s’ke për të paguar kurrë kurrgjë. Ai do ta blejë me kredi dhe do ta fali krejt Korabin e zi me në majë akulloren më të bardhë dhe më të madhe në Botë, borën milenare. Vëllai që do gjesh këtu nuk është ai idioti që rri tre orë në Floktore pa u shkulur nga poltrona derisa t’i mbushet mëndja se mjekra j’u vizatua përpikmërisht si e tjetrit idiot, yllit të tij të preferuar të tefilmave. Eja Motër, “Po të thërras me llaftarë”. Eja shpejt sa është gjallë Shqipëria. Mos i dëgjo albanocidët. Ata gënjejnë. Ata nuk duan të vish Ti pa e groposur të bukurën Shqipëri. Ke për ta parë. Kur të jesh Ti këtu, pak nga pak i korruptuari do mësojë të skuqet, do nisë të ketë turp. Polici do jetë më pak i vrazhdë. Politikani budalla do nisi të heshtë. Shkarrashkruasi i gazetave do t’a thyej penën dhe do ta shpjerë në muze’. Opinionisti do futet në një shpellë ku do falet për shpëtimin e shpirtit nga marrinat që ka thënë e nuk do të dalë më kurrë prej andej. Eja Motër, eja. Ah po erdhe; “Ahere soje do buçasë, prej dhemshurish një Yll së brëndi, e pamje e lumtur do më ngjasë, sikur ta shihja përnjimendi”.

Etiketa: Edison Ypimotervend

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shuhet ish-kryetari i PD në Tiranë Perikli Dhales

Shuhet ish-kryetari i PD në Tiranë Perikli Dhales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com