Edi Rama u jep arabëve portin e Durrësit me ligj favorizues – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Edi Rama u jep arabëve portin e Durrësit me ligj favorizues

20:30 | 17/12/2020
në Kryesore
0
ASAMBLEJA E PARTISE SOCIALISTE - Kryeministri Edi Rama, duke hyre gjate Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, ku do te zhvillohen votime per te zgjedhur organet me te rendesishme drejtuese te kesaj partie. /r/n/r/nASSEMBLY OF SOCIALIST PARTY - Prime Minister Edi Rama, during the National Assembly of the Socialist Party, where elections will be held to select the most important organs of the party leadership.

Mëngjesin e 26 nëntorit Kryeministri Edi Rama u nis papritur me çarter drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, duke deklaruar në njoftim zyrtar, se qëllimi i vizitës ishte nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës për personat e prekur nga tërmeti i një viti më parë.
Emri i ndërtuesit të lagjes së re në Durrës u bë publik nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Abu Dabi. Sipërmarrësi i njohur arab Mohamed Alabbar u njoftua si “bamirësi” i 2000 apartamenteve. E si për të konfirmuar këtë, biznesmeni arab, dy ditë më pas, në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, veshi kuqezi kullën më të lartë në planet, Burj Kalifa, të cilën e ka në pronësi të tij.

Kështu u duk sikur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Shqipërisë po i vinte një mirësi e madhe. Por pa u bërë një muaj nga kjo marrëveshje, janë zbardhur të vërtetat e zemërgjerësisë së investitorit Arab, Mohamed Alabbar.

Qeveria shqiptare ka bërë një projektligj, i cili i lejon Ministrisë së Financave, asaj të Turizmit dhe Ministrisë së Rindërtimit të futen në negociata të drejtpërdrejta pa tender e pa garë për një kontratë koncesioni për portin e Durrësit me një kompani të përzgjedhur nga Emiratet e Bashkuara.

Read more

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Ka përdorur gjuhë fyese –

Kompania është  “Symphony Invest Limited”, e lidhur drejtpërdrejt me pronarin e kullës Burj Kalifa, Mohamed Alabbar. Kjo kompani do të ketë të drejta afatgjata për të shfrytëzuar daljen e Shqipërisë në det, ndërsa gjithçka po kryhet pa procedurë konkurruese dhe me negocim të drejtpërdrejtë.

Rasti është i ngjashëm me procedurën që qeveria ndoqi me ligjin famkeq për Teatrin Kombëtar. Çfarë ka ndodhur, ashtu si me të famshmin ligjin ‘Fusha’, kësaj here qeveria ka bërë gati ligjin “Symphony Invest Limited” që përcakton të gjitha kriteret favorizues për kompaninë arabe, duke përjashtuar qartësisht mundësin e një tenderi ndërkombëtar që kërkohet për investime strategjike. Kjo sanksionohet që në pikë 1 të ligjit kur thuhet se:

“Ky ligj përcakton procedurën e veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe shoqërisë “Symphony Invest Limited”, me objekt rizhvillimin turistik të portit të Durësit”. Komisioni i negocimit të kontratës vlerëson dhe negocion me shoqërinë “Symphony Invest Limited” propozimin e paraqitur prej tyre për rizhvillimin turistik të hapësirës së Portit të Durrësit dhe harton projektkontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave. Komisioni i negocimit të kontratës mund të asistohet nga një konsulent, i përzgjedhur sipas një procedure të veçantë, të përshpejtuar, që miratohet nga Këshilli i Ministrave”.

Kompania në fjalë, portin aktual të pasagjerëve dhe mallrave në Durrës, pritet ta marrë në koncesion afatgjatë për ta kthyer vetëm në port turistik. Ndërkohë porti i mallrave pritet të bëhet ai i Porto Romanos.

Megjithatë aktualisht në portin e Durrësit janë dy koncesione që veprojnë, ndaj është e paqartë se si do të zgjidhen kontratat me dy koncesionarët për t’ia dhënë një pale të tretë. Në projektligjin e qeverisë duket se ka një nxitim për të kryer këtë koncesion, pasi orientohen institucionet përgjegjëse që të kryejnë në afate shumë të shkurtra kohore lidhjen e kontratës me kompaninë e re që synon të marrë koncesionin e protit të Durrësit.

Ende nuk dihet nëse studimi i fizibilitetit dhe projekti për shndërrimin e portit të Durrësit në port turistik, do të kryhet pas lidhjes së kontratës apo është kryer tashmë. Kujtojmë se Porti i Durrësit është porti më i rëndësishëm dhe më i madh i vendit, një nga nyjet strategjike të ekonomisë shqiptare.

Etiketa: arabeDurrësedi ramaligj favorizuesport

Të Lidhura

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

nga 27
15:27 | 03/04/2026
0

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

nga 27
13:46 | 03/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisioneNë...

Para
Kapen 23 kg heroinë në Selanik, 7 të arrestuar mes tyre 4 shqiptarë

Shkatërrohet banda e trafikut të drogës nga Amerika e Jugut drejt Europës, drejtohej nga shqiptarë

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com