Edmond Tupe: Studentë protestoni, ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e vendit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edmond Tupe: Studentë protestoni, ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e vendit

18:00 | 05/12/2018
në Shqiperi
0

I ftuar në studion e Fax News për të dhënë një këndvështrim të tij rreth protestës së sotme të studentëve përpara mInistrisë së Arsimit, Edmond Tupja tha se studentët duhet të krijojnë një sindikatë kombëtare të pavarur studentore.

Sipas tij nuk është i saktë artikulimi që bëhet shpesh duke e quajtur rininë si ardhmja, pasi ajo – tha Tupja –  “është e tashmja që lufton dhe punon sot për të ardhmen. Prandaj  ftoj të gjithë ata që iu besojnë kauzave të drejta t’iu bashkohen studentëve. Protesta e sotme nga studentët ishte e drejtë dhe i ftoj që të mos e ndërpresin sepse kështu është shembur edhe sistemi diktatorial në fillim të viteve 90-të.”

Shkrimtari i njohur tha se duhet të krijohen marrëdhënie të qëndrueshme midis sindikatave dhe qeverisë sepse vjen një kohë kur populli ynë i “urtë” të zgjohet dhe këtë e bëjnë studentët.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Premtimët në Shqipëri bëhen falas,  por në qoftë se nga 10 premtime sikur 7 të mbahen, ky sërish mbetet një premtim i pambajtur. Përballë kësaj politike-politikane, politikanët luajnë lojën e tyre e cila nuk është transparente. Arsimi duhet të jetë falas, për mua kjo që u bëhet studentëve është grabitje. Qëllimi i qeverisë aktuale siç duket është t’i dëbojë studentët. Në qoftë se taktika e qeverisë është të përzër shqiptarët, natyrisht që edhe nga Bangladeshi do të vijnë njerëz të punojnë këtu. Do të mbetet një grup i vogël të lumturish me ca skllevër,” – u shpreh Tupja.

Ai tha gjithashtu se kryeministri mund të bëjë turizëm por shtresa e mesme dhe shtresa e varfër e të rinjëve nuk bëjnë dot turizëm, ata duhet të arsimohen.

“Studentët nuk janë gurë shahu as robotë as të klonuar, janë njerëz me ndjenja, kanë një atdhe. Qeveria kërkon t’jua neveris këtë vend shqiptarëve, dhe atdheu është në rrezik në kuptimin më njerëzor të fjalës. Ai kobziu në krye të qeverisë të shikojë vendin e tij, situatën në të cilën ndodhet. Studentët besoj t’a kenë kuptuar se nuk duhet patur besim tek kjo qeveri, premtimet që iu bëhen nuk do të mbahen kurrë. Politika është arti i të mashtruarit e cila është bërë logorre, që do të thotë fjalë të kthyera në diarre,” – tha Tupja.

Duke folur edhe rreth asaj që po ndodh me banorët e Unazës së Re dhe të Shkozës, Tupja tha se ndryshe nga premtimet që iu bënë në opozitë tani i flakin në rrugë pronarët e shtëpive të palgalizuara.

“Ne nuk jemi milet, e kemi lakun tek fyti ku një pakicë pasurohet paturpësisht dhe shumica dërrmuese jeton me ankthin ekzistencial,” – u shpreh shkrimtari.

Sipas Tupes, proverbi latin përça e sundo funksionon tek ne sepse jemi individualistë dhe për rrjedhojë protestojmë sipas rastit atëherë kur na vjen problemi tek vetja.

Ai shtoi se kjo nuk do të thotë se jemi një popull që dorëzohemi apo asimilohemi lehtë.

“Duhet të bashkohemi në mënyrë të vetëdijshme. Për këtë ju bëj thirje studentëve ta bashkojnë lëvizjen e tyre dhe të krijojnë një sindikatë të pavarur studentore shqiptare. Kujtojmë se kur u protestua në 2004 qeveria u detyrua të bëjë lëshime. Ndaj për këtë studentët duhet të organizohen sepse nuk duhet të kenë frikë nga kryeministri dhe ministrja por kryeministri dhe ministrja të kenë frikë nga studentët,” u shpreh Tupja.

Shkrimtari shprehu keqardhjen e tij për pedagogët që nuk i janë bashkuar studentëve në protestë.

Tupja tha se studentet po na japin shembullin më të mirë të gjithëve.

https://www.faxweb.al/protesta-perpara-ministrise-se-arsimit-tupja-studentet-nuk-jane-gure-shahu/

Etiketa: Edmond TupeFax Newsprotestastudente

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shqipëria po digjet, Puka po digjet, gjyshërit tanë po digjen…

Unë s’kam dëgjuar kurrë "live" tinguj lahute, kush ma ka fajin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –

08:28 | 26/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 26/12/2025
Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

07:58 | 26/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

07:42 | 26/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

07:34 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025
  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Shteti online’ i bllokuar prej disa ditësh! Çfarë po ndodh me e-Albania? –
  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com